Zv.Ambasadori amerikan provon makinat që iu dhuruan Shqipërisë

ambasadori iZëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Henry Jardine ka provuar makinat që iu dhuruan Policisë së Shtetit Shqiptar nga Zyra për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve.

Jardine përgëzoi Shqipërinë për punën e deritanishme në sigurimin e kufijve dhe e konsideroi këtë dhuratë, si një provë të mëtejshme të vendosmërisë për të ndihmuar Shqipërinë në arritjen e synimeve evropiane; ai shprehu mbështetjen e mëtejshme të ambasadës për Policinë Kufitare në parandalimin e trafiqeve të paligjshme.

 

SHBA i ka dhuruar Policisë Kufitare, tre automjete për patrullim dhe pajisje të tjera për shërbimet e saj me një vlerë prej 54 mijë dollarësh.

 

Shtyhet votimi për ngritjen e Komisionit Hetimor për Administratën

parlamentiNë përfundim të seancës së sotme parlamentare, në Kuvendin e Shqipërisë, është shtyrë vendimi për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore.

Ndërkohë është miratuar me 72 vota pro raporti i Komisionit për Lëvizjet në Polici. Gjithashtu është miratuar me 72 vota vlerësimi i punës së institucionit të Avokatit të Popullit. Me 72 vota është miratuar dhe projektligji për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Mbyllet greva e të larguarve nga administrata

grevaTë larguarit nga administrata i kanë dhënë fund grevës së urisë në ditën e 15 të saj.

Nertila Qafzezi, kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata në një komunikim për mediat ku ka bërë me dije lajmin për mbylljen e kësaj greve, deklaroi se greva shërbeu për të sensibilizuar opinion publik në vend dhe atë ndërkombëtar, edhe pse mungoi vullneti i qeverisë për të dialoguar. Sipas saj, shkak i nderprerjes se greves eshte bere gjendja e renduar shendetesore e grevisteve si dhe mbeshtetja qe kane marre nga komisioneri per zgjerimin ne  BE, Stefan Fyle.

F.T: Statusi po, por në BE jo para 2021-shit

Edi-Rama-Stefan-FuleBE është drejtë pranimit për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, një lëvizje kjo që pritet të kundërshtojë partitë populiste në BE, të cilat morën shumë vota në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Evropian.

Gjermani, Holanda, Britani dhe Franca kundërshtuan kandidaturën e Shqipërisë, ndërsa vende si Italia dhe Greqia argumentuan se integrimi i vendeve të Ballkanit në BE do të reduktojë konfliktin social dhe politik në rajon.

Vendimi për dhënien e statusin për Shqipërinë, është një test për BE-në pasi partitë populiste dhe ato kryesore janë spektike për aftësinë e BE-së për zgjerim pas pasojave të krizës në eurozonë.

Eurospektikët britanikë të UKIP, e kanë përshkruar kandidaturën e Shqipërisë si “çmenduri të plotë”. Gjithashtu edhe kryeministri, David Cameron dhjetorin e kaluar kërcënoi me veto në procesin e zgjerimit nëse nuk merren masa për ndalimin e emigrimit masiv.

Zyrtarë të BE-së thonë se, Britania, Gjermani dhe Holanda kanë zbutur kundërshtinë për kandidaturën e Shqipërisë. Pavarësisht statusit që pritet të pranohet, ata do të paralajmërojnë se rruga e Shqipërisë për anëtarësimin në BE do të jetë e gjatë dhe e vështirë, pasi nuk priten anëtarësime të reja deri në vitin 2021.

Goro: Himara bashki më vete

gjergji goroHimariotët por edhe vetë kryetari i Bashkisë, Gjergji Goro është pro variantit të dytë: Himara të jetë një njësi vendore dhe të përcaktohet si bashki së bashku me Vranishtin dhe Lukovën.

Në një intervistë telefonike dhënë paraditen e 2 qershorit, gazetarit Patrik Sadikaj në televizionon Ora News , kryetari i bashkisë së Himarës Gjergji Goro thotë se është pro variantit të dytë, atë që Shqipëria të ketë 47 njësi vendore.

