Putin: Në Ukrainë s’ka ushtri ruse

putinPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se në Ukrainë nuk ka ushtarë rusë.

“Kemi dëgjuar se atje ka forca tona speciale apo instruktorë tanë. Unë ju them me përgjegjësi se atje nuk ka as instruktorë rusë, as forca speciale, as trupa”, u ka thënë Putin gazetarëve në Minsk.

Ai po ashtu ka thënë se Perëndimi është duke shkaktuar shqetësime në Ukrainë dhe se tani kërkon “kurban”, andaj edhe “miraton sanksione kundër Rusisë”.

Putin ka thënë se ka propozuar disa hapa në përgjigje të sanksioneve, por tani për tani nuk e sheh nevojshme që t’i ndërmarrë ato.

 

Ai ka paralajmëruar se nëse sanksionet vazhdojnë, Rusia mund të rishikojë pjesëmarrjen e kompanive të Perëndimit në projektet e saj të gazit.

Lufta në Siri, vritet shqiptari

egzon Luftimet në Siri i kanë marrë jetën një tjetër shqiptari.Ai është Egzon Avdyli.  Grupi për të cilin ai luftonte Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit për të cilin ai luftonte kanëpublikuar lajmin e vrajes së tij në face book.

 

 

 

Ja çfarë shkruan profili i tyre në face book.  “Egzon Avdyli është shehidi i fundit (inshallah) që është vrarë në Siri. Egzoni në Siri kishte shkuar për të luftuar si muxhahid, mirëpo ai nuk u rikthye më në Norvegji, aty edhe ku jetonte, por mbetiatje mes luftimeve që janë duke u bërë në këtë vend. Ai si shumë të tjerë e morën rrugën e Sirisë me besim se Siria është vendi i bekuar për xhihad. Egzon Avdyli prej vitesh ka jetuar në Norvegji, dhe është me prejardhje nga Peja”

 

 

 

Pako bombë në komisariatin ku u mbajt Ilia Kareli

burguPolicia greke ka sekuestruar një pako bombë, e cila u dërgua në komisariatin ku u mbajt Ilia Kareli, në Iteas të Greqisë. Pakoja ishte dërguar për shefin e Komisariatit, A.Holeba, i cili po ta kishte hapur mund të kishte humbur jetën nga shpërthimi.

Mediat greke bëjnë me dije se në pako kishte një mjet shpërthyes, të improvizuar, rreth 500 gram dinamit, i cili ishte e lidhur me kabull. Sipas informacioneve që transmetojnë mediat greke, në pako kishte dhe një libër fetar.

E gjithë ngjarja, sipas policisë, mendohet të ketë në qendër të saj vdekjen e shqiptarit Ilia Karelit, në një prej burgjeve të Greqisë, në Malandrino.

Ilia Kareli, u gjet i vdekur brenda në qelinë e tij, në burgun Malandrino të enjten e 27 marsit. Ai u rrah për vdekje nga rojet e burgut që u hakmorën për plagosjen e kolegut të tyre, Jorgos Tsironis.

Eksploziv automjetit, dyshohet për rivalitet

eksploziv vloreNjë makinë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së martës në Bulqizë, pasi në të ishte vendosur një sasi lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gjeologu” të qytetin, ndërsa lënda shpërthyese ishte vendosur në një automjet tip “Mercedez Benz” në pronësi të shtetasit Ardjan Duriçi.

Nga shpërthimi i mjetit i cili në këtë kohë ishte i parkuar para banesës së Duriçit, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak i shpërthimit mund të jetë bërë rivaliteti në fushën e kromit. Duriçi nuk është një person i panjohur për policinë. Ai ka qenë i përfshirë edhe më parë në konflikte, deri të armatosur, me persona të tjerë që janë të përfshirë në biznesin e kromit në Bulqizë.

 

