Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor, përshkallëzohet debati pozitë-opozitë

komisioni i siguriseKa dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor “Për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit”.

Shkak i këtij dështimi është bërë kërkesa e Partisë Demokratike për shtyrjen e hetimit duke paraqitur edhe prova të reja për këtë, ku ndër më të rëndësishmet ishte një video, ku sipas Ish-Ministrit të Brendshëm, Deputetit të PD-së, Flamur Noka, shfaqet Drejtori aktual i Policisë së Shtetit, Artan Didi gjatë një aksioni policor. Deputeti i PD-së, Noka akuzoi Kreun aktual të policisë,  Didin se gjatë aksionit në fjalë  ka shkelur ligjin duke vrarë edhe një të pafajshëm dhe pa asnjë arsye.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të Komisionit, Taulant Balla që nëpërmjet një prononcimi për shtyp tha se PD kërkon të baltos figurën e drejtorit të Policisë, por që në të vërtet e lartëson burrërinë e tij.

Sipas Ballës, Didi ka kryer detyrën e tij në atë aksion dhe ka treguar është gati të japë edhe jetën për të mbrojtur vendin e tij. “Didi është plagosur në një aksion për kapjen e disa bandave terroriste dhe video në fjalë dëshmon kurajon e tij, i cili ka ndërhyrë për të shpëtuar disa pasagjerë. Deputetët e Opozitës edhe pse shkelën rregulloren duke përdorur një sallë të kuvendit për interesat e tyre përsëri nuk e shfrytëzuan mirë pasi shfaqën një video ku e lartësuan figurën e drejtorit të Policisë së Shtetit”, theksoi Balla.

Sipas tij provat janë të pavlefshme, për hetimin dhe të dështuar tentativën e  PD-së për të baltosur policinë e shtetit, e cila dita ditës po kthehet në një model të ri të ruajtjes së rendit dhe sigurisë.

-Kronologjia e Ngjarjeve në Komisionin Hetimor-

Rreth orës 12:15 minuta Partia Socialiste refuzoi të marrë pjesë në mbledhjen e radhës  të Komisionit Hetimor “Për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit”, i cili pritej të mblidhej në orën 12:00, në kryesinë  e Kuvendit.

Deputeti Socialist, Taulant Balla, që mban dhe rolin e Nënkryetarit të Komisionit hetimor, e ka cilësuar opozitën qesharake. Sipas Ballës, Partia Demokratike ishte ajo që ka thirrur komisioni dhe është ajo që nuk po gjen fakte për të përpiluar raportin përfundimtar, duke dështuar në misionin e nisur. Ne kishim programuar që sot të prezantonim raportin përfundimtar dhe ja ku e kemi, ndërsa Deputeti i PD-së, Kryetari i Komisionit, Arben Ristani na bëri të ditur se kishin prova të reja dhe kërkuan shtyrjen e komisionit, çka tregon se ata nuk kanë fakte dhe misioni i tyre për të baltosur Policinë e Shtetit ka dështuar”, tha Balla.

Deputeti i Partisë Socialiste duke folur në emër të anëtarëve të PS-së në Komisioni theksoi se nga hetimet nuk është konstatuar ajo që deputetët e opozitës kërkonin prandaj, sipas Ballës Policia e Shtetit është sot më shumë se kurrë në krye të detyrës dhe për këtë në grupit parlamentar të PS-së ai i uroj punë të mbarë uniformave blu.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetëve të opozitës, të cilët nëpërmjet Arben Ristanit jetësuan qëndrimin e tyre, duke publikuar edhe provat që Partia Demokratike kishte propozuar për ti bërë pjesë të hetimit.

Arben Ristani, Kryetar i Komisionit Hetimor, bëri të ditur se sipas rregullores që kanë komisionet hetimore, çdo anëtar i komisionit kur ka një provë ka të drejtë ta paraqes brenda afateve të punës së komisionit dhe ne, shtori Ristani kemi afat deri më 12 Maj.

Të mbledhur në sallën ku zakonisht bëhen mbledhjet e Komisionit Hetimor, Ristani saktësoi se “mbledhja nuk është zyrtare, pasi nuk kemi kuorumin e nevojshëm për të vijuar normalisht punën, por ne për hir të transparencës duam t’iu njohim me faktet që kemi posedim. Pikësëpari tha Ristani, na ka mbërritur një dokument i vitit 2004, me nënshkrim të Ministrit të asokohe, që i takonte Partisë Socialiste dhe ku ishin hetuar disa prej ish-drejtuesve të policisë së shtetit dhe që sipas dokumentit kanë shkelur ligjin asokohe, ndërsa sot janë ri-pranuar në Polici”, theksoi Ristani.

