Xhaçka: Opozita problem i madh për shoqërinë

olta-xhacka-lsaDeputetja e PS-së, Olta Xhaçka, është shprehur ditën e sotme me anë të një deklarate për shtyp se “opozita po kalon ditë të turbullta me avionë imagjinarë që ulen nëpër rrugët e vendit, me naftën që rritet e bllokon lëvizjen e makinave, me ilaçet që shtrenjtohen përditë dhe me gjithfarë fantazish që po gajasin dynjanë”.

Por, vijoi Xhaçka, “nuk është aspak për të qeshur sepse një opozitë e turbulluar kaq keq, është një problem i madh për shoqërinë”.

“Shqipërisë nuk i duhet vetëm një Qeveri e përgjegjshme si kjo që kemi, por edhe një opozitë e përgjegjshme që fatkeqësisht po na mungon gjatë”, tha Xhaçka.

Ne, shtoi Xhaçka, “urojmë dhe shpresojmë me gjithë zemër që Partia Demokratike të bëjë një orë e më parë atë që populli shqiptar bëri në 23 qershor dhe të çlirohet nga pengmarrësit e saj”.

Sepse vijoi deputetja socialiste, “një Parti Demokratike e çliruar prej të shkuarës është garancia që i mungon sot në opozitë Shqipërisë”.

Vatikani shenjtëron sot Papa Gjonin XXIII dhe Papa Gjon Palin II

papa giovanni paolo 11Papa Françesku shenjtëron sot dy paraardhës të tij, Papa Gjonin XXIII (23) si dhe Papa Gjon Palin II. Ceremonia solemne mbahet në sheshin “San Pietro” në Romë, I cili është kthyer në një kamp të mbushur me pelegrinë. Mesha e veçantë nis në orën 10 dhe për ta ndjekur atë marrin pjesë rreth 122 delegacione nga e gjithë bota. Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, ka dekalruar se në Romë do të mbërrijnë rreth 1 milionë pelegrinë, ndërsa për të garantuar sigurinë do të jenë në gatishmëri, rreth 10 000 punonjës të rendit. I pranishëm do të jetë edhe Papa Benedikti XVI. Dhe kjo shënon rastin e parë që dy Papë të gjallë ndjekin shenjtërimin e paraardhësve të tyre. – See more at: http://www.oranews.tv/bota/vatikani-shenjteron-sot-papa-gjonin-xxiii-dhe-papa-gjon-palin-ii/#sthash.t9AjmxzJ.dpuf

Vizitorë në serat e pallatit mbretëror në Laeken, Belgjikë

Vizitorë në serat e pallatit mbretëror në Laeken, Belgjikë. (Yves Logghe, Ap/Lapresse)
Vizitorë në serat e pallatit mbretëror në Laeken, Belgjikë. (Yves Logghe, Ap/Lapresse)
Vizitorë në serat e pallatit mbretëror në Laeken, Belgjikë. (Yves Logghe, Ap/Lapresse)

Rama: Nuk ka asnjë fakt apo provë për trafik droge

Rama-te-fevzo-1024x679Kryeministri, Edi Rama i ftuar në emisionin “Debat+” të gazetarit, Eduard Zalonshnja ka folur për atë që është problemi më i madh sot i shoqërisë shqiptare; drejtësinë.

Rama duke theksuar se, mazhoranca qeverisëse “do të bëjë çdo reformë që konsiderohet jetike për vendin” dhe shtoi se do të “kërkojnë konsensusin e opozitës për çdo gjë, edhe për ndalimin e gjuetisë”.

“Ne do të bëjmë gati reformën. Çfarë ka që kërkon konsensusin kushtetues, pra që kërkon 84 vota dhe që kërkon 70 plus 1. Ne do të bëjmë reformën në drejtësi. Ne do të vendosim një bazë të re”, tha kryeministri.

INTERVISTA

Rendi ka qenë kalë i betejës për opozitën. Opozita ka pretenduar se rendi është shumë keq. Ministri Tahiri tha se u ka dërguar vartësve një SMS, ku i kritikonte ata për keqësimin e situatës në muajin mars. Si e shikoni sot rendin? 

Nuk besoj se këtu ka ndonjë kontradiktë. E kam thënë që, deri më sot kritikët më të zjarrtë të qeverisjes jemi ne vetë, fatkeqësisht. Nga njëra anë, kur flasim për përmirësim, flasim në raport me diçka dhe ne nuk mund të krahasohemi me atë që ishte. Unë vetë do të isha habitur nëse ministri nuk do ta kishte bërë këtë. Ministri i Brendshëm është një prej njerëzve më kërkues që unë kam njohur, nga vetja dhe ndaj të tjerëve. Unë e kam njohur më parë dhe e them me krenari, shpresoj të ketë mësuar nga unë, se i tillë jam edhe unë.

Opozita tha se SMS-ja është dërguar nga ju? 

Këto janë përralla me mbret lakuriq.

Sot mediat nxorën një shkresë të SHISH-it ku flitej për avionë? Ju vetë e lexuat shkresën? A ju duk informacion apo dyshime? Ishte informacion mbi dyshime apo mbi fakte? 

Nuk ka asnjë fakt të vetëm dhe asnjë provë të vetme. SHISH-i në tërësi është një sistem i ngritur mbi dyshimin, kështu funksionon, dhe dyshimi u përcillet organeve të tjera, por nga dyshimi tek fakti e prova është një hendek shumë i madh. Nuk ka asnjë të dhënë të besueshme dhe të provuar minimalisht që të mund të flitet për një gjë të tillë.

Ka një shprehje që thotë që, opozitën dhe vëllain nuk e zgjedh dot… 

Vëllain ma ka zgjedhur mrekullisht dashuria e dy prindërve të mi dhe nuk kam ndjerë nevojën e ndonjë vëllai tjetër. Ndiej çdo ditë e më shumë keqardhje të mungesës së opozitës.

Energjetika më rezulton fusha ku pakënaqësia është më e dobët; ka një debat për çmimin e energjisë? 