Ismail Kadare: Ja e vërteta e letrës së Dhora Lekës

AVT_Ismail-Kadare_113Ka më shumë se 3 vjet që Ismail Kadare, nuk ka dhënë një intervistë televizive. Na duket se ka bërë një betim me veten. Por gjithë këtë heshje e thyen për një arsye madhore. Në median e shkruar është publikuar sëfundmi një letër që fshihej prej mëse 47 vjet në arkiva dhe që është një rast unikal. Muzikantja dhe kompozitorja Dhora Leka, i shkruante me dorën e saj një letër diktatorit, Enver Hoxha, në të cilën i tregonte një histori sesi bashkë me sigurimin e Shtetit kishte bërë një plan për të futur në kurth Ismail Kadarenë. A e arriti këtë plan? Jo. Ai dështoi dhe Dhora Leka rrëfen udhëheqësi sesi dështoi, por që këtë gabim të saj do ta shlyente me punë duke ofruar shërbime të tjera. Për të gjitha këto shkrimtari i madh, Ismail Kadare, flet ekskluzivisht për emisionin “Debati ne Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. “Historia është shumë e ndërlikuar, nuk është kaq e thjeshtë. Ka pasur dy lloj letrash. Letra pasionante, romantike, erotike në fillim e më pas letra kërcënuese. Sigurisht nga letrat e para nuk ishte ndonjë dramë, për një shkrimtar të marrë letra nga një vajze e cila mund të ketë një ngarkesë erotike, por të përmbajtur. Letrat ishin shumë korrekte, shumë të përmbajtura, pa asgjë të tepruar. Është normale. Shkrimtarëve u qëllon të marrin letra të tilla, nuk të bën ndonjë pështypje. Letra të tjera janë të pazakonshme krejtësisht sepse ato janë letra që të vënë ty në pozitën e një komplotisti. Ajo shkruante “Pse ti nuk vepron bashkë me ne, besnikët e Moskës, për të përmbysur regjimin? Është e habitshme, ku e gjeti ajo. Nuk e njihja këtë grua, e kisha parë vetëm në rrugë. E kam diskutuar me shokët e mi. Me disa, jo me një. Kjo mesa duket e bëri që të dështonte ky aksion, sepse e humbi fshehtësinë.Këtë gje e dija, e merja me mënd edhe prap më dukej normale për një shtet sii yni. Unë kisha studiuar në Moskë, në kryevendin e përgjimeve të gjithë shkrimtarëve të shquar ishin të përgjuar. Edhe ishte krejtësisht normale. Për të mos thënë që ndonjë shkrimtar që ishte i papërgjuar fare, dukej si i pavlerësuar”deklaron shkrimtari. Dhe cili ishte qëllimi i Dhora Lekës dhe i Sigurimit të Shtetit? “Ka pasur një arsye të fshehtë, arsyeja e parë që të shkon ndërmend ësh t ë që ka dashur të shpetojë vetë ajo nga një survejim i keq i shtetit. Paska gjetur nëj mënyrë që me një shërbim të tillë, të rregullojë biografinë e saj, të cilën në fakt as nuk e rregulloi, as nuk e përkeqësoi. Pak a shumë u duk sikur shteti do ta shqyente 400 copash që doli ky sekret, që ajo tha ato fjalët e famshme në mbledhje, që nuk e kam bërë me kokën time. U mat ti thoshte dhe nuk e lanë të fliste. Ajo do të tregonte mesa duket, e zemëruar, me një zemërim që më ka habitur dhe ka habitur te gjithë, e patrembur. Me kuptimin që unë i shërbeva Partisë, i shërbeva Sigurimit siç kërkohej prej meje dhe unë kërkoj të respektohem. Kjo ka qënë çudia, befasimi i kësaj ngjarje” shprehet Kadare. Dhe një bisedë e tillë të sjell vetëvetiu të sjell në debatin për hapjen e diosjeve për të cilat në fillim të viteve ’90 u tha se nëse bëhej një gjë e tillë Shqipëria do të kalonte në një tragjedi kombëtare. 