Më tej në Komisionin Hetimor u transmetua një video, në të cilën tregohej vrasja e një pengu, gjatë një rasti rrëmbimi të një autobusi nga një shqiptar. Në video shfaqeshin forcat e policisë shqiptare, të cilat vranë, shtetasin Flamur Pisilit, i cili në këtë rast ishte thjesht një peng. Ngjarja e pengmarrjes së një autobusi, nga një shqiptar, me pasagjer brenda ndodhi më 28 prill të vitit 1999. Sipas Ristani, personi që drejtonte operacionin e policisë shqiptare ishte vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë sot, Artan Didi.
Deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se Didi shkeli ligjin dhe duhet të hetohet. “Artan Didi fshihet pas një krimi të rendë, pasi ka qenë pjesë e një operacioni ku u vra një peng, i pafajshëm. “Didi drejtonte operacionin, duke bërë të mundur kështu shkeljen e hapur të ligjit. Ndaj kërkojmë të hetohet kjo ngjarje, video e marrë nga një televizion grek dhe e pa shfaqur më parë. Duam drejtësi edhe për të vrarin”, theksoi gjatë fjalës së tij, ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

Tashmë në rend kronologjik, rreth orës 13:30 Deputeti i PS, Taulant Balla, reagoi lidhur me akuzat e ngritura nga PD, duke i quajtur të pavlefshme për hetimin dhe të dështuar tentativën e  PD-së për të baltosur policinë e shtetit, e cila dita ditës po kthehet në një model të ri të ruajtjes së rendit dhe sigurisë.

Shqipëria hap tenderin për 13 blloqe për eksplorimin e naftës

gjinkuriShqipëria ka në plan që të hapë tenderin për 13 blloqe për eksplorimin e naftës, përfshi një në det të hapur, për kompani të mëdha të naftës.

Ky zhvillim vjen pasi një zbulim i rëndësishëm ka tërhequr interesin e fortë të firmave të huaja. Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, tha në një intervistë për Reuters se qeveria e mëparshme i ka negociuar kontratat një për një me kompanitë e huaja të naftës, por tani ka ndryshuar strategjia pasi ka një interes më të madh nga firmat e mëdha gjatë muajve të fundit. “Disa kompani me emër kanë shprehur interes për zona të caktuara në Shqipëri, ndoshta të ndikuara nga zbulimi i fundit i Shell- Petromanas”, tha Gjiknuri.
Royal Dutch Shell dhe Petromanas Energy bënë të ditur në nëntor se kanë gjetur naftë dhe gaz të cilësisë së mirë në pusin e tyre të parë në Shpirag, në jug të Shqipërisë.
Ata po vazhdojnë shpimin për të përcaktuar kapacitetin e rezervuarit. Shell, që ka 75 përqind të aksioneve, tha se rezultatet janë inkurajuese.
Gjiknuri tha për Reuters se disa blloqe naftë kanë rënë në të shkuarën në duart e gabuara.
Nafta bruto, e nxjerrë në Shqipëri në vitin 2013, arriti në 1.2 milion ton. Nga këto 1.05 i nxori Bankers Petroleum, 87 mijë Stream Oil dhe 37 mijë Albpetrol. Të tjerat i nxorën 3 firma të huaja.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Njerëzore është në proces rekrutimi të një firme ligjore për të këshilluar për kontratat aktuale në këtë fushë.
Gjiknuri tha se ky është një veprim logjik kur një kontratë ka probleme, por nuk dha emra

Naço, KLD-së: Të shkarkohen gjyqtarët Dhima dhe Çela

Nasip-NacoMinistri i Drejtësisë, Nasip Naço ka propozuar sot, nëpërmjet një shkrese zyrtare shkarkim nga detyrë për gjyqtarët Ken Dhima dhe Klorinda Çela, pasi në deklaratat e tyre rezultojnë se kanë fshehur pasurinë.

Sipas burimeve në Ministrin e Drejtësisë mësohet se kjo kërkesë e Ministrit Naço është realizuar në mbështetje të nenit 34, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 31, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

Ministri i Drejtësisë në shkresën e tij, i kërkon KLD-së për shqyrtim kërkesën për procedimin disiplinor të gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima, dhe gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Klorinda Çela pasi sipas hetimeve të realizuara është arritur në përfundim të gjyqtarët e sipërcituar kanë realizuar deklarim të rremë të transaksioneve, duke fshehur pasurinë.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave me shkresën datë 24.03.2014 drejtuar Ministrit të Drejtësisë, vërente se pas kontrollit të plotë të deklarimeve të interesave private të subjektit Ken Dhima dhe Klorinda Çela ishin konstatuar parregullsi.

