Shefi i SHIU-t, do të emërohet nga Ministra e Mbrojtjes

27

NishaniPresidentit të Republikës i hiqet edhe një tjetër kompetencë. Pas heqjes së kompetencës për të propozuar kreun e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, tani Presidenti nuk do ketë të drejtë që të emërojë drejtorin e përgjithshëm të ish- Shërbimit Informativ të Ushtrisë, që tani njihet me emrin Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Këtë kompetencë tani e merr Ministra e Mbrojtjes.Me ligjin e ri shefi i këtij Shërbimi inteligjent mund të lirohet dhe të emërohet vetëm nga ministrja e Mbrojtjes pa dekret nga kreu i shtetit. Aktualisht në krye të këtij shërbimi është Ylli Dogjani.

Shërbimi i Inteligjencës i Ushtrisë është përfshirë së fundmi në një debat politik për informacionet e dhëna për trafikun e drogës në bazat ushtarake dhe disa javë pasi shpërthyen qeveria e majtë depoziton në Kuvend një nismë ligjore me anë të së cilës në relacionin e ligjit thuhet se “Në kuadër të direktivës së Këshillit të Ministrave Zbërthyer në programin e punës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA është ndërmarrë procesi i reformimit që ka të bëjë me reformën e plotë të kuadrit ligjor të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (AIM) me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së kësaj agjencie dhe qartësimin e veprimtarisë informative bazuar në legjislacion të qartë dhe të harmonizuar me legjislacionin kombëtar.