Intervista e plotë: Në median e shkruar ditët e fundit është botuar një letër që kompozitorja Dhora Leka, i ka dërguar diktatorit Enver Hoxha në vitin 1967, në të cilin shprehet se ka bashkëpunuar me sigurimin e Shtetit dhe synonte që t’iu fuste ju në kurth. Ju si e keni pritur botimin e kësaj letre unikale, që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, ndoshta edhe në tërë Evropën ish-komuniste? Kadare-Është e vërtetë që është rast i rrallë, mesa e njoh unë jetën e shkrimtarëve, kolegëve të mi në shtete të ndryshme komuniste. Ka patur kurthe të vazhdueshme, të ngritura por që të ekzistojë një letër e tille ose e ngjashme, sigurisht që kanë ekzistuar, por një rrëfim i tillë ndaj shefit komunist të një vendi, unë nuk di të ketë ndodhur. Ose të paktën nuk është botuar, nuk është bërë e njohur. Ngjarjen e kam ditur gjithmonë, ka ndodhur gjysmë shekulli më parë, por letrën nuk e kam ditur as që ekzistonte pale të kem ditur përmbajtjen e saj. Si u ndjetë në momentin që e lexuat të gjithë letrën? Kadare-Jam befasuar jashtëzakonisht. Nga vetë letra, përmbajtja e saj dhe nga stili, toni i saj, në një lloj ekstazë e aktit të denoncimit. Ajo që mua më ka bërë përshtypje zoti Kadare, ndoshta edhe që i përkas një brezi tjeter, ishte vetëofrimi që kompozitorja Dhora Leka bënte për të bashkëpunuar me organet e Sigurimit. Madje duke bërë edhe vërejtje, duke treguar edhe detaje të asaj që ajo e quante komplot që ajo e kishte në mëndje dhe që sigurimi e kishte në plan si ide. Çfarë ishte ky? Ishte një rast sporadik apo kështu funksiononte sistemi dhe sidomos nga shkrimtarëve dhe konkretisht nga ju? Kadare-Ishte sistemi natyrisht. Nuk ka gjë sporadike, nuk ka gjë të pazakonshme, është në logjikën e mbrapshtë të gjërave të një diktature. Zakonisht në një diktaturë shkrimtarët e njohur, filozofët e njohur, artistët e njohur janë në përgjim. Kur ka diktaturë në një vënd ka përgjim njerëzish të shquar qofshin këta të sferave politike, artistike, filozofike. Kështu që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. E jashtëzakonshme është tregimi me pasion i këtij aksione, sesi është e mundur që njeriu që e ka bërë këtë përpjekje për të futur në kurth një njeri tjeter, një koleg të saj artist, nuk ka kurrfarë pendimi, madje ka një lloj krenarie. Kjo tregon që edhe ai që e merte denoncimin, edhe ai që e përgatiste, se këtu ka dy anë. Njëra anë që përgatit kurthin i kërkon denoncuesit të ngrejë kurthin, pastaj ai që e merr këtë rezultat për ta shfrytëzuar. Këtu ka ndodhur një gjë pak e cuditshme. Ka një mister, që jo gjithçka kuptohet e qartë. Njeriu që e ka marë këtë, udhëheqësi i vëndit, diktatori, shefi si ta quajmë ka ditur dicka apo ska ditur asgjë. Personazhi nuk është gjallë që të japë sqarime. Ndoshta ka dokumenta të tjera të fshehura me shumë kujdes. Por edhe mund të jenë zhdukur? Kadare-Edhe mund të jenë zhdukur padyshim. Ato që janë më “kompromentuese”. Ndoshta çdo sistem zgjedh dokumentat që duhet ti zhdukë. Ato që mund ti ruaj njëfarëkohe, ato që I djeg përgjithmonë pamëshirë sepse turpi është kaq i madhë saqë ëshët I padurueshëm edhe kohë më vonë sikur të zbulohen. Zoti Kadare ishte moment që ju ishit në Berat. Ky ishte shfrytëzimi i rastit që zonja Dhora Leka të bënte atë bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit. A patët ndonjë moment me të vertetë të vështirë që ju e kuptuat që Sherbimi Sekret ju survejonte? Kadare- Jo, kur erdhën këto letra…. Historia është shumë e ndërlikuar, nuk është kaq e thjeshtë. Ka pasur dy lloj letrash. Letra pasionante, romantike, erotike në fillim e më pas letra kërcënuese. Sigurisht nga letrat e para nuk ishte ndonjë dramë, për një shkrimtar të marrë letra nga një vajze e cila mund të ketë një ngarkesë erotike, por të përmbajtur. Letrat ishin shumë korrekte, shumë të përmbajtura, pa asgjë të tepruar. Është normale. Shkrimtarëve u qëllon të marrin letra të tilla, nuk të bën ndonjë pështypje. Letra të tjera janë të pazakonshme krejtësisht sepse ato janë letra që të vënë ty në pozitën e një komplotisti. Ajo shkruante “Pse ti nuk vepron bashkë me ne, besnikët e Moskës, për të përmbysur regjimin?” Është e habitshme, ku e gjeti ajo. Nuk e njihja këtë grua, e kisha parë vetëm në rrugë. Ju e diskutua me njeri këtë? Kadare-Po, e