“Jemi pro variantit të dytë që bashkia e Himarës të jetë njësi ku ajo vetë të vendosë për veten. Bashkia e Himarës duhet të jetë njësi vendore sepse është një nga zonat më të rëndëishme të Shqipërisë. Është e domosdoshme të zjerohet më shumë sepse edhe turizmi do të ketë një qëndrim të zhvillueshëm. Sa më e madhe të jetë një njësi vendore aq më shumë kapacitete ka për ta zhvilluar atë.  Jemi për variantin me 47 njësi vendore.  Pra bashkia e Himarës të jetë njësi më vete, ku ajo vetë të vendosë për veten.” tha Goro në lidhje telefonike.

Çdo reagim kundër zgjerimit të Himarës ka interesa vetjake 

Goro shprehet kundër qëndrimit të Omonias, e cila pretendon se nëse bashkohet Himara me Lukovën e Vranishtin shkelen interesat e minoritetit grek.

“Nuk shkelet asnjë e drejtë e njeriut. Bashkia e Himarës ka qenë është dhe do të jetë bashki shqiptare e integruar e cila duhet të japë tonin e zhvillimit në vitet që do të vijnë. Ne nuk ndryshojmë asgjë thjeshtë zgjerojmë kufijtë në mënyrë që të zhvillohet. Cdo reagim tjetër është interes personal dhe politik vetjak. Koha do ta tregojë që ishte gjëja më e mirë që Bashkia e Himarës u zgjerua. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe shumë shpejt do të binden se Himara duhet të zgjerohet të jetë bashki”

Himara mirepret turistët, askush të mos ndërtojë pa leje. Do i prishim 

Goro tha se Himara ishte bërë gati për të pritur turistët edhe për këtë sezon turistik.

Të gjithë ata që do të vizitojnë Himarën do të gjejnë një vend më të pastër, pa probleme me furnizimin me energji elektrike si dhe me një sërë aktivitetesh artistike.
Goro përcolli dhe një apel për ata që kërkojnë të ngrenë ndërtime pa leje.
Do të ndërhyjmë.

I bëj thirrje të mos ndërtojnë pa leje sepse prishin imazhin. Nuk duhet të prishim më Himarën, të ndalojmë aty dhe ta rregullojmë. Hirama e fshatrat e saj karakterisitikë t’i kthejmë atje ku kanë qenë para se të ishin bërë këto ndërtimet e shëmtuara. T’i kthjemë në fshatra turistikë e karakterisitkë. Ku do të ketë ndërtime pa leje do të ndërhyjmë. Nuk do të lejojmë asnjë të bëjë ndërtim pa leje.

*Ora News

Gjermania nuk grumbullon Shkodran Mustafin

shkodran mustafiJoachim Low, pas barazimit befasues ndaj Kamerunit, ka publikuar listën përfundimtare të lojtarëve që do të përfaqësojnë Gjermaninë në Botërorin e Brazilit dhe në këtë listë nuk figuron Shkodran Mustafi, shqiptari i Maqedonisë që luan për Sampdorian në Itali. 

Skartimet e tjera të trajnerit Low janë mbrojtësi Marcel Schmelzer (për arsye dëmtimi) dhe sulmuesi Kevin Volland. Mosgrumbullimi i këtij të fundit ka habitur tifozët gjermanë pasi pa të skuadra ka në dispozicion vetëm një sulmues qendre, dhe ai në formë jo të mirë (Miroslav Klose).

Kjo është lista përfundimtare e Gjermanisë për “Brazil 2014”:

Portierë: Manuel Neuer (Bayern), Roman Weidenfeller (Dortmund) dhe Ron-Robert Zieler (Hannover)

Mbrojtës: Philipp Lahm (Bayern), Jerome 

Boateng (Bayern), Erik Durm (Dortmund), Benedikt Howedes (Schalke 04), Mats Hummels (Dortmund), Matthias Ginter (Friburgo) dhe Per Mertesacker (Arsenal)

Mesfushorë: Sami Khedira (Real Madrid), Bastian Schweinsteiger (Bayern), Kevin Grosskreutz (Dortmund), Julian Draxler (Schalke 04), Mario Gotze (Bayern), Toni Kroos (Bayern), Thomas Muller (Bayern), Mesut Özil (Arsenal) dhe Christoph Kramer (Borussia Mönchengladbach)

Sulmues: Miroslav Klose (Lazio), Lukas Podolski (Arsenal), André Schürrle (Chelsea) dhe Marco Reus (Dortmund).