Në përfundim të kontrollit dhe hetimit administrativ të deklaratave të interesave private të subjekteve Ken Dhima dhe Klorinda Çela, bazuar në rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera mbi deklarimet e tyre të interesave private nga viti 2004 deri më 2011, administrimit të provave dhe deklarimeve të bëra nga subjektet në proces-verbalin e pyetjes, është arritur në përfundimin se subjektet kanë bërë deklarim të rremë, kanë fshehur pasurinë, nuk kanë deklaruar likuiditetet dhe transaksionet bankare, interesat e tyre private dhe burimet e krijimit të tyre.

Nga ana e strukturave përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë, pas analizës së pretendimeve të parashtruara në observacionin e gjyqtarëve, në raport me parregullsitë e konstatuara nga ILDKPKI në deklarimin e interesave privatë të tij, vlerësohet se pretendimet e parashtruara nga gjyqtarët Ken Dhima dhe Klorinda Çela nuk qëndrojnë.

Sa më sipër, konkludohet se, veprimet e kryera nga gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima dhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Klorinda Çela janë shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga ligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Përfundimisht, nga vlerësimi fakteve Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, i propozon KLD-së, që gjyqtarët Ken Dhima dhe Klorinda Çela t’i nënshtrohen përgjegjësisë disiplinore me masën “Shkarkim nga detyra”.

Chris Patten jep dorëheqjen nga presidenca e BBC-së

chris pattenChris Patten deklaroi, në një komunikatë, dorëheqjen e tij të menjëhershme për arsye shëndetësore nga presidenca e “BBC Trust”, organi që mbikqyr grupin e parë audivizual publik në botë.
Ish-president i Partisë Konservatore britanike, ish-ministër i “zonjës së hekurt” Margaret Thatcher dhe ish-komisioner evropian i Marrëdhënieve me Jashtë, lordi Patten of Barnes (titulli i tij i dhënë nga mbretëresha) ka qenë gjithshtu guvernatori i fundit i Hong Kongut pasi ky i fundit iu kthye Kinës në vitin 1997.
Mandati i tij në krye të “BBC Trust”, fillon në maj të vitit 2011, që u dominua nga një kurë masash shtrënguese të vëna nga qeveria ndaj “British Broadcasting Corporation”, por gjithashtu nga një seri krizash të brendshme.
Chris Patten, që do të mbushë 70 vjeç javën e ardhshme, kreu së fundmi një bajpas, pas shumë krizash kardiake që pati vitet e fundit. Mandati i tij në krye të “BBC Trust” duhej të përfundonte në prill të vitit 2015.

“Save the children”, Shqipëria në regres

femije qe luajneNë raportin “Situata e Nënave në Botë”, të publikuar sot nga organizata “Save the Children” Shqipëria renditet e 83-ta ndaj 178 vendeve, në Treguesin e Nënave, duke rënë me dy shkallë në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas këtij raporti Shqipëria renditet mirë në treguesit shëndetësor (veçanarisht për rrezikshmërinë e vdekshmërisë së nënës) krahasuar me renditjen e zhvillimit ekonomik.

Për pjesëmarrjen e grave në politike, Shqipëria renditet mes 40% të vendeve me nivelin më të ulët dhe e treta nga fundi për mesataren e viteve të shkollimit.
Më konkretisht, në Shqipëri niveli i rrezikut të vdekshmërisë së nënave, gjatë shtatzanisë apo lindjes është 1 në 2,200.

Vdekshmëria e fëmijëve për grupmoshën nën 5 vjeç është 16.7 fëmijë për 1,000 lindje të gjalla.

Pritshmëria për mesataren e viteve të shkollimit për fëmijët është vetëm 10.8 vite shkollimi formal dhe kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 119 (nga 178 vende) në botë në aspektin e arritjeve arsimore.

Krahasuar me fëmijët në vendet e tjera të Evropes Qendrore dhe Lindore dhe Shtetet e Pavarura të Commonwealthit, fëmijët shqiptarë kryejnë vite shkollimi më pak se fëmijët në të gjithë rajonin.

Shqipëria renditet më mirë se në vitin e kaluar për pjesëmarrjen e grave në qeveri. Në Treguesin e Nënave ajo renditet e 106. Gratë mbajnë 20% për qind të vendeve në parlamentin shqiptar.

raportin “Situata e Nënave në Botë”Në Evropën Qendrore dhe Lindore, shkalla e vdekshmërisë për fëmijët nën moshën 5 vjeç është më e larte në Shqipëri, Rumani, Turqi dhe Bullgari. Shqipëria ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë, për fëmijët nën moshën 5 vjec, krahasuar me të gjitha vendet e Gadishullit Ballkanik, respektivisht kjo shkallë është 16.7 vdekje për 1,000 lindje te gjalla. Të gjitha vendet e tjera në rajon kanë shkallë më poshtë se 12 për 1,000 lindje te gjalla.