Prirja jonë nuk është të mbulojmë përmes rritjes së çmimit, por përmes faturimit dhe bërjes që të paguajnë të gjithë ata që konsumojnë energji. Ne po ndryshojmë hap pas hapi sistemin e punës në këtë sektor. Kemi një draft që është prezantuar nga ministri Gjiknuri. Edhe ky ministër, jo vetëm po e justifikon, por po tregon një sens kthjelltësie, por edhe logjike, për të përballur këtë sfidë. Edhe këtu do të ketë një reformë radikale të sistemit të zhvillimit.

Mesazhi i ndërkombëtarëve ka qenë: Gjeni gjuhën e përbashkët me opozitën. Kukan deklaroi se, nëse nuk miratohet një deklaratë e përbashkët, kjo do të ndikojë edhe në vendimin për statusin në qershor. Pse s’e gjetët gjuhën e përbashkët? 

E pra, pse s’e gjetëm?! Ne kemi bërë një ndryshim shumë të madh në sjelljen e shumicës ndaj pakicës. Deri dje, ishim ne si pakicë që i drejtoheshim shumicës, nëpërmjet meje që i drejtohesha kryeministrit për t’u takuar, për të negociuar, dhe asnjëherë nuk ishte kryeministri që të më drejtohej mua. Sot kanë ndryshuar rolet. Sot jam unë si kryeministër që i jam drejtuar kryetarit të partisë më të madhe të opozitës për t’u ulur, për të dialoguar. Dhe, si kur ishin në pushtet, si tani në opozitë, japin të njëjtën përgjigje, me kushte. Mund të ulen dhe mund të na flasin për avionët e Divjakës. Duan të flasin për avionët që ulen në rrugën Levan-Tepelenë? Le të flasin!

A mendoni se duhet bërë edhe një përpjekje e fundit? 

Ne mund të bëjmë vetëm një gjë, që ne nuk e bëjmë dot që të ngrihemi ne dhe të ulen ata, këtë nuk e bëjmë dot. Ne bëjmë çdo gjë tjetër. Dhe nga ana tjetër, duke qenë se aty nuk jemi ulur as fshehurazi, dhe as kur ata nuk e kishin mendjen, por jemi ulur kur shqiptarët me mendjen top u thanë “tani çohuni!”. Ne nuk mundemi të merremi me ta çdo ditë dhe çdo orë, se do bëjmë punën. Ne kemi vetëm një ditë, të enjten. Ne do të matemi me zotimet tona. Ne nuk kemi kohë të presim ata.

Të mos harrojmë që reforma territoriale është shumë e rëndësishme, që bëhet një herë në 5 vjet? 

Reforma territoriale nuk është asgjë që bëhet një herë në 5 vjet. Është një proces që ka shumë konsultime me ekspertë. Kjo reformë është një çlirim i madh për vendin tonë.

Konsensusin e ka përcaktuar Kushtetuta 84 vota. Konsensus 100% nuk ka. 

Për të bërë reformën territoriale përmes 84 votave edhe mund të bëhet.

Për të ndryshuar sistemin e drejtësisë nuk e bën dot… 

Unë e kam thënë dhe e them: nuk janë njerëzit që korruptojnë një sistem, por është sistemi që korrupton njerëzit. Ne do të kërkojmë konsensusin e opozitës për çdo gjë, edhe për ndalimin e gjuetisë. E kemi kërkuar konsensusin e opozitës, por ne do të bëjmë çdo reformë që e konsiderojmë jetike për vendin, sepse për këtë jemi votuar.

Si do ndryshojë mënyra se si do të funksionojë Prokuroria? 

Unë jam krejtësisht i qartë. Kjo qeveri është qeveria e parë në historinë e pluralizmit, është një skuadër dhe nuk është një njeri. Reformat, as nuk i diktoj unë apriori, reformat ne i bëjmë me ekipe.

Për ndryshimet kushtetuese, opozita ka një rol të madh? 

Ne do të bëjmë gati reformën. Çfarë ka që kërkon konsensusin kushtetues, pra që kërkon 84 vota dhe që kërkon 70 plus 1. Ne do të bëjmë reformën në drejtësi. Ne do të vendosim një bazë të re.

Ambasadori holandez tha që, “duam shembuj konkretë të luftës kundër korrupsionit deri në qershor, që ne të bindemi që ky vend e ka seriozisht”?

Për çka më takon, mund të them që jam i bindur që në tryezën e Prokurorit të Përgjithshëm janë të gjitha faktet. Me patjetër Shqipëria do të hedhë një hap përpara. Lufta e qeverisë ndaj korrupsionit ka dy elementë, reforma, transparencë.

Zoti kryetar i PS-së, a i ka mënjanuar Edi Rama figurat e PS-së? I së njëjtës mendje është edhe Ben Blushi, i cili deklaroi se, “PS-ja nuk mbledh asnjë forum, as kryesi, as Asamble. Edi Rama është pa mandate kryetari”… 

Së pari, unë do ta nënshkruaja si tekstin tim gjithë tekstin që nxorët për të shoqëruar edhe zërin në çka ka shprehur Pandeli Majko. Jam 100% i të njëjtin mendim dhe nuk i heq asnjë presje atij teksti. Unë kam një këndvështrim shumë të thjeshtë, që nuk është personal, por jam bazuar në ekspertizën që është bazuar tek Labor e Toni Blair. Kam qenë unë që e kam futur pas fitores sime parimin “një anëtar-një votë” dhe as në Labor party dhe në asnjë parti tjetër kur partia fiton zgjedhjet dhe kryetari është kryeministër, partia nuk hyn në zgjedhje për kreun e partisë. Që në atë moment partia kthen kokën nga populli. Parti në pushtet është qeveria e grupit parlamentar, nuk është strukturë jashtë këtyre të dyjave që duhet të mblidhet dhe të marrë vendimet.

Në statutin tuaj është e përcaktuar që duhet të bëhen zgjedhje, apo jo? 

Këto janë interpretime. Ajo që di unë partitë që kanë zgjedhje me “një anëtar-një votë” dhe liderin e kanë kryeministër nuk bëjnë zgjedhje, dhe, sa kohë lideri është kryeministër, nuk ka sens. Unë nuk bëj polemika në televizione me asnjë nga kolegët e pjesëtarët e PS-së, unë konfirmoj atë që kam thënë. Nuk e kam përgjigjen për Benin; e kam qëndrimin timin të shpallur. Ne nuk do shpikim asgjë të re, do ndjekim atë rrugë që kemi nisur, duke ndjekur ata të cilëve u referohemi.