kam diksutuar me shokët e mi. Me disa, jo me një. Kjo mesa duket e bëri që të dështonte ky aksion, sepse e humbi fshehtësinë. Këto letra nuk mundej më të mi kapte dikush mua, në një bastisje, e të më thonte pse si ke treguar. I bëra bisedë me shokët e mi, kisha shumë shokë atëherë të qarkulluar në Berat, inxhiniera kryesisht, ndonjë shkrimtar. Edhe kjo prishje e sekretit dogji rezultatin e tyre. Pas vitit 90’ zonja Leka mori nëjfarë vlerësimi ose rivlerësimi. Si e vlerësoni ju figurën e saj? Kur edhe produktet e saj muzikore u vlerësuan, madje edhe një shkollë në Tiranë mori emrin Dhora Leka. Si i komentoni? Kadare-Unë nuk kam dëshirë të merrem më një bisedë të tillë, të them të drejtën. Ajo s’është më në jetë. Ajo e ka marrë mbi ndërgjegjen e saj këtë që ka ndodhur, ndoshta ka lënë shpjegime në një ditar të sajin, në një letërkëmbin me dikë të afërt. Por që unë kam shprehur mendimin dhe i permbahem këtij mendimi. Që ajo ka qënë një grua që ka vuajtur vërtetë, për fat të keq vuajtja e çoi në një humbje drejt peshimi mendor, moral, të logjikës. Në radhë të parë është një letër e pikëllueshme, që të arrij një kompozitor i njohur shqiptar. Ka pasur një arsye të fshehtë, arsyeja e parë që të shkon ndërmend ësh t ë që ka dashur të shpetojë vetë ajo nga një survejim i keq i shtetit. Paska gjetur nëj mënyrë që me një shërbim të tillë, të rregullojë biografinë e saj, të cilën në fakt as nuk e rregulloi, as nuk e përkeqësoi. Pak a shumë u duk sikur shteti do ta shqyente 400 copash që doli ky sekret, që ajo tha ato fjalët e famshme në mbledhje, që nuk e kam bërë me kokën time. U mat ti thoshte dhe nuk e lanë të fliste. Ajo do të tregonte mesa duket, e zemëruar, me një zemërim që më ka habitur dhe ka habitur te gjithë, e patrembur. Me kuptimin që unë i shërbeva Partisë, i shërbeva Sigurimit siç kërkohej prej meje dhe unë kërkoj të respektohem. Kjo ka qënë çudia, befasimi i kësaj ngjarje. Zoti Kadare, në të vetmin rast mes shkrimtarësh që kemi një pendesë është ajo e shkrimtarit Fatos Kongoli, I cili ka shkruajtur një roman, ku shpreh pendesën që ka bërë një dëshmi në gjykatë për një kolegun e tij, i cili ishte dënuar. Ky është rasti i parë dhe i vetëm që një shkrimtar e bën këtë gjë. Përse nuk kemi raste të tjera zoti Kadare që të kenë atë pendesën e madhe? Kadare- Varet. Pendesa pritet nga një njeri që ka diçka për tu penduar. Mund të jetë një kërkesë e përgjithshme. Secili përgjigjet përpara ndërgjegjes së vet. Si e vlerësoni ju rastin e Fatos Kongolit? Kadare-Ishte një rast i kuptueshëm për një njeri që e vret ndërgjegja për diçka, është normale. Më bëri përshtypje kur po përgatisja intervistën, një keni shpëtuar nga burgu një të ri me emrin Maks, jam befasuar nga ajo që ju keni bërë, nga ajo shpirtgjërësi. Ai ishte i arrestuar, por mund ta dënonin edhe me pushkatim, edhe ju e keni shëptuar duke i bërë atë relacionin hetuesit që nuk ak lidhje që kjo poezi të jetë bërë kundër pushtetit dhe kundër regjimit të asaj kohe. Pse Z.Kadare e keni fshehur këtë anë, që ju me ato ekspertiza keni ndihmuar? Kadare- Ky është rasti i vetëm që ka ndodhur. Nuk më ka ndodhur rast tjetër. Mua s’më drejtoheshin për ekspertizë. Por ka qënë një rast unik. Një hetues i cili gjithashtu ishte në dilemë, dhe mbante në pranga dikë në burg, i bëri thirrje ndëgjegjes sime si profesionist. “Z. Kadare kam një poet të mbyllur në qeli. A mund t’iu tregoj ju lutem një vjershë të tij, vëtëm kaq”. Dhe më la të kuptoj që nuk i mbushej mendja se është fajtor. Nuk mund t’ia refuzoja sepse kjo nuk është ekspertizë. Përkundrazi kapa nuancën që e mundon dicka këtë hetues. Nuk i mbushej mëndja. Nuk e tha haptaz por mesa kuptova unë. Me shume sjellje, shumë mirësjellje. E pashë që ishte tmerruar. Unë nuk kam dashur ti bëj reklamë një gjëje që është normale për një shkrimtar, nqs ti ke në dorë të shpëtosh një njeri, nqs të vjen dikush dhe të thotë dëgjo se i kemi kapur në dorë një vjershë këtij armikut. Ai më tha sesi mendonte zyra e tij. I thashë që këtu nuk ka asgjë armiqësore. E bëra pa mëdyshshjen më të vogel, kjo ekziston, gjendet dhe dokumentat janë. Hetuesi me duket se jeton. Nuk e kam bërë bisedë për të mos u dukur si një sjellje e pazakonshme. Nuk ishte as heroizëm, ishte një sjellje që nuk pësoi