Sipas ‘Save the Children’, investimi për nënat në vende me situatë të vështirë ja vlen
“Vdekshmëria e nënave dhe e fëmijëve në vendet më sfiduese të botës mund të ulet në mënyrë të ndjeshme nëse bëhen përpjekje për të përmirësuar shërbimet për nënat dhe fëmijët”, citohet në studimin e Save the Children “Situata e Nënave në Botë” 2014, i publikuar sot.

“Çdo ditë, rreth 800 nëna dhe 18,000 fëmijë të vegjël vdesin nga shkaqe kryesisht të parandalueshme. Mbi gjysma e këtyre vdekshmërive të nënave dhe fëmijëve nën moshën 5 vjec ndodhin në vende me situate të brishtë, të cilat kanë rrezikshmeri të lartë ndaj konfliktit dhe veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të fatkeqësive natyrore”, thekson raporti.

“Të dhjetë shtetet e para të renditura në Treguesin e Nënave 2014, janë ndër vendet me standarte më të larta në botë për shëndetin e nënave dhe fëmijëve, si edhe nivelin arsimor, statusin ekonomik dhe politik. Dhjetë vendet të renditura të fundit në ketë tregues, përjashtuar njërin nga vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, –janë një imazh i kundërt me dhjetë vendet e para, për paraqitje të dobët në të gjithë treguesit. Gjashtë nga këto dhjetë vende më të vështirë për të qenë nënë, janë aktualisht duke përjetuar një krizë të rëndë humanitare, dhe njëri prejt tyre është konsideruar si “në situatë tepër shqetësuese”. Ndryshimi është shumë i madh midis vendit të parë të renditur, Finlandës dhe vendit të fundit të renditur, Somalisë. Ndonëse vdekshmëria e nënave është një ngjarje e rrallë në Finlandë (shansi për të vdekur gjatë shtatzanisë ose lindjes është më pak se 1 në 12,000 raste) në Somali shansi për të vdekur gjate shtatzënisë ose lindjes është 1 në 16 raste”, thuhet në raort.

Në raportin “Situata e Nënave në Botë”, i pesëmbëdhjeti i përvitshëm i Save the Children, është shqyrtuar ndikimi i krizave humanitare në mbijetesën e nënave, të porsalindurve dhe fëmijëve në vendet të cilat në mënyrë të vazhdueshme janë radhitur në grupin e vendeve më të vështira për të qenë nënë.

Treguesi i Nënave vlerëson se si konflikti, situatat delikate dhe fatkeqësitë natyrore kanë luajtur një rol të madh në uljen e mirëqenies së nënave dhe fëmijëve gjatë 15 viteve të fundit. Më shumë se gjysma e fëmijëve që vdesin, para se të arrijnë moshën 5 vjeç, jetojnë në këto vende me situatë të vështirë.

Në vitin 2013, llogaritet një total prej 3.7 milion vdekje të fëmijëve–numri më i lartë i vdekjeve të porsalindurve dhe fëmijëve janë në vendet që aktualisht janë të prekura nga konflikti dhe pasiguria.

Pas muajit të parë të jetës, shkaqet kryesore të vdekjeve që ndodhin në këto vende janë shumë të parandalueshme dhe të shërueshme si: pneumonia, sëmundjet diarretike, malaria dhe fruthi.

Në vendet në situatë të vështirë dhe të prekur nga konflikti, këto sëmundje marrin më shumë jetë fëmijësh sepse kujdesi shëndetësor që mund t’i shpëtojë ata është i pamundur për tu arritur si pasojë e largësisë apo kostos së lartë të shërbimit.

Treguesi i Nënave 2014 i vlerëson të gjitha vendet sipas pesë treguesve: Rreziku i vdekshmërisë së nënës, shkalla e vdekshmërisë nën moshën 5 vjeç, mesatarja e viteve të shkollimit, të ardhurat kombëtare bruto për frymë dhe pjesëmarrja e grave në politikë.

Evropa vazhdon të dominojë vendet e para në Treguesin e Nënave në Botë ndërsa vendet e Afrikes sub-Sahariane renditen si vendet e fundit.

Save the Children i bën thirrje udhëheqësve në botë të ndërmarrin veprime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për të përshpejtuar përpjekjet në luftën kundër vdekshmërisë së porsalindurve, fëmijëve dhe nënave, duke, siguruar që çdo nënë dhe i porsalindur që jeton në vendet në krizë të ketë akses në kujdesin shëndetësor cilësor.

Investuar më shumë për gratë dhe vajzat dhe duke siguruar mbrotjen e tyre.
Forcuar instititucionet dhe nxitur ndërhyrjen e hershme, mbrotjen sociale, reduktimin e rrezikut të fatkeqsive dhe forcimin e sistemeve shendetësore të cilat ofrojnë mbulim universal shendetësor përfshirë edhe grupet më vulnerabël të shoqërisë.