Blushi ka bërë një akuzë që flet për një letër që 400 anëtarë kanë dërguar kundër tij dhe thotë që, Rama fishkëlleu dhe ata kërcyen… 

Unë nuk u fishkëllej njerëzve dhe nuk kam asnjë sekondë të merrem me fishkëllima.

Ka një situatë në PS, sa herë ka mbledhje të grupit parlamentar, ku njerëz të thjeshtë kapin për mënge deputetë e ministra… A po e dëgjoni zërin e këtij populli? 

Përgjegjësia jonë është të qeverisim Shqipërinë dhe të jemi të drejtë me të gjithë, edhe me militantët tanë. Sa u përket skenave që ju keni parë, besoj që është normale. Në kushtet që ne e kemi gjetur vendin, njerëzit kanë shumë halle. Një pjesë dërrmuese e letrave që unë marr nga qytetarët kanë lidhje me gjyqtarët, gjykatësit. Njerëzit, edhe kur kërkojnë një zgjidhje për punë, sigurisht drejtohen tek ata që mendojnë që mund t’ua zgjidhin. Ne do bëjmë që të hapen vende të reja pune.

SHISH: Nuk kemi informacione për drogën

visho-ajazShërbimi Informativ Shtetëror nuk ka asnjë informacion lidhur me trafikimin e drogës përmes infrastrukturës ushtarake. Përmes një deklarate për mediat, kreu i SHISH ka reaguar ashpër pas valës së spekulimeve në media , duke deklaruar se ky informacion po shpërdorohet mediatikisht në një formë krejt të papranueshme që cënon drejtpërdrejt punën dhe imazhin e Shërbimit Informativ të Shtetit. “Shërbimi Informativ Shtetëror shprehet tejet i shqetësuar për valën e spekullimeve mediatike e politike lidhur me një informacion të klasifikuar të këtij shërbimi, me të cilin po abuzohet në dëm të punës sonë e të interesit të vendit tonë përmes një publikimi të paligjshëm në media.Ky informacion jo vetëm nuk përmban asnjë fakt të vërtetuar nga ne, lidhur me trafikimin e drogës përmes infrastrukturës ushtarake, por po shpërdorohet mediatikisht në një formë krejt të papranueshme që cënon drejtpërdrejt punën dhe imazhin e Shërbimit Informativ të Shtetit”thuehet në deklaratë. Në vijim theksohet se “puna e SHISH është t’u përcjellë autoriteteve të larta, në formë të klasifikuar, informacione jo vetëm mbi çdo fakt të vërtetuar, por edhe mbi çdo dyshim të arsyeshëm që gjykohet se mund të vlejë për të ndaluar apo parandaluar fenomene ose ngjarje të rrezikshme për sigurinë e vendit”. SHISH u bën apel mediave dhe politikës që, për interesat e ditës, të mos dëmtojnë punën e institucionit dhe interesat e vendit, duke e siguruar publikun se informacioni në këtë rast nuk lidhet me përfshirjen e asnjë strukture shtetërore, si dhe duke u kërkuar organeve të drejtësisë të vendosin para ligjit burimet e dekonspirimit të informacionit të klasifikuar. – See more at: http://www.oranews.tv/vendi/shish-skemi-asnje-informacion-per-drogen-spekulime/#sthash.TnXeRXy0.dpuf

Gjosha, do ta rrish fëmijën në ministri

gjosha2Për herë të parë për median, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha rrëfen në “Jamais Vu” të Mustafa Nanos emocionet e pritjes për t’u bërë nënë.

Jo vetëm kaq e frymëzuar edhe nga sekuencat filmike të përzgjedhura me kujdes nga moderatori Nano mbrëmjen e djeshme në një prej studiove të Tv Ora News, Ministrja Gjosha rrëfen se në muajt e parë të lindjes, fëmija do të jetë bashkëpunëtori i saj më i ngushtë edhe në zyrë, pasi do i duhet të vijojë punën shumë shpejt pas lindjes.

“Është e vërtetë që shumë shpejt pres të bëhem nënë. Jam në muajt e parë dhe e përjetoj çdoditë, pavarësisht se jam e ngarkuar. Do mundohem të jem nënë e mirë. Do të bëj më të mirën. Dhe shpesh herë imagjinoj edhe sesi fëmija im mund të rritet në muajt e parë edhe në zyrën e miniatrisë së Integrimit. Kjo nuk më duket ndonjë çudi sepse do të më duhet që në ditët e para të vijoj edhe me punën të cilën unë mbart edhe sot por do i bëj të dyja bashkë, por shpresoj që do të shkojë shumë mirë. ” rrëfeu Gjosha.

Kur Nano tha se deri tani asnjë grua s’ka marrë fëmijën në zyrë dhe nëse do e bënte ajo do të ishte e para, Gjosha u përgjigj: “Unë po e deklaroj që do e marr do jem e detyruar që ta marr por do ta bëj dhe me kënaqësinë më të madhe.”

Madje ministrja 30-vjeçare e cila verën e kaluar kurorëzoi martesën me Ardianin thotë duke qeshur se fëmija I saj mund të jetë edhe pjesë e Parlamentit nëse nuk do të ketë njeri që do ia mbajë të enjteve, kur ka seance parlamentare.

“Ndoshta do të jetë edhe pjesë e Parlamentit, sepse varet a ka kush të ma mbajë. Por edhe sepse mund ti jap pozitivet.

Gjatë emisionit Ministrja e Integrimit tregon dhe për momentin e parë kur hyri në Parlament në të cilën shpesh thotë se ndihet keq pasi debatet nga parimi kalojnë në çështje personale.

Nëse do të ishte në dorë të saj Gjosha thotë se Shqipërisë do i jepte statusin e vendit kandidat, por do të thoshte Jo për anëtarësimin me të drejta të plota në BE pasi Shqipëria ka shumë rrugë për të ecur përpara.