asgjë nga kjo. Krejt normale si sjellje. Zoti Kadare ju e bëtë këtë gjest. Por nga ana tjeter dhe Sigurimi i I Shtetit ju ka survejuar nga format më të ndryshme. A keni ndonjë moment kulmor që me të vertë që ju e keni vuajtur më shumë sesa denoncimi apo synimi për kurth që donte të bënte sigurimi i shtetit me Dhora Lekën. Kadare- Jo. Këtë gje e dija, e merja me mënd edhe prap më dukej normale për një shtet sii yni. Unë kisha studiuar në Moskë, në kryevendin e përgjimeve të gjithë shkrimtarëve të shquar ishin të përgjuar. Edhe ishte krejtësisht normale. Për të mos thënë që ndonjë shkrimtar që ishte i papërgjuar fare, dukej si i pavlerësuar. Nuk kishte pse të shqetësonte kjo gjë. Ne ishin mësuar të gjithë. Domethënë shkalla e përgjimit lidhej me shkallën e nivelit të shkrimtarëve? Kadare- Jo, gjithmonë. Por shkrimtari është shumë i lehtë të përgjohet. Ka raste kur edhe në perëndim janë përgjuar ndonjëherë shkrimtarët. Kaq e lehte eshte për një shtet, për një polici, për një sherbim sekret të përgjojë një shkrimtar. Është si një sport zbavitës. Zoti Kadare sa herë diskutohet një denoncim, një debat i tillë, bëhet pyetja e famshme që “Pse nuk hapen dosjet?”. Më ka bërë përshtypje që në 1994 është përmendur fraza që nëqoftëse hapen dosjet e Sigurimit në Shqipëri, Shqipëria ka për të kaluar nëj tragjedi kombëtare. Si e komentoni ju ? Kadare- Kjo është një alibi. Një farë përpjekje për të përligjur moshapjen e arkivave të fshehta. Unë e kam pasur mendimin të prerë gjithmonë. Madje kam berë shumë armiq me këtë. Një pjesë e njerezve që më sulmojne, ata s’mund të thonë që ne po të sulmojnë që të hapen dosjet. Por është shumë e lehtë të akuzosh një shkrimtar, nga drejtimet më të ndryshme. Pra mendimi im ka qënë I prerë që duhen hapur dosjet, duhen hapur arkivat e fshehta. Duhet që cdo vend kur kapercen, kalon nga një diktaturë, gjëja e parë që bën shqyrton pjesën e keqe të ndërgjegjes së vet. Pa këtë nuk ka asnjë emancipim. Ose duket sikur ka ecje përpara, por në fakt ka ngecje në vend. Ky është momenti që Kasem Trebeshina ka thënë për momentin e Zonja Lekës, se nuk është faji i saj po i Ismail Kadaresë. Kadare- Nuk kam asnjë koment. Për mua edhe për asnjë njeri normal, Kasem Trebeshina nuk duhet të jetë një referencë morale. Ka një bigrafi shumë të rënduar nga kjo anë. Në ç’kuptim? Kadare-Ka shërbyer vetë. Ka qënë oficer i Sigurimit i ministrisë së Mbrojtjes që quhej në atë kohë ministri e Brëndshme. Skam dëshirë të flas për të. Përse një pjesë e shkrimtarëve edhe pse kanë këtë njollën që ju thatë, vazhdojnë pas viti 1990 të nderon edhe me cmime, edhe me rritjen e vleres publike. A ëshët kjo e moralshme Z.Kadare? Kadare- Kurrsesi. Sigurisht nuk është e moralshme për asnjë moral njerëzor në asnjë rend, në asnjë kohë, në asnjë sistem shoqëror. Këto njerëz në heshtje duhet të vuajnë ato që kanë bërë, sa kanë bërë, pa bujë. Kjo është ndëshkimi më i madh për ta. Të vuash në heshtje edhe pa bujë, ate që ti gjen të papastër në ndërgjegjen tënde. Që të behen nderime kur shteti e di çfare janë, nuk është normale. Eshte të kapërcehet, të behet një mbrapshti morale e pakapërcyeshme. Ska pse t’iu bëhen nderime. Spo them a duhen ndëshkuar më vonë, apo jo. Ky është një ndëshkim moral, secili e vuan në mënyrë private. Por ta nderosh një denoncues, një njeri që ka marrë në qafë njerezit është akti më i keq i njerezit. Të nderosh Judën, i cili është personazhi më i zi i refereces morale botërore të njerezimit, njeriu më i afërt i Krishtit i cili e tradhëtoi atë. Prandaj paradigma e Judës e njërezve të afërt që rrinin disa herë rrotull shkrimtarëve për ti përgjuar është e pafalshme. Akti i tyre është i pafalshëm. Për fat të keq tek ne falen. Po të kthehem tek ajo që thatë ju, që nëse hapen dosjet, Shqipëria ka për të kaluar një tragjedi kombëtare. Nuk ka një tragjedi kombëtare nga një pastrim I ndërgjegjes. Tërë vëndet e botës e kanë kryer këtë process të detyrueshëm, i cili është I dhimshëm. Por mund të them se ata nuk kanë pësuar një tragjedi, asnjëri prej tyre. E filloi Gjermani, Çekia, Polonia me shume vështiresi Rusia. Askund nuk mund të thuhet se ka ndodhur ndonje tragjedi. Përkundrazi tragjedia ndodh kur nuk hapen. Jemi ne që jemi ndërkaq ne tragjedi. Në mbyllje të kësaj të fshehte. 