Presidenti sirian Bashar al Assad me gruan Asma duke votuar

Presidenti sirian Bashar al Assad me gruan Asma duke votuar në Damask. (Afp)
Presidenti sirian Bashar al Assad me gruan  Asma duke votuar në Damask. (Afp)
Presidenti sirian Bashar al Assad me gruan Asma duke votuar në Damask. (Afp)

Eurostat, ulet numri i të papunëve

BE.1Për muajin prill është regjistruar një rënie e papunësisë në 11,7 për qind kundrejt 11,8 për qind në mars, sipas shifrave të publikuara sot nga zyra evropiane e statistikave, Eurostat.
Eurozona numëronte në muajin prill 18 751 milion të papunë, rreth 76 milionë më pak se sa në mars dhe 487 mijë më pak se sa në muajin prill të vitit 2013. niveli i papunësisë në atë kohë ishte 12 për qind në zonën euro.
Papunësia e të rinjve ka rënë gjithashtu, niveli i tij ka lëizur nga 23,6 për qind në mars në 23,5 për qind në prill. Brenda një viti, nga prilli 2013 deri në prill 2014, numri i të rinjve të papunëve ka rënë me 202 mijë persona në zonën euro.
Në një vit, uljet më të forta të papunësisë kanë prekur Portugalinë, ku niveli ka kaluar nga 17,3 për qind në 14,6 për qind dhe Irlandën nga 13,7 për qin në 11,9 për qind. Ndërsa rritjet më të forta të papunësisë kanë prekur Qipron, nga 15,6 për qind në 16,4 për qind dhe Holandën nga 6,5 për qind në 7,2 për qind.
Në të gjithë Be-në, papunësia prekte 25,471 milionë persona në muajin prill, ose një nivel prej 10,4 për qind kundrejt 10,5 për qind në mars. Për një muaj, numri i të papunëve ka rënë me 151 mijë në të 28 vendet anëtare, ndërsa në një vit ka rënë me 1,167 milionë.

Molla, fruti i shëndetit

molleMolla është një frut që forcon shëndetin dhe zgjat jetën në sajë të përbërësve shumë të vlefshëm që përmban. Jo më kot thonë: “Një mollë në ditë mban mjekun larg nesh “Të kuqe, të verdha, jeshile, të ëmbla apo të ithëta, por mbi të gjitha të bukura dhe shumë të shëndetshme. Të pranishme në çdo stinë dhe plot cilësi. Nuk thonë kot se “një mollë në ditë mban mjekun larg nesh”. Për mjekët dhe dietologët duhet të jenë të pandashme nga tavolina, ndërsa çdo ditë specialistët e ushqimit dhe kërkuesit arrijnë t’i atribuojnë nga një cilësi. Plot histori, legjenda dhe simbolizma, molla është frut me origjinë nga vendet e Azisë Qendrore dhe Perëndimore. Egjiptianët e vjetër dhe romakët e çmonin shumë dhe ishin pikërisht këta të fundit që e çuan atë edhe në Britaninë e Madhe.Ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse, ndërsa janë një thesar i vërtetë proteinash, sasie të madhe uji, sheqernash të llojeve të ndryshme si fruktozë, glukozë, sakarozë, kripërash minerale, kaliumi, fosfori, kalciumi, magnezi, hekuri, jodi, zinku dhe silici, vitaminash C, PP, B1, B2, A dhe acidi malik.Konsiderohet si fruti që u jep energji indeve dhe ndihmon për të mbajtur fizikun në formë të mirë, pasi është shumë i pasur me fibra që ndihmojnë për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolit në gjak. Për këtë mjafton të mendosh se një mollë e vetme në ditë siguron 20 për qind të fibrave për të cilat kemi nevojë çdo ditë për të qenë mirë.Është fruti më i dashur për diabetikët, ndërsa na ndihmon të largojmë stresin kur jemi të lodhur. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin, falë prezencës
së madhe të antioksiduesve. Por virtytet e saj nuk mbarojnë këtu. Për shkak të cilësive ka filluar të përdoret gjerësisht në produktet kozmetike, duke garantuar vetëm kujdes dhe mbrojtje për lëkurën. Po ti shohësh të gjithë me kujdes, atëherë del se shprehja “një mollë në ditë e mban mjekun larg nesh” është plotësisht e vërtetë. Sa me fat jemi që këtë mrekulli të vogël mund ta gjejmë në çdo stinë të vitit! Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike

Frytet e mollës së butë përdoren të freskëta, të thata, konservohen në gjendje të freskët, përpunohen në komposto, marmelatë, reçel, lëng molle, uthull, si dhe një lloj pije e këndshme joalkoolike me emrin Sidro. Frutat përmbajnë rreth 15% sheqerna, acide organike e sidomos acid malik. Janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë.

