Çipa apel institucioneve për bashkëpunim

ardian-cipa-Çipa-drejtori-polici-tirane-425x270Drejtori i Policisë së kryeqytetit u bën apel të gjitha institucioneve shqiptare për bashkëpunim duke denoncuar cdo rast lidhur me krimet kompjuterike.

“Duke analizuar tendencat e krimeve kompjuterike në Shqipëri, për të parandaluar organizatorët apo (hakcerat) e institucioneve të ndryshme financiare, dhe ndërhyrjeve të paautorizuara në rrjete, kërkojmë nga ana Juaj bashkëpunimin për të denoncuar në kohë këtë fenomen, në strukturat tona të Krimeve Kompjuterike, në rastet e ndërhyrjes së sistemit tuaj komjuterik”, thuhet në apelin që kreu i uniformave blu të kryeqytetit, Ardian Çipa, u drejton institucioneve shtetërore.

Lidhur me këtë, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka hapur një web site të saj si dhe disa rrjete sociale në internet, ku mundt të na gjeni  ëëë.tiranapol.org apo Fame Page Drejtoria e Policisë –Qarku Tiranë.

Sa sipër, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Drejtues Ardian Çipa, më datë 28 Prill 2014 ora 11.00’  do te zhvilloje  nje takim me pjesëmarrjen e rreth 100 studenteve të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit.

Gjatë takimit më tej do të diskutohen: shkëmbimi i ideve midis të rinjve dhe policisë; çështje që shqetësojnë të rinjtë; forcimi i bashkëpunimit polici -komunitet – arsim; evidentimi i problematikave dhe marrja e masave për zgjidhjen e tyre sikurse edhe gjetja e rrugëve të zgjidhjes së problemeve bashkërisht.

Gjithashtu, gjatë këtij eventi do të diskutohem edhe për vlerësimin e ideve të studentëve dhe aplikimi i tyre për zgjidhjen e problemeve, planifikim më efikas dhe efiçent i shërbimeve të policisë në funksion të parandalimit të krimit si dhe afrimin e Publikut tek Policia si një shërbim policor dhe jo forcë policore.

Bloger apo gazetar?

blogerAurora Allushaj

A mund të quhet një bloger gazetar? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje duhet kuptuar se si po ndryshon bota e informacionit dhe si pasojë, si duhet të sillet një i ri i cili ka për qëllim të ndërmarrë këtë profesion.. Blogerët kanë etikë profesionale njësoj si gazetarët. Në 12 faqet e Kodit të etikës së gazetarit në thelb qëndrojnë pesë gjëra: një gazetar duhet të kontrollojë gjithmonë burimet e lajmeve që boton, të respektojë dinjitetin e njerëzve, të shmangë informacionet pa prova konkrete, të mos pranojë dhurata për të përdorur informacionin në favor të personave të interesuar. Në rast gabimi gazetari është i obliguar të sigurojë të drejtën e replikës palës së dëmtuar për të thënë fjalën e tyre mbi artikullin e botuar. Për blogerët nuk ekziston një kod i tillë. Nuk ka rregulla, nuk ka kod etike përveç atyre të parashikuara me ligj. Shpifja për shembull, është vepër penale dhe vlen për të gjithë, duke përfshirë këtu gazetarët dhe blogerët . Komuniteti i gazetarëve nuk ka një opinion pozitiv për blogerët. Pjesa më e madhe e tij ende ka tendencë t’i shohin si individë që shprehin mendimin e tyre duke përdorur internetin si megafon. Ky është një pozicion jo vetëm reaksionar, por edhe i mbushur me paqartësi të rrezikshme. Jo për blogerët, por për të ardhmen e gazetarisë.