Inva Mula pranohet anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës

inva mulaSopranoja me famë botërore Inva Mula është pranuar ditët e fundit anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës, (World Academy of Art and Science).
Në një postim në rrjetin social Facebook, sopranoja me famë botërore, Inva Mula, falenderon të gjithë miqtë dhe adhuruesit për mbështetjen e artit të saj.

“Pranimi im si anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës është një ngjarje jo vetëm për mua, pasi unë e ndaj këtë me të gjithë ju së bashku”, shkruan sopranoja Inva Mula. Sekretari Shkencor i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave , Fatos Tarifa, duke vlerësuar pranimin e sopranos së famshme Inva Mula, anëtare të Akademisë Botërore të Artit shprehet se “është një nder i madh që i bëhet Invës dhe padyshim na gëzon dhe na bën të ndjehemi krenarë të gjithëve ne, miqve e kolegëve të saj, anëtarë të Akademisë sonë”.

* * *
Akademia Botërore e Artit dhe Shkencës (WAAS) është e përbërë nga 730 anëtarë të kulturave të ndryshme, kombësive dhe disiplinave intelektuale, të zgjedhur në bazë të reputacionit që kanë në art, në shkencat natyrore dhe sociale, si dhe ato humane. Anëtarët e WAAS janë të emëruar nga anëtarët e mëparshëm dhe zgjidhen drejtpërdrejt prej tyre. Të zgjidhesh në WAAS konsiderohet si një nga nderet më të larta që mund t’i jepet një shkencëtari.Anëtarët përbëhen nga artistë me emër, politikanë, shtetarë, ish-kryetarë të vendeve të ndryshme, kryetarë të instituteve të kërkimeve, si dhe biznesmenë. E themeluar në vitin 1960 nga individë të ndryshëm të interesuar nga ndikimi i dijes që po rritet gjithnjë e më shumë, aktivitetet e saj synojnë të japin zgjidhje botërore për pasojat sociale dhe implikimin politik të dijes.Mes anëtarëve themelues të Akademisë kishte shumë anëtarë të dalluar në fushat e tyre, si Lord John Boyd Orr, Harold D. Lasswell, Robert Oppenheimer, Earl Bertrand Russell etj. Akademia shërben si një forum për reflektime mes shkencëtarëve, artistëve dhe dijetarëve për të biseduar për problemet jetësore të pavarësisë njerëzore ndaj kufijve politikë ose limiteve, qofshin ato shpirtërore ose fizike, një forum ku këto probleme mund të diskutohen objektivisht, shkencërisht, botërisht dhe të lira nga interesat ose ndjenjat rajonale, për të arritur në zgjidhje që firmojnë të Drejtat Universale të Njeriut dhe i shërbejnë interesave të të gjithë njerëzimit. WAAS është themeluar në besim tek fuqia e ideve krijuese, ide reale me fuqi efektive, për të ndryshuar botën. Motoja e saj është “lidership në mendim që çon në veprim”. Shpirti i akademisë mund të shprehet në fjalët e Albert Einstein: “Krijimtaria e mendjeve tona duhet të jetë një bekim dhe jo një mallkim për njerëzimin”. Çdo anëtar ndan ambicien (sikurse thanë Themeluesit në manifestin e tyre në vitin 1960) për të rizbuluar gjuhën e mirëkuptimit të ndërsjelltë”, duke tejkaluar dallimet në tradita, gjuhë dhe struktura sociale, të cilat bashkohen në mendimin krijues dhe përpjekjet e vazhduara për të shpërbërë konfliktet që janë të fshehura mes republikave njerëzore. Zbulimet shkencore dhe inovacioni teknologjik vazhdojnë të prodhojnë instrumente për një fuqi të pashembullt për plotësim ose shkatërrim. Ne njerëzit, gjithnjë e më shumë, po marrim në duart tona të ardhmen e evoluimit të trupave tanë, mendjeve tona, civilizimet që ne krijojmë dhe vetë planetin në të cilin ne jetojmë.Kështu që është e domosdoshme që të drejtojmë atë që bëjmë në saj të asaj që dimë dhe të drejtojmë atë që dimë nga ajo që ne vlerësojmë. Qëllimi i themeluesëve të Akademisë ishte që kjo të funksionojë si një Universitet Botëror informal në nivelet më të larta shkencore dhe etike, në të cilën kuptimi i thellë i njerëzimit dhe kuptimi i plotë i përgjegjësive do të bashkohen”.