Projektuar ndërhyrje emergjente afatgjata për nevojat specifike të nënave dhe të porsalindurve.

Siguruar angazhim politik dhe financiar të duhur, koordinim dhe hulumtim rreth shëndetit të nënës dhe të porsalindurve në vendet në krizë.

Varësia nga bixhozi

jeta-shkurti1Jeta Shkurti

Ai është një menaxher në një kompani private, 40 vjecar , i martuar, me 3 fëmijë. Ai prej 8 vitesh frekuenton rregullisht lojërat e fatit me ëndrrën e madhe se një ditë do të fitojë shumë para. Por e kundërta ka ndodhur.

Në familjen e tij gjendja ekonomike është përkeqësuar, ndërkohë që tre fëmijët shpesh janë dëshmitarë të grindjeve të prindërve. E shoqja e A e ka të vështirë të plotësojë nevojat bazë të familjes së saj, pasi të ardhurat e tyre pakësohen dita-ditës.

Në tavolinë shtrihen faturat e papaguara, ndërsa në derë dëgjohen trokitjet e komshinjve që kërkojnë t’u kthehen borxhet. Sipas saj, burri ka neglizhuar gjithçka në lidhje me familjen, traditën dhe jetën normale.

Ai largohet nga shtëpia për ditë të tëra, fik celularin dhe kur kthehet nuk tregon se ku ka qenë. Ai luan e luan dhe më pas gënjen se s’ ka luajtur, ose kërkon falje duke premtuar se nuk do ta përsërisë më një gjë të tillë. Edhe për këtë premtim ai është shprehur “e vëmë me bast që unë do të ndryshoj”.

Me lot në sy ajo thotë se i shoqi e ka lënë gjithçka në baste, duke filluar me paratë e qerasë së shtëpisë, të energjisë elektrike, të kopshtit të fëmijës, të pushimeve, të kursimeve të mbledhura ndër vite. Përvec këtyre ai konsumon sasi të mëdha alkooli, përfshihet në konflikte të ndryshme dhe për më tepër ka hyrë në borxhe me të afërmit, shokët e komshinjtë me shpresën se do t’ua lajë një ditë të gjitha, pasi atë e pret fitorja e madhe. Në këtë gjendje, gruaja detyrohet të largohet nga streha bashkëshortore bashkë me fëmijët dhe të drejtohet në dyert e gjykatës për zgjidhje martese, për t’i dhënë një herë e përgjithmonë fund basteve mbi jetën e saj”.

Kjo është një histori e vërtetë, vetëm emri është i sajuar, gjithcka tjetër përkon me jetën e një familjeje që ka përjetuar për 8 vjet rradhazi dramën e varësisë nga kumari dhe pasojave të tij. Jam e bindur se një histori të ngjashme me këtë shumë prej jush tashmë e ka dëgjuar ose parë, pasi lojërat e fatit dhe pasojat e tyre kanë shtrirë rrënjët në vendin tonë. Varësia nga kumari ose e njohur ndryshe si kumari kompulsiv është cilësuar deri në fund të viteve ‘90 si një tip i çrregullimit të kontrollit të impulsit.

Por sot, Shoqata Amerikane e Psikologëve e ka klasifikuar si një lloj varësie të ngjashme me atë të drogave. Në Manualin Diagnostik të Çrregullimeve mendore DSM V, listohen simptomat e varësisë nga kumari. Duhet të shfaqen të paktën pesë prej tyre, që personi të diagnostikohet me çrregullimin e varësisë nga kumari. Personat duhet të kenë një preokupim të vazhdueshëm rreth bixhozit. Në të shumtën e kohës, ata mendojnë për aventurën e rradhës, ku të luajnë, kur të shkojnë dhe sa do fitojnë. Ata kanë një lloj tolerance ndaj sjelljes në lidhje me bixhozin. Luajnë një herë, dy herë dhe kërkojnë gjithnjë e më tepër lojë për të arritur kënaqësinë e dëshiruar. I karakterizon një mungesë kontrolli ndaj sjelljes së tyre. Edhe pse bëjnë përpjekje për të ndaluar, ata tundohen para dyerve të kazinove dhe nuk druhen ti hapin ato. Madje pasi kanë bërë përpjekjet për ndalim të lojës, ata irritohen dhe nuk u flitet me gojë për ditë me rradhë. Ata fillojnë të gënjejnë e të marrin borxhe tek të afërmit e familjarët. Fillojnë të shfaqin probleme në marrëdhënie me partnerët ose edhe në punë. Ata rendin pas humbjes së parave të tyre, me shpresën se një ditë do ti fitojnë të gjitha ato që kanë humbur.