Duke qenë një gazetar nuk do të thotë se je duke bërë gazetari. Dhe e kundërta Jemi përballë një paradoksi. Gazetarët zyrtarë lodhen për të gjetur punë dhe për ketë kanë gjithnjë e më pak hapësirë për të manovruar. Duhet t’i përmbahen kodit të etikës, por shpesh, shumë shpesh, nuk e bëjnë. Edhe në gazetat më të mëdha,verifikimi i burimeve është bërë praktikisht i pamundur për shumë arsye. Disa vite më parë 80 % e lajmeve prodhohej nga gazetarët, por sot situata ka ndryshuar. Lajmi prodhohet në zyrat e shtypit dhe më pas përdoret nga gazetarët. Edhe agjencitë e lajmeve, të cilat teorikisht duhet të jenë burimet më neutrale, kanë shpesh presion nga qeveritë dhe firmat e mëdha. Gazetarët nuk mund të udhëtojnë në kërkim të lajmit pasi nuk paguhen nga redaksitë. Ndërkohë që blogerët, gjithmonë e më shumë kanë tendencën të zëvendësojnë gazetarët. Çfarë bëjnë ata? Ata kanë zgjedhur të mësojnë dy gjuhë: atë të gazetarisë dhe atë të Internetit. Kujdes: Unë nuk flas për të gjithë blogerët, por për ata që e kanë marrë seriozisht këtë aktivitet.

Por le ti kthehemi pyetjes: A janë blogerët gazetarë? Në Shtetet e Bashkuara po, por jo në Shqipëri. Edhe pse ka disa faqe shumë të preferuara nga lexuesit shqiptarë, sërish nëse flet për blogje, nuk je duke folur për gazetari. Por, ka një lajm shumë të rëndësishëm, edhe vetë gazetarët i lexojnë dhe informohen nga blogjet e ndryshme. Madje në shumë raste opinione apo lajme të botuara në blogje përdoren nga gazetat. Koncepti i redaksisë që ka qenë gjithmonë zemra e gazetave është duke vdekur. Kjo për shkak se burimet e informacionit gjithnjë e më pak i ngjajnë një gazete dhe gjithmonë e më shumë një blogu. Sot ka gjithmonë e më pak mbledhje redaksie, gjithmonë e më pak shkëmbimin informacioni ndërmjet atyre që shkruajnë. Nëse disa vite më parë mbledhja e mëngjesit ishte një terapi kolektive informacioni, sot nuk ndodh më ashtu. Ky nuk është lajm i mirë, por procesi është i pakthyeshëm: gazetat më të lexuara i ngjajnë gjithmonë e më pak gazetës tradicionale dhe gjithmonë e më shumë një grupi blogjesh të pavarura.

Pra, nëse dëshironi të bëhet gazetarë mos prisni që të shkruani në një gazetë për tu quajtur të tillë. Përqendrohuni në përmbajtje: hapni një blog, shkruani gjëra interesante, origjinale dhe të thella. Kontrolloni burimet, dilni nga shtëpia dhe mos lundroni vetëm në internet, kini respekt për të tjerët dhe evitoni të shkruani çfarë mendoni për shkak se ju e mendoni ashtu. Kur të keni bërë kështu, do të shihni se dita-ditës do të lexoheni më shumë dhe do të kuptoni, se për të qenë gazetar nuk është e domosdoshme të jeni pjesë e një redaksie.

Leximi ka nevojë për udhërrëfyes

libriNga Enkel Demi

Sa herë i kemi mprehur shpatat në grindje të vërteta “intelektuale” për të bërë dallime të ethshme.

Cili është më i mirë Hygo apo Balzak, Tolstoi apo Çehovi, Heminguej apo Remark, Kadare apo Kundera? Sot, polemika vazhdon e klonuar duke pyetur Ben Blushi apo Rudi Xhunga?

Për të mos bërë snobin, duhet me e pranu që leximi ka nevojë për udhërrëfyes.

Dikur na yshtnin në rrugën e librit mësimdhënësit e letërsisë, gazeta “Drita”, revista “Nëntori”, kritikët, shkrimtarët, përkthyesit. Sot, na udhëheq media, Henri Çili.

Dje, nuk na interesonte tirazhi, veç në rastet kur nuk e gjenim më “Koncertin” në librari. Sot, lexova në gazetë që në panair shitet libri me tirazhin më të lartë dhe autori do bëjë foto me lexuesit.