Shefi i SHIU-t, do të emërohet nga Ministra e Mbrojtjes

NishaniPresidentit të Republikës i hiqet edhe një tjetër kompetencë. Pas heqjes së kompetencës për të propozuar kreun e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, tani Presidenti nuk do ketë të drejtë që të emërojë drejtorin e përgjithshëm të ish- Shërbimit Informativ të Ushtrisë, që tani njihet me emrin Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Këtë kompetencë tani e merr Ministra e Mbrojtjes.Me ligjin e ri shefi i këtij Shërbimi inteligjent mund të lirohet dhe të emërohet vetëm nga ministrja e Mbrojtjes pa dekret nga kreu i shtetit. Aktualisht në krye të këtij shërbimi është Ylli Dogjani.

Shërbimi i Inteligjencës i Ushtrisë është përfshirë së fundmi në një debat politik për informacionet e dhëna për trafikun e drogës në bazat ushtarake dhe disa javë pasi shpërthyen qeveria e majtë depoziton në Kuvend një nismë ligjore me anë të së cilës në relacionin e ligjit thuhet se “Në kuadër të direktivës së Këshillit të Ministrave Zbërthyer në programin e punës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA është ndërmarrë procesi i reformimit që ka të bëjë me reformën e plotë të kuadrit ligjor të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (AIM) me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së kësaj agjencie dhe qartësimin e veprimtarisë informative bazuar në legjislacion të qartë dhe të harmonizuar me legjislacionin kombëtar.

Ilahi: E vërteta e marrëveshjes me FMN-në

llahiShefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, në një intervistë për revistën Monitor sqaron marrëveshjen me qeverinë shqiptare. Në afatin e shkurtër, thotë Ilahi, është e vështirë për t’u parashikuar ecuria në ekonomi dhe Shqipëria nuk përbën ndonjë përjashtim, por vijon Ilahi, më lejoni të them që ne po shohim progres në vazhdimin e programit dhe një nga elementet që po shohim progres është gjithashtu pagimi i detyrimeve të prapambetura që ishin akumuluar dhe qeveria po ecën përpara dhe po i pastron ato, duke u kthyer paratë kontraktuesve dhe duke rimbursuar taksat.

Si e vlerësoni ecurinë e ekonominë shqiptare në vitin 2013 dhe pritshmëria për 2014-n?

Ne sapo kemi marrë numrat për rritjen e ekonomisë në vitin 2013 dhe ato duket të jenë më të ulëta se ato që kishim menduar, rreth 0.4%, në vend të 0.7%, që prisnim. Nga pikëpamja jonë, viti 2013 ka qenë i vështirë për Shqipërinë, për një sërë arsyesh, që ne i kemi bërë publike edhe më parë, për shkak të zgjedhjeve, tranzicionit politik, tranzicionit ekonomik të ekipeve drejtuese. Këto ngjarje tentojnë që të jenë shumë të vështira në Shqipëri dhe në kohë normale. Pritshmëritë tona janë se viti 2014 do të jetë më i mirë. Ne do të kemi një panoramë më të qartë për perspektivën ekonomike për vitin 2014, pasi misioni i FMN-së është të vijë në Shqipëri në fund të muajit prill, por pikëpamja jonë është se ka shenja rimëkëmbje të besimit ekonomik mes bizneseve dhe konsumatorëve. Sinjalet janë në tentativë, por gjithsesi ne po shohim shenja. Ndjesia jonë është se rigjallërimi ekonomik duhet të vijë nga politikat që po njoftohen aktualisht nga qeveria, të cilat adresojnë disa probleme thelbësore, që po vazhdonin prej vitesh dhe po përpiqet që t’i zgjidhë këto probleme dhe të krijojë një ambient ekonomik, ku rritja të fillojë sërish.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për rritjen e Shqipërisë në afatin e shkurtër dhe të gjatë?

Në afatin e shkurtër është e vështirë për t’u parashikuar dhe Shqipëria nuk përbën ndonjë përjashtim, por më lejoni të them që ne po shohim progres në vazhdimin e programit dhe një nga elementet që po shohim progres është gjithashtu pagimi i detyrimeve të prapambetura që ishin akumuluar dhe qeveria po ecën përpara dhe po i pastron ato, duke u kthyer paratë kontraktuesve dhe duke rimbursuar taksat. Besimi ynë se kjo duhet të injektojë një sasi të konsiderueshme likuiditeti në sektorin privat dhe siç kemi parë vitin e kaluar, ekonomia ka pasur probleme likuiditeti. Në këtë kuptim them që kjo do të ndihmojë. Kjo do të ndihmojë gjithashtu për të krijuar lidhje të shëndetshme midis bankave dhe sektorit të korporatave, në kuptimin që besueshmëria e huamarrësve duhet të përmirësohet dhe kreditimi duhet të nxitet. Ka gjithashtu edhe një element të tretë, që ndoshta do të ndihmojë me besimin ekonomik, që lidhet me faktin se dy fqinjët më të afërt të vendit, me të cilët Shqipëria ka lidhjet më të forta ekonomike, Italia dhe Greqia, po shohin tashmë njëfarë kthese. Dhe duhet të kujtojmë se përpara disa vitesh, përkeqësimi i ekonomisë ishte gjithashtu pjesërisht i lidhur me situatën e fqinjëve. Prandaj pres që të kthehet besimi edhe në këtë drejtim.

Ka një konfuzion në Tiranë në lidhje me kushtet me të cilat shoqërohet marrëveshja e fundit mes FMN-së dhe qeverisë shqiptare. Si qëndron e vërteta?