Kumarxhinjtë kompulsivë nuk arrijnë dot të kontrollojnë impulsin për të luajtur edhe kur e dinë që kumari po i shkatërron ata dhe të dashurit e tyre. Kumari është gjithcka që ata duan dhe që mendojnë, pavarësisht pasojave si grindjet familjare, shkatërrimi ekonomik, problemet me të tjerët, ligjin, etj. Ata vazhdojnë të luajnë edhe kur janë pa humor, pa para apo të depresuar. Personat që kanë probleme me kumarin i mohojnë ose i minimizojnë ato. Shpesh për këtë, ata largohen për disa ditë nga familja, gënjejnë se cfarë kanë bërë dhe se ku kanë qenë.

Nga vjen dëshira për të luajtur bixhoz?

Sipas studiuesve, të luajturit bixhoz i ka rrënjët tek e pandërgjegjshmja, përvojat e fëmijërisë, konfliktet e pazgjidhura me prindërit ose autoritetet dhe narcizismi. Disa psikoanalistë kanë sygjeruar se kumarxhinjtë janë mazokistë, të cilët në mënyrë të pandërgjegjshme duan të ndëshkojnë veten për të lehtësuar ndjenjat e fajit.

Një shkak tjetër është për të përballuar përvojat traumatike të jetës. Njerëzit luajnë për të shmangur emocionet e padëshiruara ose të dhimbshme, duke përfshirë trishtimin, fajin, turpin, zemërimin, poshtërimin, dështimin dhe frustracionin.

Të luajturit siguron iluzionin e kontrollit në situata dhe mjedise të pakontrollueshme. Disa e kanë si formë stimulimi, ku në mënyrë të vetëdijshme ose jo, kërkojnë një stil jete aventurieri e riskues. Ndjekja e këtyre impulseve është si një lloj droge e fuqishme. Ka të tjerë që e përdorin për të ndjekur humbjet – të ndjekësh humbjet e shkuara është rezultat i përjetimeve të fitoreve të hershme. Pasi ka fituar një shumë parash, kumarxhiu ka deluzionin e fituesit të madh. Ai mendon se pas kësaj fitoreje jeta e tij do të marrë një tjetër rrjedhë, faturat do të paguhen dhe gjithcka do të kthehet në normalitet, ai s’do të ketë më nevojë të luajë për të fituar.

Ka që e shohin si një mekanizëm mbrojtës, kumarxhinjtë e shohin lojën si një zonë shpëtimi, tek e cila gjejnë strehë për t’iu larguar stresit, presioneve dhe kërkesave të jetës. Të tjerët për të kapërcyer një shkallë ekonomike. Ata kanë iluzionin të indoktrinuar nga reklamat që kumari mund të sigurojë të ardhura të qëndrueshme dhe paratë e fituara mund të zgjidhin problemet.

Sipas teorisë socio-kognitive, kumarxhinjtë kanë deluzione, besime pa baza në realitet. Ata luajnë duke menduar se e kanë gjithcka nën kontroll, se sjellja nuk do ti dëmtojë. Ndërsa teoria mjekësore e trajton dëshirën për të luajtur si një sëmundje, njëlloj si varësia nga alkooli. Teoria e të mësuarit social e shpjegon varësinë nga kumari si të nxitur prej shpërblimeve që jepen në lojën e parë ose të dytë, e më pas shfaqjen e sjelljes së njëjtë me qëllim përfitimin e shpërblimit. Disa kumarxhinj nuk ndihen rehat me suksesin që kanë arritur. Ata ndjejnë se nuk e meritojnë gjithçka që kanë dhe në këtë mënyrë shfaqin sjellje vetëshkatërruese, për të vetësabotuar suksesin e tyre.

Cilët janë më tepër të prirur për të krijuar varësi nga kumari?

Mendohet se meshkujt krijojnë më tepër varësi nga kumari. Megjithatë industria e kazinove ka filluar të tërheqë edhe femrat në vorbullën e saj, që nga reklamat. Gjithsesi sipas studimeve të kryera në SHBA, meshkujt e fillojnë më herët lojën, ndërsa femrat pas moshës 30 vjecare. Megjithatë, sot me arritjet e fundit në teknologji, është mjaft e lehtë për tu përfshirë në lojëra fati se asnjëherë tjetër pavarësisht moshës. Mjafton të kesh lidhje internet, në kompjuter ose celular dhe mund të kesh akses në lloj e lloje lojërash qoftë me para qoftë pa para.

Në përgjithësi të varfrit humbin më shumë në raport me pasurinë e tyre dhe luajnë më shumë, pasi ata e shohin kumarin si biletën e shpëtimit nga varfëria, si telebingon e jetës së tyre. Ndërsa të pasurit luajnë për qejf, por në shuma të mëdha. Ata që luajnë kumar ka të ngjarë të kenë patur në familje persona të dhënë pas lojës dhe i kanë patur model ose shembull që e kanë ndjekur ose imituar.