Kohët kanë ndryshuar dhe bashkë me to dhe dëshira për të lexuar. Sot, gjen të rinj të interesuar që njohin Coelho-n, por nuk e kanë idenë se cili është Dostojevski. Sot, gjen lexues që njohin Daniele Steel, por që nuk e dinë se cila është Emily Bronte.
Si duhet të sillemi në këtë kohë, ne që kemi një farë aksesi në publik?

Tëpkë si Çili. Duke rrëfyer që është e modës ende me lexu Homerin, Danten, Gëten, Mitrush Kutelin, Kadarenë, Mustafajn.
Nëse sillemi në këtë mënyrë, më ndjeni për barbarizmin, por edhe Bukovski ka me u duk shumë më tepër trendy

Arvizu në presidencë takon Nishanin

arvizu1Rreth orës 12:00 ambasadori i SHBA-së,, Aleksandër Arvizu  është parë të hyjë në Presidencë për të zhvilluar një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani.

Takimi ndodh në një moment kur kemi një situatë të tensionuar politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës pr/vendimin për ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës territoriale, si dhe ngritjen e komisionit hetimor për akuzat e përfshirjes së ushtrisë në trafik droge.

Çuçi-Fino: Mazhoranca e vendosur për të vijuar punën për reformën territoriale

bledi çuçiMinistri për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi dhe deputeti i PS-së, Bashkim Fino deklaruan sot vendosmërinë e mazhorancës për të vazhduar punën për reformën administrativo-territoriale.

“Kuvendi e zgjidhi bllokimin politik në Komisionin për Reformën Territoriale. Ftoj kolegët e opozitës që t’i bashkohen kësaj reforme të rëndësishme”, tha Fino. Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Bashkim Fino, tha  se ky komision do të nisë punën të hënën në orën 09:00.

Fino ftoi edhe një herë opozitën të bëhet pjesë e kësaj mbledhjeje duke shtuar se këto mbledhje do të jenë të hapura dhe do të ndiqen nga mediat. “Të hënën komisioni i Reformës administrativo territorliane nis me një axhendë të ngjeshur që në orën 09.00. Ne pritëm 3 muaj nga 24 janari deri dje. Vendimi i djeshëm shtyu afatin për 2 muaj, sepse në fund të fundit nëse opozita do të vijë që të hënën jemi të gathshëm dhe 9 vendet janë të opozitës” tha Fino.

Sipas tij, mbledhjet për reformën territoriale do të jene transparente, ndërsa theksoi se miratimi i saj nuk mund të shtyhet pafundësisht. “Brenda këtij sesioni parlamentar duhet ta përfundojmë reformën. Harta e re territoriale nuk ka lidhje me Kodin Zgjedhor”, u shpreh Fino.

Ndërkohë, ministri Cuci kërkoi që të ecet sa më shpejt për të kapur kohën e humbur, ndërsa premtoi reformë gjithëpërfshirëse. Ministri Çuçi u shpreh se “jam i gëzuar se u kapërcye ky ngërc procedurial. Duhet të rendim të kapim kohën që kemi humbur gjatë periudhs së pritjes së opozitës të bëhet pjesë e reformës”.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës territoriale.