* * * *
inva mulaSopranoja e njohur, Inva Mula, e lindur më 1963 në Tiranë, ka një aktivitet shumë të ngjeshur artistik dhe ka debutuar me sukses në operat më të njohura në botë.
E bija e Avni Mulës (bariton) dhe ruses Nina (soprano), Inva Mula hyri në rrugën e muzikës që e vogël. Ndoqi studimet në Liceun artistik “Jordan Misja” dhe më pas në Konservatorin e Tiranës. Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në Barcelona. Ajo ka kënduar role të mëdha të operas botërore si Violetën, Antonia, Xhildën në skenat prestigjioze si Metroplitan të Nju Jorkut, Operan e Parisit, Vjenës etj.Në filmin “Elementi i pestë” në 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën “The Diva Dance”. Sopranoja Inva Mula ka marrë pjesë në koncerte dhe me tenorin e famshëm spanjoll, Placido Domingo, në 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ajo ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo.

inva mula 1 Në vitin 1996 mori pjesë në operën Medee të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizet-it në Paris. Në vitin 2001 luajti në teatrin “La Scala”, Itali, pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scala” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Sopranoja e fmashme ka luajtur gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto, etj. Sopranoja e famshme është nderuar edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Përfundon aksioni për inspektimin e “Djathit me niseshte”

djatheAutoriteti Kombëtar i Ushqimit, njoftoi sot se ka përfunduar plan-veprimin për inspektimin e të gjitha stabilimenteve të mbledhjes dhe përpunimit të qumëshit dhe marrjes së mostrave për produktin djath, në të gjithë vendin.

Ky aksion u krye, thekson AKU, me porosi të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, në kuadrin e punës intensive për të garantuar siguri dhe standarde ushqimore.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Afrim Bakaj, urdhëroi hartimin e një plan-veprimi, dhe Drejtoritë Rajonale në 12 qarqet, që të nisin zbatimin e tij për inspektimin e të gjitha stabilimenteve të përpunimit të qumështit dhe pikave të shitjes, me qëllim ndalimin e prodhimit të djathit me përbërje niseshteje.

Kështu, bazuar në Plan Veprimin “Për evidentimin dhe inspektimin e Operatorëve të Biznesit Ushqimor në nivel Qarku, të cilët prodhojnë dhe tregtojnë ‘Djath me niseshte’”, gjatë periudhës 7 deri 20 prill në rang kombëtar, janë inspektuar 1223 Operatorë të Biznesit Ushqimor, që prodhojnë, përpunojnë produkte me bazë qumështi, pika tregtimi dhe tregje.

Në këtë kuadër, vijon AKU, janë analizuar 3064 mostra me metodën cilësore (tinkturë Jodi) nga të cilat: 2897 mostra kanë rezultuar negative dhe 110 mostra kanë rezultuar pozitive. Ndërsa nga inspektorët e Drejtorive Rajonale të AKU-së në qarqe, është bllokuar sasia prej 2439.53kg, e cila është analizuar dhe ka rezultuar pozitive. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije, se edhe pas plan-veprimit që kishte një afat 2-javor, inspektimi dhe monitorimi i stabilimenteve të përpunimit të qumështit dhe pikave të tregëtimit, do të jenë pjesë e punës së përditshme e inspektorëve dhe asnjë rast nuk do të tolerohet.

Madje, në raste konstatimesh, AKU shprehet se do të marrë masa deri në mbylljen e subjekteve prodhuese apo tregtare.