Në thelb, kur ne arritëm në Tiranë në shtator, së bashku me qeverinë, filluam të diskutonim situatën aktuale dhe ishte shumë e qartë se duheshin bërë disa gjëra që ekonomia të kthehej në rrugën e duhur, që të rimëkëmbej dhe stabilizohej. Problemi më i madh për situatën makroekonomike të vendit ishte niveli i lartë i borxhit publik, që ishte dhe më i lartë për shkak të asaj që Shqipëria e quan borxhi i fshehur, si rrjedhojë e detyrimeve të prapambetura. Dhe ky numër ishte shumë i lartë, në fund vlerësimet ishin që ai ishte më shumë se 5% e PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto). Pra borxhi publik ishte në nivele që Shqipëria nuk i kishte parë më parë. Në të njëjtën kohë, rritja ishte e ulët dhe ekonomia nuk po ecte mirë. Ideja ishte të ndërmerreshin disa veprime. Njëri prej tyre ishte të dilnim me një plan, në bazë të të cilit qeveria do të binte dakord që të merrte disa masa, në mënyrë që borxhi publik të ulet në një periudhë tre apo pesëvjeçare dhe pikërisht për këtë diskutuam me qeverinë. Ramë dakord për një program, i cili është tashmë publik, në bazë të të cilit borxhi publik duhet të ulet, por jo shumë shpejt, për shkak se nëse ulet shumë shpejt, atëherë ekonomia vuan. Ideja është që ai të fillojë të ulet në vitin 2015. Një tjetër pikë ishte që të dilnim me disa masa për të reduktuar defiçitin. Për këto masa kemi rënë dakord dhe janë pjesë e buxhetit të vitit 2014 dhe janë publike në web, pjesë e dokumenteve që janë publikuar aty. Pra ka një qartësi totale mbi këtë, pra se cilat janë këto masa. Ne gjithashtu hartuam në raportin e stafit, i cili është në faqen e internetit të FMN-së, masat e ardhshme që mund të merren në të ardhmen. Diskutuam me qeverinë, edhe pse nuk ka ende një marrëveshje; por në mënyrë që të kemi një reduktim të qëndrueshëm të borxhit, ne duhet të kemi masa që do të merren këtë vit, në 2015-n dhe në 2016-n. Për masat e vitit 2014 kemi rënë dakord dhe ato janë në zbatim. Kështu përgjatë gjashtë muajve në vijim, ne do të diskutojmë me qeverinë se çfarë duhet bërë për buxhetin e vitit 2015. Ajo që ka ngjallur diskutime është se në raportin e stafit të FMN-së ka disa masa që rekomandohen të shikohen. Sigurisht që do të zgjidhni disa prej tyre, por i takon qeverisë që të bëjë rregullimet për dy vitet në vijim, por nuk është e thënë që të gjitha këto masa do të duhet të zbatohen. Ideja ishte që t’i bënim ato publike dhe të diskutonim me qeverinë se si duhen zbatuar. Çështja tjetër është se programi përpiqet që të adresojë dobësitë thelbësore që ne kemi parë në ekonomi gjatë viteve të fundit, si p.sh., dobësitë në menaxhimin financiar, të cilat kanë çuar në krijimin e detyrimeve të prapambetura, me qeverinë që nuk paguante faturat, gjë që ka krijuar një efekt negativ në sektorin privat dhe ka reduktuar besimin e sektorit privat për qeverinë. Pikëpamja jonë është se kjo situatë duhet kthyer. Detyrimet e prapambetura duhen paguar, në një mënyrë transparente, të drejtë dhe të shpejtë dhe në të njëjtën kohë, në një mënyrë që të merren të gjitha masat që paratë publike të përdoren në mënyrën e duhur. Nëse shihni kushtet në program, të gjitha kanë të bëjnë me këtë. Ka një synim të qeverisë për të rritur besimin në sektorin privat, të krijojë bindjen se nga sot e tutje qeveria do të paguajë faturat e saj dhe do të parandalohet krijimi i detyrimeve të reja të. Ne kemi një sistem që do të monitorojë se si qeveria po i paguan faturat e saj dhe nëse disa ministri nuk do të paguajnë, ne do të përpiqemi të gjejmë se pse po ndodh kjo dhe ta përmirësojmë dhe në të njëjtën kohë, ne kemi auditorë dhe kushte që të sigurohemi se pagesat e prapambetura po ecin përpara. Çështja tjetër që e kemi adresuar fuqimisht është administrimi i taksave, që është një nga dobësitë e Shqipërisë dhe është ndoshta shkaku i shumë prej problemeve me të cilat ju po përballeni. Pra rritja e profesionalizmit të administratës së taksave ka qenë një pjesë e rëndësishme e programit që ne po mbështesim. Dhe disa nga kushtet janë të lidhura me këtë, si përdorimi i teknologjisë së informacionit në mënyrë që veprimet të bëhen përmes tyre e jo përmes ndërveprimit human, duke minimizuar shanset për   korrupsion. Aspekti i tretë ka të bëjë me fuqizimin e sektorit financiar jobankar, i cili është një zhvillim i ri në Shqipëri.

 Performanca e buxhetit në muajt e parë të vitit ka qenë më e ulët se plani dhe shpenzimet kapitale të ulëta, ndërkohë që niveli i humbjeve të energjisë mbetet i lartë. Si do të ndikojë kjo në ekonomi?