Rama: Epoka e re në rajon kërkon njohjen e shtetit të Kosovës

rama-kryeminister_0Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën serbe “Danas’, vlerëson rolin e Serbisë si një shtysë për krijmin e një epoke të re në rajonin tonë, konsolidimi i së cilës kërkon njohjen e shtetit të Kosovës.
“Serbia, përveçse ka hapur rrugën e saj drejt BE-së, mendoj se i ka dhënë një shtysë themelore epokës së re në rajon. Gjithsesi, për ta konsoliduar këtë epokë duhet njohja e shtetit të Kosovës, e cila do të përshpejtonte në mënyrë radikale dhe anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE”, shprehet kryeministri Rama.
I pyetur për vizitën e paralajmëruar në Beograd, e shtyrë për shkak të kalendarit politik në Serbi, Rama përgjigjet se ende nuk ka një datë të dytë përfundimtare, por i rëndësishëm është prioriteti, që Shqipëria i jep bashkëpunimit të ngushtë me vendet e rajonit e padyshim, me Serbinë, me të cilën mendoj se ka shumë hapësirë bashkëpunimi, krejtësisht të pashfrytëzuar.
Duke folur për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, sidomos në njëzet vitet e fundit, si dhe përpjekjet për normalizimin e tyre, Rama shprehet se nuk mund të ecet përpara duke mbajtur kokën pas. “Nëse e kaluara do të vendoste të sotmen, atëherë nuk do të ekzistonte e ardhmja. Historia e konflikteve ballkanike është e njohur, ndoshta dhe tejet e trajtuar sa që ishte kthyer në njollën e përbashkët të “Ballkanit si fuçi baruti”. Nuk besoj se ka ndonjë nga ne që do të zgjasë në të ardhmen këto njolla, apo t’i lejojë ato të formojnë kënetën e konfliktit si kurthi historik për gjeneratat tona të reja, kur në fakt ne po ecim në rrugën e një destinacioni të qartë e të përbashkët, Bashkimin Europian.
Duke nënvizuar se dy vendet nuk duhej t’i kishin lënë kaq gjatë të pashfrytëzuara hapësirat e bashkëpunimit, kryeministri shqiptar thekson se tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për të hapur një faqe të re të marrëdhënieve në mes dy vendeve tona.
“Një dinamikë e re dhënë marrëdhënieve Shqipëri-Serbi do të përbënte një siguri më shumë e një shans më shumë për kohën e re që ka filluar në rajonin tonë. Synimi ynë për BE dhe në këtë kuadër dhe marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë, simbol i erës së re ballkanike, nuk lënë më vend për llogari shumë të vjera. Në këtë kuptim, ne i kemi thënë haptazi vlerësimet tona për Millosheviçin, dhe do t’i themi për këdo që cënon paqen, sigurinë, progresin, stabilitetin e rajonit, por ne nuk kemi paragjykime. Ne besojmë në sinqeritetin e orientimit paneuropian të zyrtarëve serbë, dhe kemi dëshirën që të ecim sëbashku në rrugën europiane si një destinacion brenda vetes, që do të thotë demokraci, mirëqënie, siguri në vendet tona dhe në rajon”, thotë Rama në intervistën e tij për serben “Danas”.
I pyetur nëse vizita e kryeministrit shqiptar në Serbi kushtëzohet nga BE-ja dhe motivi i përparimit të dy shteteve në procesin e integrimit, Rama përgjigjet se intensiteti i marrëdhënieve në rajon, mund të kenë shtysë BE-në, por kanë si rezultat, mirëqënien e rajonit. “Unë besoj se rajoni ynë është hapësirë përplotësimi i vendeve me njëri–tjetrin e jo konkurencë, aq më tepër konflikti. Ndaj padyshim, bashkëpunimi do të na bëjë të përparojmë më shpejt si shoqëri e të arrijmë anëtarësimin më shpejt për secilin prej vendeve tona”, shprehet Rama .
Në intervistën e tij Rama thotë se ndihet me fat që është njëri prej kryeministrave të asaj, që pas marrëveshjes Kosovë-Serbi, mund të quhet koha e re e rajonit. Ndjej mirënjohje për të gjithë punën e sakrificën e njerëzve, pa rëndësi kombësia a nacionaliteti, pa rëndësi profesioni apo krahu politik, që bënë të mundur këtë kohë. E di që ka shumë faktorë që bëjnë ndryshimin, që sot na vendos në një kontekst krejt të ri, dhe unë jam posaçërisht i gëzuar që më jepet shansi, përsa i përket përfaqësimit të Shqipërisë, që të ndryshojmë marrëdhëniet mes vendeve tona në këtë kontekst. Kemi humbur kohë. Por ajo që mendoj tani, nuk është sa vite kanë kaluar, çfarë nuk kemi bërë, por sa vite kemi përpara dhe sa shumë kemi për të bërë.