Mbyllen qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoni

kuti-votimiU mbyllën para pak minutash zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale në Maqedoni. Për 123 vendet në parlament kandiduan 1 402 persona, ndërkohë që për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale konkuruan presidenti aktual, Gjorge Ivanov dhe sfidanti i tij, Stevo Pendarovski. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të marra në bazë të të dhënave nga procesverbalet nga komisionet komunale zgjedhore, do të shpallen 12 orë pas përfundimit të zgjedhjeve.

Petrit Zambaku: SHISH nuk ka punuar si duhet

visho-ajazPetrit Zambaku, ish-punonjësi i Shërbimit Informativ Shtetëror, për 10 vjet në Departamentin e Analizës, në një intervistë për Top-Channel ka analizuar shkresën dërguar nga SHISH, Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me akuzuat e ngritura nga PD-ja se, forcat e ushtrisë ishin në krye të transportit të drogës me anë të avionëve të vegjël. Ai ka thënë se kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, nuk e ka bërë punën e tij si duhet. Më tej Zambaku ka shtuar, se Visho Ajazi do të ketë një përballje dhe llogaridhënie të vështirë, përballë Komisionit Parlamentar për ato informacione që mbajnë firmën e tij.  “Të gjitha dyshimet që prodhon dhe administron SHISH-i duhet të pasqyrohen në dokumentacionin.

Rregullat e prodhimit dhe administrimit të dokumentacionit janë të mirëpërcaktuara. Dyshimet duhet të jenë të pasqyruara. Këtë çështje duhet ta kishte vërtetuar deri në fund. Sepse qëllimi nuk është propagandimi i këtij veprimi se, në Gjadër ulet apo është ulur është çështje tjetër. Qëllimi është hetimi me detaje i çështjesh. Kush e realizon këtë trafik? Kur e realizuan? Kur do të vinë prapë? Si mund të kapen në flagrancë? Pra duhet vërtetuar gjithçka. Vetëm atëherë shërbimi e ka bërë punën. Shërbimi pa bërë këtë nuk ka bërë asgjë. Shërbimi ka barrën e provës për të vërtetuar të gjitha ato sa thuhen në këtë dokument. Dhe kjo vërtetohet duke paraqitur dokumentacionin shoqërues, nga i cili është prodhuar ky relacion. Unë nuk do ta doja aspak të isha në vendin e atij që e ka firmosur këtë dokument”, thotë Zambaku.

Zambaku ka shprehur  habinë se, përse kjo shkresë nuk i ka shkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani i cili deklaroi disa ditë më parë se, deri ditën që u bënë deklaratat në Parlament nuk ka patur informacion.  “Një informacion i tillë duhet t’i shkonte patjetër Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura sepse atij i dërgohen informacione shumë më të parëndësishme se ky”.

Basha: Shqipëria dhe Greqia, potenciale për të thelluar më tej bashkëpunimin

bashaKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot kryetarin e parlamentit grek Vangelis Meimarakis, në një takim ku u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë gjatë drejtimit të Presidencës së Bashkimit Europian nga Greqia.

Basha vlerësoi mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen, dhe shprehu mirënjohjen për këtë mbështetje si dhe urimin që gjatë presidencës greke të BE-së, Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.

Duke u ndalur në marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, Basha tha se është bërë progres në lënien pas të problemeve të së shkuarës dhe zgjidhjen e shumë çështjeve që kishin mbetur pezull, dhe në këtë kuadër bëri apel për angazhim të mëtejshëm të dy vendeve e qeverive për të zgjidhur dhe çështje të tjera, si ajo e pronave të qytetarëve çamë të shpërngulur pas luftës së dytë botërore.

Kryetari i PD-së, Basha vlerësoi vëmendjen e autoriteve greke ndaj momenteve të veçanta siç ishte rasti fatkeq i Ilia Karelit, dhe shprehu bindjen se drejtësia e vendit fqinj do të bëjë punën e saj për zbardhjen e ngjarjes.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti Kryetarin e Parlamentit Grek, Vangelis Meimarakis…Basha theksoi gjithashtu se ndonëse marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira ka ende potenciale të pashfrytëzuara për të thelluar dhe konsoliduar më tej këto marrëdhënie, dhe se për këtë duhet të mbizotërojë vullneti i mirë politik dhe vendosmëria për të hapur një kapitulli të ri bashkëpunimi edhe më të ngushtë e të frytshëm në të gjitha fushat.

Duke vlerësuar përkushtimin e Greqisë ndaj perspektivës europiane të Europës Juglindore, Basha shprehu bindjen se njohja formale e Kosovës nga shteti helen do të shërbejë për konsolidimin e proceseve integruese në Ballkanin Perëndimor.