Si ne, ashtu edhe qeveria, kemi qenë të ndërgjegjshëm se ka çështje të lidhura me energjinë që kanë ndikim në buxhet dhe rrisin rrezikun e tij. Kur filluam bisedimet me qeverinë vjeshtën e kaluar, pikëpamja jonë ishte se do të merrnim disa masa për vitin 2014, por gjithashtu duhet një këndvështrim më i gjerë, se si të zgjidhim këtë problem, që është shumë i madh dhe i thellë. Kjo nuk mund të bëhet duke vënë tri kushte të ashpra nesër. Kjo kërkon një mënyrë të menduari afatgjatë, që sistemi energjetik të bëhet i qëndrueshëm nga pikëpamja financiare gjatë një periudhe të caktuar kohe, në një mënyrë të tillë që kur ka goditje nga importi, kjo nuk duhet të nënkuptojë se duhet të merret hua nga buxheti. Sektori duhet të ketë mjaftueshëm kapacitet financiar, që të jetë në gjendje që të përballojë këto goditje. Pra këndvështrimi ynë është se mënyra e të menduarit duhet të fillojë dhe ajo ka filluar vitin e kaluar. Dhe qeveria është shumë e angazhuar për momentin në bisedime teknike me Bankën Botërore. Banka Botërore është agjencia jonë simotër, që ka mandatin të shkojë më thellë në reformat strukturore në një ekonomi, si energjia, apo pensionet. Ne nuk merremi specifikisht me këtë, ne jemi të përqendruar më shumë në çështje makroekonomike, por punojmë ngushtë me ta dhe pikërisht tani kjo punë po kryhet. Këndvështrimi ynë tani përfshin edhe idenë se oferta e energjisë tani është e ulët, për shkak të motit të thatë dhe se do të duhen më shumë importe dhe ne po e përfshijmë këtë në diskutimet tona. Unë mendoj se reforma e energjisë në Shqipëri kërkon zgjidhje të vështira. Mendoj se pjesa më e madhe e shqiptarëve ndoshta e kuptojnë këtë. Se cilat do të jenë këto zgjidhje është diçka që ia vlen të eksplorohet. Pikëpamja jonë shumë e gjerë është se, nga ajo që dëgjojmë nga kolegët tanë të Bankës Botërore, vjedhjet në sektor janë një problem dhe se ndoshta një administrim më i fortë për humbjet do të përmirësojë qëndrueshmërinë bazë të sektorit. A përfshin kjo dhe një rritje të tarifave?! Unë nuk e di në këtë fazë, por do të jetë diçka që do të jetë pjesë e paketës që do të dalë në vijim. Sektori duhet të fillojë të mbajë veten, për shkak se në një anë, Shqipëria ka marrë vendime shumë të mira në përmirësimin e buxhetit, disa taksa janë rritur, ne po shkojmë drejt qëndrueshmërisë dhe nuk duam që sektori i energjisë të ndikojë negativisht në buxhet. Pikëpamja jonë është se kjo duhet bërë, ne e kuptojmë se kjo nuk duhet bërë nesër, sepse hapat kërkojnë kohë, por këto hapa duhet të fillojnë të merren për të ecur përpara.

Por nga të dhënat e muajve të parë, duket se rritja e taksave nuk po jep efektet e pritura në buxhet…

Në njëfarë mënyre është shumë shpejt për të thënë. Në mënyra të tjera mendoj se po merren masa të tjera nga qeveria në drejtim të reformës së taksave, që do të sjellin rezultate, si p.sh., fillimi i punës së “Crown Agent” në Dogana. Ne po dëgjojmë nga terreni se njerëzit po shikojnë ndryshime në kulturën e doganave dhe mendoj se ky është një zhvillim pozitiv, në kuptimin se një pjesë e madhe e të ardhurave mblidhen përmes doganave dhe kështu duhet pritur një përmirësim në këtë drejtim. Ju keni absolutisht të drejtë kur thoni se ekonomia tenton të jetë e dobët për momentin. Por mendoj se dy muajt e parë janë shumë shpejt për ta treguar. Ne nuk shohim përkeqësim të taksave, por po shohim që përmirësimet po vazhdojnë. Ideja jonë është se ka një angazhim nga nivele të larta të qeverisë se çështja e taksave duhet rregulluar seriozisht. Kultura e administrimit të taksave nuk ndryshon brenda natës, prandaj besoj se duhet pak durim për të parë përmirësimet.

Pensionet janë një tjetër problem i rëndësishëm. Si e shikoni zgjidhjen?

Pensionet janë një çështje e rëndësishme reale, pensionet janë ndoshta problemi më i madh i buxhetit, sepse çdo vit nevojitet një shumë që është e barabartë me 4-5% të PBB-së, që shkon për financimin e kësaj skeme. Kjo është sërish një çështje e thellë, që kërkon një mënyrë të thellë të menduari. Ajo nuk mund të adresohet menjëherë dhe që nga viti i kaluar po e diskutojmë këtë problem me qeverinë.  Sërish kolegët tanë të Bankës Botërore po punojnë ngushtësisht me qeverinë për të gjetur se çfarë masash mund të merren në mënyrë që të përmirësohet skema e pensioneve. Ka shenja shumë të qarta në sistem se çfarë nuk shkon me të. Ai nuk i nxit ata me të ardhura të larta e të mesme të kontribuojnë në sistem, të marrin pjesë. Ka subvencione për zonat rurale që mund të adresohen përmes mënyrave të tjera, s’ka pse të bëhen përmes pensioneve. Pra po kryhen diskutime të tilla. Sërish mendoj se kjo do të kërkojë reforma të thella. Popullsia shqiptare është gati për këto masa, nëse do të rregullohet sistemi, kjo do të kërkonte zgjedhje të vështira. A do të kërkojë kjo rritje të moshës së pensionit?! Nuk mund ta them këtë pikërisht tani. Ndoshta po. Përsëri, kjo do të ishte pjesë e një pakete më të madhe. A kemi ne një marrëveshje sekrete me qeverinë pikërisht tani, për të rritur moshën e pensionit? Përgjigjja është jo, ashtu siç e përmenda dhe më parë.  Marrëveshja që ne kemi me qeverinë është në raportin e stafit dhe ajo është kryesisht për vitin 2014, me angazhime që do të përmirësohen përpjekjet fiskale në 2015 dhe 2016. Se çfarë saktësisht do të përfshijnë këto përpjekje fiskale është diçka që do ta diskutojmë në 6-8 muajt në vijim.

Në raportin tuaj të fundit të vlerësimit financiar FSAP (Financial Sector Assessment Program) e vinit theksin në dobësinë e sistemit bankar në lidhje me ekspozimin e lartë ndaj letrave me vlerë të qeverisë. Cilat janë rekomandimet tuaja?