“2014 është viti i parë pa konflikte të hapura në historinë e Ballkanit dhe përkimi i këtij viti me 100 vjetorin e Luftës së parë Botërore, që nisi pikërisht në Ballkan, është mjaft domethënës për të pasur idenë e plotë të ndryshimit historik që ka ndodhur me marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë. Kjo paqe është një arritje, por dhe përgjegjësi e përbashkët, për të hapur pa humbur kohë një epokë të re bashkëpunimi rajonal, sepse vetëm e të ndarë nuk i përballojmë dot sfidat e rënda të ekonomisë, papunësisë, pasigurisë energjitike, tensioneve sociale si pasojë e këtyre e shumë sfida të tjera me radhë. Jam i bindur se na duhet më shumë bashkëpunim dhe më shumë Evropë në Ballkan”, thotë kryeministri në intervistën për gazetën serbe.
Duke folur për prioritetet në marrëdhëniet mes dy shteteve, Rama thotë se një nga temat, që e sheh me interes të veçantë është ajo e trajtimit të rajonit si një treg i përbashkët nga i cili mund të ketë përfitime në shumë fusha.
“Sa i takon problemeve që mund të hasim në bashkëbisedime mund të jenë qendrimet në lidhje me Kosovën. Gjej rastin të theksoj se Qeveria shqiptare nuk do të mbajë një qendrim paternalist ndaj shtetit të Kosovës. Për ne Kosova është një shtet i barabartë me shtetet e tjera në rajon. Në bisedimet tona me Beogradin, në rastet kur do të hapet tema e Kosovës ne do të insistonim që Kosova të trajtohet, siç është, subjekt më vete. E në çdo rast nuk ka përse ne të flasim në emër të Kosovës. Natyrshëm, ka shumë gjëra që mund të ndërlidhin bashkëpunimin në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Beograd, por gjithsesi, në këtë trekëndësh ka tre shtete të veçanta e të barabarta. Për më tepër besoj se rajonit tonë do t’i shërbente një përfshirje e sa më shumë vendeve të rajonit në sa më shumë nisma të përbashkëta.
Kryeministri nënvizon se në nivel rajoni dhe midis dy shteteve tona me rëndësi është tema e minoriteve. Sipas tij,
minoriteti serb në Shqipëri, edhe pse me numra është shumë i vogël, ka tashmë dhe një shkollë në fshatin Hamil të Fierit ku studiojnë rreth 100 studentë me origjinë serbe dhe boshnjake. Nga ana tjetër, në Serbi ka një minoritet më të madh shqiptar, një pjesë e konsiderueshme e të cilit në Luginën e Preshevës ku mijëra nxënës kanë problem në tekste mësimore në një kontekst dhe të papunësisë, problemeve ekonomike, të përfaqësimit etj. Duke pasur parasysh dhe angazhimin e Serbisë për të drejtat dhe sigurinë e Serbëve në Kosovë e kudo, unë besoj se në çdo rast përmes dialogut të hapur mund të zgjidhim më së miri çështjet të lidhura me minoritetet në bazë të standarteve europiane dhe në dobi të zhillimit të të gjithë rajonit.
I pyetur për vijimësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë Rama shpreson se do të ketë përparim në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit, e cila thotë ai duhet të zbatohet në tërësi.
“Mendoj se në përfundimin e dialogut mes dy vendeve do të ishte shumë i rëndësishëm nënshkrimi i një deklarate të fqinjësisë së mirë mes dy shteteve, si akt i normalizmit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, thotë kryeministri. Ky akt, sipas tij, do të qe një mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si OKB dhe një shtytje kështu për integrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.
Në këtë pikë thotë Rama, përballemi me problemin e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Ky, sipas tij, nuk është reagimi i duhur ndaj pavarësisë së Kosovës dhe që krijon shumë humbje kohe.
“Gjithsesi kjo mbetet në vlerësimin e politikës serbe dhe balancës që do të vendosë të mbajë ajo mes mosnjohjes si refuzim e mosnjohjes si hezitim dhe shtyrjes për sa më vonë. Me variantin e dytë, normalizim të plotë të marrëdhënieve me Kosovën pa u deklaruar për pavarësinë, Serbia përveçse ka hapur rrugën e saj drejt BE-së, mendoj se i ka dhënë një shtysë themelore epokës së re në rajon. Gjithsesi, për ta konsoliduar këtë epokë, për të cilën kam folur më herët, duhet njohja e shtetit të Kosovës, gjë që besoj do të përshpejtonte në mënyrë radikale dhe anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE”, gjykon kryeministri shqiptar.
Në intervistën e tij, Rama ripërsërit mbështetjen e tij për kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, të propozuar për Çmimin Nobel për Paqe. Sipas tij, ky është një çmim shumë i merituar për kurajën dhe largpamësinë që kanë treguar të dy kryeministrat në thyerjen e miteve dhe tabuve politikë, por edhe kulturorë mes popujve dhe për kontributin në shndërrim e imazhit të Ballkanit nga një vend konfliktesh në një vend dorështrëngimesh.