Tipet e kumarxhinjve dhe karakteristikat e tyre

Sipas Dr.Robert L. Custer, ka gjashtë tipe kumarxhinjsh: kumarxhinjtë arratisës, kumarxhinjtë kompulsivë, profesionistët, antisocialët, rastësorët dhe kumarxhinjtë social seriozë. Këta ndahen në dy grupe të mëdha :

Kumarxhinjtë e veprimit- janë në të shumtën e rasteve meshkuj që e kanë filluar lojën që në adoleshencë. Varësia e tyre zgjat nga 5 deri në 30 vjet. Janë të varur nga trilli i rrezikimit. Kumari është droga e tyre. Zakonisht luajnë me të tjerët, kryesisht lojëra të aftësive me letra si poker, baste sportive. Ata kanë tipare personaliteti si dominimi, manipulimi, kontrolli dhe egoizmi. Kanë inteligjencë mbi mesatare. Njihen si tipa miqësorë, bujarë, pozitivë dhe konfidentë. Por megjithë këto karakteristika të mira, ata kanë vetëvlerësim të ulët. Fillojnë të kenë shkëputje nga realiteti dhe bëhen shumë të zotë për të gënjyer, aq sa gënjejnë edhe veten.

Kumarxhinjtë arratisës- vërehen te femrat. Ato e zhvillojnë këtë problem pas moshës 30-vjecare. Preferojnë lojëra, të cilat nuk kërkojnë ndonjë element aftësie si llotaria, bingo, makinat elektronike. Këto makina prodhojnë clirim të dhimbjeve, emocionale ose fizike. Njihen si tipa të rezervuar, por gjithashtu mund të jenë manipuluese kur ua do rasti. Kanë qenë të abuzuara në fëmijëri dhe kanë vetëvlerësim të ulët.

Të gjithë tipet e kumarxhinjve dallohen për humbjen e aftësive për tu përballur me kërkesat e jetës së përditshme në punë dhe familje, për të përballuar stresin, marrëdhëniet ndërpersonale, pengesat, zhgënjimet. Ata luajnë për të shpëtuar nga mundimi. Ata shfaqin sjellje impulsive, antisociale si psh gënjejnë të tjerët për përfitim personal, janë të paarsyeshëm, nuk dinë të mbajnë një punë ose të kthejnë paratë mbrapsht, janë impulsivë dhe nuk marrin parasysh rezultatet nga sjelljet që bëjnë, thyejnë ligjin, injorojnë sigurinë e vetes dhe të të tjerëve, kanë mungesë keqardhjeje, nuk shqetësohen kur lëndojnë të tjerët, zihen me të tjerët, shfaqin simptoma të depresionit (megjithëse ende vazhdon debati nëse kumari çon në depresion apo depresioni çon në varësinë nga kumari).

Problemi i varësisë nga kumari kalon nëpër disa faza, ku secila prej tyre zgjat nga disa muaj në disa vite:

Faza e fitores-fillimisht ai shfaqet përmes një fitoreje të madhe që con në eksitim dhe këndvështrim pozitiv për kumarin. Kumarxhiu beson se ka një talent për të luajtur dhe fitorja do të vazhdojë. Ata fillojnë të vënë më shumë para në lojë për të fituar.

Faza e humbjes- më pas preokupohen më shumë për të luajtur, fillojnë të kërkojnë para borxh, lënë punën, gënjejnë familjen dhe mbyten në borxhe. Ndjekin humnbjen për të rifituar paratë që kanë lënë në lojëra.

Faza e dëshpërimit- në këtë fazë humbin gjithë kontrollin mbi lojën. Ndihen të turpëruar dhe me faj, por përsëri s’mund të ndalojnë. Gënjejnë dhe vjedhin, gjë që mund ti cojë në burg, drejt divorcit ose humbjes së punës. Nuk u intereson më asgjë, as jeta e tyre. Mund të abuzojnë me drogat dhe alkoolin, madje tentojnë edhe vetëvrasjen.

Gjatë fazës kritike, e cila mund të shfaqet vetëm pasi të jetë konstatuar problemi, kumarxhiu arrin të kuptojë që nuk ka bërë asnjë përparim në jetën e tij dhe nuk ka arritur të përmirësojë ose të realizojë jetën që kishte imagjinuar. Ai përpiqet të bëhet më i përgjegjshëm dhe të ketë shpresë për jetën e tij. Ai fillon të jetë më produktiv në punë dhe përpiqet të fitojë më shumë para përmes punës. Ngadalë ai e lë mënjanë krenarinë dhe kërkon ndihmë apo këshillim. Në këtë pikë është e nevojshme të kërkohet ndihmë profesionale.