Kjo është plotësisht e drejtë. Më lejoni të kthehem mbrapa dhe të diskutoj me ju atë që FSAF po përpiqet të bëjë. Në njëfarë mënyre, FSAF ishte një koincidencë me diskutimet e programit. Për FSAF u ra dakord shumë kohë përpara se qeveria të ndryshonte. Ideja ishte që çdo dy vjet të bënim një analizë më të hollësishme se cilat mund të ishin dobësitë potenciale të sistemit financiar dhe si mund të rregulloheshin ato. Raporti FSAF jep rekomandime për Shqipërinë se si mund të rregullohen disa nga problemet, si të ecet përpara. Përkoi që ai erdhi në të njëjtën kohë me diskutimet e programit. Më lejoni t’ju shpjegoj se çfarë shikojmë si çështje këtu. Ne kemi nënvizuar prej shumë kohësh tani faktin se varësia e Shqipërisë në borxhin e brendshëm është e lartë. Ky është një rrezik si për bankat ashtu dhe për qeverinë. Kërkesa e qeverisë për rifinancimin e borxhit është e shpeshtë, çdo disa muaj, dhe bankat mbajnë letrat e qeverisë në llogaritë e tyre, dhe nëse ndryshojnë normat e interesit mund të ndryshojë vlera e tyre etj. Kjo u shqyrtua në FSAF dhe ne ramë dakord për disa pika për të ecur përpara. Një pjesë e rrezikut që kanë bankat nga niveli i lartë i borxhit publik që ato mbajnë është zvogëluar nga fakti se ju tani keni një fond investimesh që i është shtuar tregut dhe që po rrit tani blerjet e letrave me vlerë të qeverisë. Ne e shohim këtë si një lëvizje pozitive, si një diversifikim të tregut financiar, e bën sistemin financiar më të sofistikuar dhe që e shpërndan rrezikun, nuk e lë vetëm te bankat. Por, siç mund ta imagjinoni, kur një institucion i ri hyn në treg, ai gjithashtu kërkon rregullim dhe mbikëqyrje nga autoritetet përkatëse që të sigurohemi se nuk përmban rrezik. Dhe kjo është ajo që theksoi FSAF, që i sugjeroi qeverisë që të fuqizojë disa nga këto rregullore, në mënyrë që të forcojë stabilitetin e sistemit financiar. Gjithashtu, si pjesë të FSAF ne bëmë disa teste të stresit për të parë sesi mbajtja e letrave me vlerë të qeverisë ndikon ecurinë e tyre dhe gjetëm që bankat janë shumë rezistente ndaj goditjeve dhe ndryshimeve të normave të interesit. Bankat duket se kanë amortizatorë të mjaftueshëm kapitali për të përballuar këto goditje.

Por niveli i kredive me probleme (nënstandarde) vazhdon të jetë shumë i lartë dhe po rritet…

Siç e dini, kreditë me probleme janë rritur me shpejtësi. Unë mendoj se duhen qartësuar disa çështje lidhur me problemin e NPL-ve (kreditë nënstandarde) në Shqipëri. Njëra është se, ndryshe nga shumë vende të tjera, një pjesë e madhe e NPL-ve është e provigjionuar, që nënkupton se bankat janë më gati për të pasur amortizatorë kundrejt NPL-ve dhe nuk do të ketë ndonjë surprizë në pozicionet e bankave për sa u përket NPL-ve. Pika e dytë është se qeveria ka ndërmarrë një sërë masash së fundmi, që do të përmirësojnë situatën e NPL-ve në Shqipëri. Së fundi është zgjidhur edhe problemi i taksimit të kredive të fshira. Ka lëvizje në drejtim të zyrave të përmbarimit për ekzekutimin e kolateralit. Të gjitha këto çështje do të ndihmojnë bankat që të ecin përpara. Ne kemi zhvilluar para pak javësh një forum të stabilitetit financiar, ku kishte një pranim të gjerë nga bankat se qeveria kishte ndërmarrë masa dhe në njëfarë mënyre, topi ishte në fushën e tyre për të filluar të merreshin me NPL-të dhe të rrisin kredinë në ekonomi. Gjithashtu mendoj se pagimi i detyrimeve të prapambetura do të ndihmojë në uljen e kredive me probleme. Se sa e madhe do të jetë kjo ndihmë, ne nuk e dimë akoma, por ajo do të japë efekt. Përsëri unë dua të theksoj se sistemi bankar shqiptar ka ecur shumë mirë, duke pasur parasysh situatën me të cilën ai është përballur dhe kjo është një pikë që duhet nënvizuar, sidomos nëse kemi parasysh se sistemi bankar është i zotëruar në gati 90% nga banka të huaja, por ne nuk kemi parë shumë probleme. Kjo, në njëfarë mënyre, tregon se Banka e Shqipërisë e ka përballuar mirë situatën dhe ka fuqizuar rregulloren, ka forcuar mbikëqyrjen dhe bankat edhe në kohë krize kanë pasur ecuri të mirë. Unë mendoj se momenti është shumë i mirë pikërisht tani që bankat të bëjnë kthesën dhe të fillojnë të japin kredi, sepse në fund të fundit, Shqipëria është një vend pak i zhvilluar bankar, krahasuar me pjesën tjetër të Europës Lindore, ky sistem bankar është i mbizhvilluar. Sistemi bankar shqiptar është i uritur dhe institucionet e huaja, bankat e huaja, duhet të kenë interes për Shqipërinë, sepse kanë shumë hapësirë për t’u rritur, shumë njerëz nuk kanë depozita, shumë njerëz duan kredi dhe ky nuk është rasti në shumë vende të tjera të Europës dhe prandaj jemi optimistë.

Një pyetje të fundit. Me çfarë frekuence do ta bëni rishikimin e programit dhe çfarë do të bëni në rast se qeveria nuk ecën sipas planit. A do t’i shtoni kushtet, a do të vazhdoni me disbursimin e kredisë, apo do ta ndërprisni atë?

Në shumë mënyra, programi i FMN-së bëhet një objektiv në lëvizje. Më lejoni t’ju tregoj një pjesë të raportit të stafit që është në faqen tonë të internetit (shiko nëndarjen: Disbursimi i kredisë). Këto janë paratë që do të vijnë pas çdo rishikimi. Në të është miratimi i kredisë nga bordi në shkurt 2014. Dhe pastaj çdo tre muaj ne shikojmë objektivat, shikojmë performancën, përshtatemi dhe siç e thashë më parë, nëse ekonomia është e dobët ne përshtatemi, nëse ekonomia është e fortë ne përshtatemi, shohim se çfarë është bërë. Nëse qeveria nuk ka bërë disa masa, ne do ta raportojmë atë në Bord dhe do të themi në publik se kjo është bërë dhe kjo jo. Më pas vazhdojmë duke thënë se në përgjithësi, qeveria ka ecur mirë, apo në përgjithësi qeveria nuk ka ecur mirë. Kjo do të vazhdojë, në rast se në njëfarë faze angazhimi i qeverisë është shumë i dobët dhe ne nuk mund ta mbështesim atë dhe në shumë raste ne ndalojmë. Por, në anën tjetër, nëse angazhimi i qeverisë është i fortë, shikojmë se është bërë progres, do të vazhdojmë me programin. Por në thelb, ne do të jemi në terren çdo tre muaj. Unë nuk shoh ndonjë arsye që kjo të ndodhë, pasi bashkëpunimi me qeverinë ka qenë shumë i fortë. Fillimi ka qenë i mirë dhe shpresojmë se edhe vazhdimi do të jetë i tillë.