Miratohet ngritja e komisionit për reformën territoriale dhe për hetimin e ushtrisë në trafik droge

rama-ne-kuvend2-1024x645Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në  mesnatë me 75 vota pro dhe 15 kundër ndryshimet ligjore “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive,të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar” ”. 

Gjithashtu kuvendi sot miratoi me votat e maxhorancës ngritjen e grupit hetimor mbi akuzat e opozitës për implikimin e ushtrisë në trafikun e drogës.

Kuvendi i Shqipërisë në një seancë që zgjati më shumë se 11-të orë miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës ku ndër të tjera edhe vijimësinë e punës për 30-të ditë nga data e përfundimit të punës (13 Prill 2014), e komisionit hetimor për transferimet, lëvizjet dhe emërimet në policinë e shtetit për periudhën Tetor 2013-Janar 2014 dhe ndikimi i këtyre lëvizjeve në përkeqësimin e punës së policisë së shtetit.

Kuvendi me votat e mazhorancës votoi edhe pr/vendimin për shtimin e përbërjes së Komisionit të reformës territoriale. Anëtarja më e re e këtij komisioni do të jetë Blerina Gjylameti. Ky pr/vendimi u miratua me 74 vota pro dhe 14 kundër.

Kuvendi i Shqipërisë gjithashtu votoi 85 vota pro dhe asnjë votë kundër Rratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për  Zhvillim për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës”.

Më poshte edhe rezultatet e votimeve në përfundim të seancës plenare
-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të  ndryshuar”.

Pro :  90      Kundër : 0   Abstenim : 0

-Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”. (Shumicë e thjeshtë)

Pro: 92       Kundër: 0   Abstenim: 0

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar” ”.

Pro: 76       Kundër: 7   Abstenim: 1

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049,datë 10.4.2003  “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive,të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar”

 
Pro:  75      Kundër: 15:   Abstenim

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për  Zhvillim për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës”. ( Shumicë e thjeshtë)

Pro: 85       Kundër: 0   Abstenim:0

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” të ndryshuar”.
Pro: 76  Kundër: 3   Abstenim:0

-Projektligji “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore”.

Pro: 81       Kundër: 0   Abstenim:0

 
-Projektvendim “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 1/2014 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.

Pro: 74       Kundër: 14   Abstenim: 0

-Projektvendim “Për krijimin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për hetimin “Mbi implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari kriminale – transportin e lëndëve narkotike”
Pro    73      Kundër   Abstenim

Dieta me 3 mollë në ditë

meleDieta me molle ose ndryshe si e quajne dieta me tri molle ne dite (3 apple a day diet) eshte krijuar nga Tammi Flynn, instruktor trajnues grupor ne Gold’s Gym ne Washington. Flynn ka zbuluar se kur njeri nga klientet e saj hante nje molle gjithmone para ushqimit pa ndryshuar asgje tjeter, ajo ishte ne gjendje te humbte peshe me shume se zakonisht. Flynn me pas ka eksperimentuar me kete qasje (nje molle para ushqimit) ndaj klienteve tjere te saj dhe ka pare rezultate te pabesueshme, humbje peshe mesatarisht 8 kilogram per 12 jave.