Molla si fryt ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar kollën, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vetë mushkërive. Mollët rekomandohen të përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi. Ato përdoren me efekt kundër reumatizmave, artritizmit dhe kundër gurëve. Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë.
2 milionë
Tonelatë prodhohen gjatë një viti në vendet ku kultivohet20 kg
Është konsumi për person i mollëve gjatë një viti7000
Janë varietetet ekzistuese të mollëve

GOLDEN DELICIOUS
Me origjinë amerikane, përfaqëson thuajse gjysmën e prodhimit evropian. E verdhë, e madhe dhe me lëkurë të hollë, përmban sasi të madhe sheqeri dhe mund të konservohet për një kohë të gjatë PINK LADY
Me përmbajtje të ulët sheqeri, e kuqe e hapur dhe pak e ithët, është një shartim mes llojeve Lady William dhe Golden Delicious. Ky varietet zakonisht piqet në fund të tetorit GALA
“E lindur” në Zelandën e Re, ka formë paksa të zgjatur dhe ngjyrë të kuqe. Renditet me varietete të hershme, pasi piqet në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit ELSTAR
Aromatike dhe me shumë lëng, por jo shumë e ëmbël. Është një varietet i përftuar nga Golden Delicious dhe Ingrid Marie në vitin 1955. Piqet në fund të gushtit dhe reziston deri në fund të shkurtit GRANNY SMITH
Molla jeshile e ka origjinën nga Australia. Maria Ann Smith e zbuloi në vitin 1896 në
kopshtin e tyre në Sydney dhe ia dedikoi nënës. Ka një përqindje shumë të vogël sheqeri dhe piqet në fillim të tetorit

STARK DELICIOUS
Ka formë të zgjatur, shije të ëmbël, pak aciditet dhe shumë lëng. Ka ngjyrë të kuqe të ndezur. Konservohet gjatë, nga 4 deri në tetë muaj. JONAGOLD
E ëmbël, shumë aromatike dhe jo me shumë lëng. Është një varietet i përftuar nga kryqëzimi mes Golden Delicious dhe Jonathan në vitin 1953. Piqet në mes të shtatorit KANADEZE
E njohur që nga vitet 700, preferon klimën e ashpër. Është shumë aromatike dhe ndër më të dashurat për kuzhinierët dhe pastiçierët. Është përbërësi kryesor për strudelet .

Rama: Marrëveshje me Google për dixhitalizimin e sistemit arsimor

googlePërveç unifikimit, Kryeministri Edi Rama premtoi zgjerimin në hapësira dhe kapacitet për të njohur dhe integruar më shpejt atë që na sjell sot bota e dijes dhe e teknologjisë së re.

Për dixhitalizimin e sistemit arsimor, shefi i qeverisë shqiptar bëri të ditur sot nënshkrimin e marrëveshjes me Google.

“Ne jemi duke hedhur një hap strategjik shumë të rëndësishëm për të cilin jemi zotuar për të kaluar në një shhkollë tërësisht inovative dhe për të kapërcuar barrierat e varfërisë, gjeografisë, mungesës së infrastrukturës fizike të shkollave dhe për të garantuar çdo fëmijë pavarësisht se ku gjendet të ketë në tabletin e vet gjithçka që i duhet për të mësuar cilësisht. Dhe këtë, do ta shtrijmë në të gjithë hapësirën tonë kombëtare dhe ta bëjmë pjesë të këtij unifikimi historik”, tha Rama në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes në fushën e arsimit mes dy ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama deklaroi se “në ditët në vijim do të përfundojmë një marrëveshje me Google dhe do të jetë Googe që do të marrë përsipër shtrimin e të gjithë autostradës dixhitale të sistemit tonë arsimor”.

Ai shprehu bindjen se duke pasur një ndërtues kaq globalisht të famshëm dhe të sigurtë, ne do mund të ecim më shpejtë se e kemi parashikur në rrugën e një rilindje të madhe kombëtare për arsimin dhe për Gjuhën shqipe në të dy anët e kufirit.

“Sot bashkohemi në rrugën e madhe të gjeneratës tjetër duke bërë të mundur që gjenerata e tjetër të marrë dije në të gjitha burimet dhe të bashkuar të unifikohet i gjithë sistemi global dhe europian i dijes”, përfundoi Kryeministri Rama.