Varësia nga bixhozi, është problem aktual në vendin tonë. Ditët e fundit, media ka përcjellë raste të viktimave si pasojë e përfshirjes së tyre në lojëra fati, zhytjes së tyre në borxhe e për pasojë në rrethin vicioz të depresionit e kumarit. Viktimat kanë patur fund tragjik përmes vetëvrasjes e lënie pas të familjes në gjendje shoku. Nuk jam e sigurt nëse kanë patur dijeni familjarët për problemin apo jo, si dhe dyshoj gjithashtu që për këtë problem personat të kishin marrë trajtim. Ende në vendin tonë, probemet psikologjike apo psikiatrike mbrohen e fshihen me forcë si në planin individual ashtu edhe familjar e shoqëror. Për këtë arsye e shoh të arsyeshme e me vend, trajtimin e problemit në masë të gjerë si në media, shkollë e familje. Madje do të sygjeroja hartimin e politikave e programeve kombëtare të trajtimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, Mirëqënies Sociale apo edhe të Arsimit, në mënyrë që të edukohet brezi i ri, e të reduktohet fenomeni përmes parandalimit.

*’Jeta Shkurti është Psikologe

jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite i udhëhequr nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Miqësisë, Arabi Saudite – Kosovë Dr. Abdullah Hamoud Al Harbi. Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Arabisë Saudite dhe shprehu rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka shënuar përparime të theksuara në konsolidimin e shtetësisë dhe krijimin e shtetit ligjor gjithëpërfshirës. Kosova si demokracia parlamentare është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe për institucionet e saj është me rëndësi konsolidimi ndërkombëtar dhe anëtarësimi në OKB, BE dhe në NATO, tha ajo, e cituar në komunikatën e dërguar.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Miqësisë, Arabi Saudite – Kosovë  Dr.Abdullah Hamoud Al Harbi, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e Arabisë Saudite  për të thelluar bashkëpunimin me Institucionet e Kosovës.

Një stuhi në Jammu, në Indi

Një stuhi në Jammu, në Indi. (Channi Anand, Ap/Lapresse)
Një stuhi në Jammu, në Indi. (Channi Anand, Ap/Lapresse)
Një stuhi në Jammu, në Indi. (Channi Anand, Ap/Lapresse)

Raunig: Thelbësor një kuadër rajonal migrimi

ambasadori i ri OSBEOSBE ofron mbështetjen e saj në zhvillimin e mëtejshëm të strategjisë së sigurisë së kufijve, harmonizimin e legjislacionit dhe ngritjen e kapaciteteve, deklaroi sot ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig.

Duke marrë fjalën në konferencën ku u prezantua “strategjia e menazhimit të integruar të kufijve, 2014-2020″ ambasadori Raunig, vlerësoi progresin e autoriteteve shqiptare dhe bashkëpunimin e tyre me komunitetin ndërkombëtar në sigurinë e kufijve.
Ambasadori theksoi rëndësinë e rajonit tonë në lëvizjen e njerëzve, nga jashtë brenda kontinentit europian apo në gjithë kontinentin. “Ky rajon ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces. Dhe çështja duhet të adresohet nga këndvështrimi i gjithë rajonit. Lëvizja e qytetarëve të vendeve të treta nëpër rajon nuk mund të jetë çështje paragjykimesh lokale. Një kuadër rajonal migrimi është thelbësor dhe kjo frymë duhet të vazhdojë që t’i japë formë punës”, nënvizoi ambasadori i OSBE-së në konferencën e sotme.
Raunig nënvizoi se kufijtë janë fokusi i marrëdhënieve midis shteteve, për shkak të pozicionit strategjik të këtij rajoni, kufijtë rregullojnë lëvizjen e njerëzve në gjithë Evropën.
“Një strategji kufijsh nuk ka të bëjë vetëm me menaxhimin e pikave të kontrollit, por dhe me menaxhimin e rrymave ekonomike dhe të sigurisë së një rajoni, të një kontinenti. Një strategji e tillë synon ruajtjen e sigurisë, duke mundësuar në të njëjtën kohë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve që sjell zhvillim ekonomik. Siguria moderne e kufijve ka të bëjë në thelb me garantimin e lirive, si është liria e lëvizjes, që i ka sjellë kaq shumë përfitime hapësirës evropiane”, tha ambasadori i OSBE-së.

Tetë vite pa këpucë

pa kepuce3Ai bën një jetë normale. Shkon në punë, shëtitje, del me shokët, por ajo që e bën të veçantë këtë burrë është fakti se ai ka 8 vjet që nuk vesh këpucë. Kjo sipas tij është mënyrë jetesë dhe ky vendimi  ka ardhur në mënyrë të rastësishme.

Shikoni fotot!

pa kepuce1