Dieta Me Molla – Bazat
Plani i dietes me 3 molla ne dite ka te beje me ngrenien e nje molle para secilit vakt te ushqimit. Ideja qendron ne ate se fibra qe gjendet ne molle te ben te ndihesh i ngopur dhe shuan apo kenaq deshiren per te ngrene me shume.
Perveç ngrenies se mollave ata qe bejne kete diete gjithashtu ndjekin nje plan ushqimi qe eshte mjaft i ngjashem me South Beach Diet (Dieta e plazhit jugor) me sasi relativisht te vogel te marrjes se karbohidrateve dhe zvogelimit te ndyrave te ngopura. Sheqerkat e rafinuara duhet te eliminohen krejtesisht (embelsirat e zakonshme) perderisa ne anen tjeter rekomandohen karbohidratet me indeks te ulet te glicemines.

–

Ata qe bejne kete diete keshillohen qe te konsumojne 4-5 vakte ushqimi te vogla ne dite, qe duhet te jene kryesisht nga ushqime te shendetshme qe jane me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet te permbaje edhe proteine per shkak kjo ka treguar te zvogeloj apetitin dhe permiresoj humbjen e peshestv

Perveç ngrenie se tri molleve ne dite ata qe mbajne kete diete gjithashtu keshillohen te konsumojne edhe gjashte servime me fruta dhe perime tjera. Kjo mundeson qe te zvogeloni sasine e marrjes se kalorive pa perjetuar urine.

Ushqimet qe Rekomandohen

Molla, djathe me pak yndyre, jogurt me pak yndyre, veze, gjoks pule, gjel deti, mish lope pa dhjam, peshk salmon, oriz (jo te bardh), brokoli dhe laker.

Dieta me molla – shembull

Mengjesi
Molle
Omlet me djath
1 filxhan me qull tershere

Meze e lehte e mengjesit
Gjysme filxhani me djath
Gjysme filxhani me jogurt pa yndyre

Dreka
Molle
2 filxhan me brokoli te avulluar
gjysme filxhani oriz te kafte

Meze e lehte e drekes
Ndonje peme tjeter ose sallate

Darka
Molle
Salmon te pjekur ne skare
Sallat te gjelber

Ushtrimet Rekomandohen

Rekomandohet nje kombinimi i ushtrimeve kardiovaskulare dhe peshengritjes. Libri perfshine nje program 12 javor te ushtrimeve per fillestare.

Perparesite

Me ngrenien e nje molle para secilit vakt ushqimi ju keni ndjesine e ngopjes dhe zvogelim te tendence per te ngrene me shume se qe duhet.
Mollat permbajne fiber qe ndihmon ne zvogelimin e niveleve te kolesterines.
Mollat permbajne falvonoid qe ndihmon ne parandalimin e semundjes se zemres, goditjes ne tru dhe disa kancereve.
Ushqimet balancohen me kombinim te proteines, karbohidrateve komplekse, frutave dhe perimeve.
Sasia e larte e te ushqyerit me proteina zvogelon apetitin dhe miremban masen e muskujve perderisa mbani dieten.
Inkurajon te ushqyerit me fruta dhe perime te fresketa.
Ështe e lehte per tu ndjekur. Nuk ka njehsime apo matje, dhe
Inkurajon ushtrimet.
Dobesite

Ushqimet mund te mos ju eksitojne dhe mund te ndodhe qe dieta te te behet bajat.
Mund te merziteni duke ngrene çdo here nga nje molle para secilit vakt ushqimi.
Eliminon shume ushqime dhe nuk lejon mundesine qe te perfshini ushqimet favorit here pas here.
Mund te jete e veshtire per ata te cilet jane vegjetarian e kesi nuk kemi shume ne mesin e shqiptareve.
Ne funde….