Po nëse programi nuk ecën mirë, a do të vendosni kushte të tjera, si rritja e taksave apo e çmimit të energjisë?

Ne do të na duhet që të ulim borxhin për një periudhë të caktuar kohe. Ne do të kemi ende nevojë për më shumë masa në vitin 2015. Nga do të vijnë këto masa? Sërish kjo është pjesë e një menyje të madhe zgjedhjesh që ne i prezantojmë qeverisë dhe që i diskutojmë me ta. Masat për të cilat ramë dakord në buxhetin e vitit 2014 nuk do të preferonim t’i preknim. Dhe ato janë në raportin e stafit. Por, ka dhe masa të tjera që i themi qeverisë mendoni rreth tyre (shiko nënndarjen “Masat e rekomanduara nga FMN”), do të diskutojmë dhe do të zgjedhim disa, në mënyrë që të gjejmë burime kursimi për buxhetin. Dhe ky është zakonisht parimi me të cilin ne veprojmë me qeveritë. Të themi që nuk do të ketë më masa, kjo nuk do të ishte korrekte dhe ju duhet ta kuptoni këtë. Por duke ecur përpara, disa nga reformat, si ajo e energjisë dhe e pensioneve, do të ndihmojnë gjithashtu që të reduktojnë barrën e borxhit. Më lejoni t’ju tregoj një element nga diskutimet për buxhetin 2014. Sërish ne prezantuam shumë masa që ishin shumë më të mëdha se ato për të cilat u ra dakord në buxhet. Ne zhvilluam bisedime teknike me qeverinë, se sa para do të mblidhen, sa do të ishte borxhi dhe diskutuam se çfarë ishte e pranueshme dhe çfarë jo, por në fund të fundit është zgjedhja e qeverisë dhe ne e respektojmë këtë. Ajo që nuk duam është që të bëhen zgjedhje që ndikojnë në uljen e të ardhurave në buxhet, sepse kjo shkakton probleme afatgjata. Por zgjedhjet e politikave janë të qeverisë. Ishte qeveria që vendosi që të zbatonte taksën progresive, në vend të asaj të sheshtë. Ajo që nuk merr vëmendje në Shqipëri është se ne kemi një asistencë teknike. Kam kolegë që vizitojnë Shqipërinë pothuajse çdo muaj që të ndihmojnë qeverinë me administrimin e taksave, me detyrimet e prapambetura me menaxhimin e financave publike, sistemin financiar. Këta kolegë punojnë vazhdimisht me kolegët shqiptarë, në mënyrë që programi të rezultojë i suksesshëm. Unë mendoj se kjo është një lloj marrëdhënieje e qeverisë me FMN-në që nuk merr shumë vëmendje, por është një pjesë shumë e fortë e përmirësimit të sistemit në Shqipëri.

Më lejoni të bëj dhe një lajmërim. Ne kemi zgjedhur një përfaqësues rezident për Shqipërinë nga FMN, që do të fillojë punë së shpejti në Tiranë.

Vritet bizesmeni, u përfshi në një konflikt

policiaNjë biznesmen, pronar i një lokali tepër të frekuentuar në zonën e ish-bllokut u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Tiranë pasi u përfshi në një konflikt teksa po ndiqte ndeshjen në një lokal.

Ngjarja e rëndë ndodhi reth orës 22:00 të 25 prillit në lagjen “Ali Demi”, pas shkollës “1 Maji”. 36 vjeçari Aurel Zenga është qëlluar për vdekje me 8 plumba pistolete dhe policia ka identifikuar si autor të dyshuar të vrasjes Agron Goxhajn 40 vjeç.

Vrasja
Nga të dhënat e para mësohet se viktima së bashku me autorin dhe 4 persona të tjerë kanë qenë në një lokal në zonën e “Ali Demit” për të parë ndeshjen Roma-Milan.   Në një moment mes 36 vjeçarit dhe autorit ka pasur konflikt. Të gjashtë personat kanë dalë nga lokali dhe sherri mes tyre ka vijuar në një tunel pallati ku dhe viktima është qëlluar 8 herë me pistoletë.

 

Nis heshtja zgjedhore në Maqedoni

maqedoniaMbyllet fushata elektorale në Maqedoni dhe ka nisur heshtja zgjedhore deri të dielën në orën 07.00 kur do të mbahen votimet për të zgjedhur Presidentin dhe Parlamentin e ri të vendit.

Zgjedhësit e Maqedonisë do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku përballë kandidojnë Presidenti aktual, Gjorgje Ivanov, i cili përkrahet nga partia në pushtet VRMO-DPMNE dhe kandidati i të grupimit të majtë Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Stevo Pendarovski.

Janë gjithsej 1.780.128 qytetarë me të drejtë vote që do të kenë mundësi për të shfrytëzuar të drejtën e votës në 3480 vendvotime, ku ata do të marrin dy fletë votimi, njërën për president dhe tjetrën për listën për deputetë. Zgjedhjet do të zhvillohen edhe në diasporë ku mbi 23 mijë votues të regjistruar do të zgjedhin tre deputetë të diasporës në Evropë, SHBA – Kanada dhe Australi.

Dy partitë kryesore shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit dhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit kanë mbyllur fushatën duke përdorur një fjalor të polarizuar politik çka ka thelluar hendekun ndërmjet këtyre dy forcave politike.

BDI ka bërë thirrje për të bojkotuar zgjedhjet e Presidentit të Maqedonisë ndërsa PDSH në raundin e parë garoi me kandidatin e saj, Iljaz Halimi, i cili mori 38.966 vota apo 2,19%.

Ndërkaq, SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike. /