Kombinimi i ngrenies se nje molle para secilit vakt ushqimi dhe plani i rekomanduar i ushqimeve mund te zvogeloj apetitin dhe keshtu ka gjasa te rezultoje ne humbje te peshes per shume ata te cilet mbajne kete diete. Mollet jane gjithashtu burim i mire i fibres qe ka nje mori dobish shendetesore.

Disa prej tyre qe mbajne kete diete (3 apple a day diet) pas pak mund te merziten duke ngrene 3 molla ne dite. Perveç tjerash edhe plani i ushqimit nuk lejon qe te mashtroni dhe keshtu mund ta beje kete plan te veshtire per disa qe ta inkorporojne kete si menyre te te jetuarit (stil jete).

*Sherohu.com

Gjin Gjoni: Akuzat e bëra ndaj meje politike

GJIN GJONI (1)Gjin Gjoni, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, të cilat i ka konsideruar fushatë denigruese për qëllime politike.

Në një deklaratë për shtyp, Gjoni thekson se kjo akuzë është përpunuar në laboratorë të errtë politik, por që për fat të keq sipas tij është prekur dhe Instituti i Lartë i Kontrollit të Pasurisë. “Akuzat ndaj meje janë të montuara, një pjesë nga shtypi me keqdashje në dhoma të errta të një pjese të politikes dhe të grupeve të interesit që qëndrojnë pas tyre.”, thotë Gjoni

Sipas Gjonit, këtë e vërteton edhe fakti që, deri në momentin e realizimit të kësaj deklarate, nga ILDKP nuk është depozituar asnjë kallëzim penal as në Prokurorinë e Tiranës as në Prokurorinë e Përgjithshme. “Kjo fushatë, sipas Gjonit, koinçidon jo rastësisht edhe me diskutimin e sotme në Kuvend, të të ashtuquajturit ligji i ri për Institucionin e Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ku parashikohen edhe heqjet e kompetencave të Presidentit të Republikës, në lidhje me këtë institucion.”, theksoi Gjoni.

Ai argumenton në mbrojtje të tij, duke thënë se, “me qëllime keqdashës është realizuar një bashkim mekanik të dy deklaratave të veçanta, të pasurisë , të hartuara nga unë dhe bashkëshortja, pasi martesa midis nesh ka ndodhur më date 30.12.2011 dhe kjo është datë e deklarimit të përbashkët.

Gjoni shton se “nëpërmjet goditjes sime kërkohet të uzurpohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe të atakohet vetë Presidenti i Republikës për të nënshtruar ,denigruar dhe intimiduar njerëz që kanë shprehur me kurajo dhe me efiçencë profesionale dhe me forcë argumentuese realizimin e reformave reale në fushën e drejtësisë, por jo ato që nisen nga spontaniteti dhe me partitë politike me frymë të qartë politike dhe uzurpuese të sistemit të KLD dhe sistemit të Drejtësisë.

“Dua të theksoj që Zoti Shkëlqim Ganaj ka qenë një nga personat me të cilin ne, jo vetëm jemi konsultuar, por edhe më ka ndihmuar në plotësimin e këtyre deklaratave dhe madje në disa raste sipas informacioneve i ka kontrolluar paraprakisht si pjesë e këtij institucioni.”, përfundoi Gjoni.

Zbulohet merimanga më e madhe në botë

nephila komaciTrupi i merimangës “Nephila Komaci”, e cila është gjetur në ishullin afrikan të Madagaskarit, arrin madhësinë e 12 centimetrave, gati sa pëllëmba e dorës së njeriut. Ndërsa rrjeta e kësaj merimange mund të kapë diametrin e 1 metri.

Kjo lloj merimange i përket familjes Nephila, e cila është një familje merimangash që arrin të prodhojë rrjeta me ngjyra mëndafshi dhe ari. “Merimangat femra të familjes Nephila janë merimangat më të mëdha që janë gjetur ndonjëherë nga ndonjë biolog.

Ne jemi shumë të kënaqur që e gjetëm prototipin më të madh që është zbuluar ndonjëherë”, pohoi biologu slloven Kuntner.