PDK e LDK në hapa të mëtejshëm të finalizimit të marrëveshjes

kosova_flag_1Në Kosovë paralajmërohen hapa të mëtejshëm të finalizimit të marrëveshjes nga PDK dhe LDK, pas pajtimit në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak në mbrëmjen e 19 nëntorit, pikërisht para një jave, në takimin e parë të liderëve Hashim Thaçi e Isa Mustafa, i cili u zhvillua te Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.
“Grupi parlamentar i PDK-së e mbështet fuqishëm këtë marrëveshje, kështu që tashmë do të vazhdojmë me hapat e mëtejshëm të finalizimit të marrëveshjes”, ka deklaruar Thaçi pas takimit të djeshëm me deputetët nga partia që drejton.
Thaçi dhe Mustafa në takimin e dytë në 23 nëntor, paralajmëronin se “brenda javës do të saktësohet edhe data e vazhdimit të seancës për zgjedhjen e organeve udhëheqëse të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë”.
Ndërsa, në 25 nëntor liderët e PDK-së dhe LDK-së, në takimin e tretë – të dytin te Presidenta e Republikës, e cila “i inkurajoi që përbrenda këtij muaji të krijojnë institucionet”, e njoftun se “subjektet e tyre politike dhe grupet punuese për harmonizimin e koalicionit bashkëqeverisës do të jenë të gatshme të ftojnë seancën e Kuvendit të Kosovës për t’i zgjedhur organet e këtij institucioni dhe votuar Qeverinë dhe programin e saj qeveritar në 8 dhjetor 2014″.
Në 8 dhjetor mbushen plot gjashtë muaj nga dita e zgjedhjeve parlamentare të parakohëshme të 8 qershorit në Kosovë.
Pas finalizimit të marrëveshjes PDK-LDK, me dakordimin e subjekteve parlamentare, deputetja më e vjetër, Flora Brovina, si kryesuese, do të njoftojë zyrtarisht datën e rivazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, që ka nisur në 17 korrik e ka pasur dy ndërprerje e një shtyrje.
Ndërkohë, liderët e PDK-së e LDK-së, Thaçi e Mustafa, kanë takuar përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare të komuniteteve pakicë, me të cilët kanë biseduar për marrëveshjen e arritur për ndërtimin e institucioneve dhe sipas deklaratave nuk kanë biseduar ende për ndarjen e posteve për përfaqësimin e pakicave në qeveri, që e kanë të garantuar me Kushtetutë me të drejta të plota dhe afirmative.
Edhe pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar të përbashkët nga dy partitë e mëdha të koalicionit më të ri qeverisës se kush do jetë kryeministri e cilët ministrat në qeverinë e re të Kosovës, media në Prishtinë jep emra të ndryshëm e versione të ndryshme, të pakonfirmuara.
Sipas shtypit të sotëm kosovar, “figura të reja pritet ta përbëjnë kabinetin e ardhshëm qeverisës të udhëhequr nga Isa Mustafa”.
“Përflitet se nga Lidhja Demokratike e Kosovës ministër i Financave dotë jetë Avdullah Hoti, ndërkaq Teuta Sahatçiu si ministre e Shëndetësisë, Kujtim Shala ministër i Arsimit, ndërkaq Valon Murtezai ministër i Punëve të Jashtme. Edhe brenda PDK-së tashmë kanë filluar të lakohen emrat e atyre që do të vihen në krye të dikastereve qeveritare, edhe pse Hashim Thaçi është duke e filtruar listën. Përflitet se nga ministrat e ardhshëm të kabinetit të Mustafës do të jenë sërish Agim Çeku, Edita Tahiri, Memli Krasniqi e Enver Hoxhaj…etj.”, sipas një gazete në Prishtinë. Një tjetër gazetë po sot shkruan se, “emrat që përmenden nga burime për ministra janë: Teuta Sahatqija, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Bajram Gecaj, Skender Hyseni, Ismet Beqiri, Sali Morina”. Të tjera meda kanë përmendur edhe emra tjerë.
“Betaja për ministritë shtyn seancën e Kuvendit për dy javë”, është një nga titujt në ballinat e gazetave të sotme të Kosovës.
Edhe media në Serbi raporton rreth zhvillimeve në krijimin e insititucioneve të zgjedhjeve në Kosovë. Mbrëmë një media serbe raportonte nga Prishtina se, “siç merrte vesh, mes deputetëve të Kuvendit kosovar, nga gjithësej 30 deputetë të partisë së Mustafës, deri sonte janë 12 që kanë shfaqur pakënaqësi për formimin e koalicionit me partinë e Thaçit”.
Ndërsa duke iu referuar “medias së Prishtinës”, raportonte se, “deputetët e LDK-së Vjosa Osmani, Alma Lama, Kujtim Shala, Adem Salihaj e Doruntina Maloku publikisht kanë deklaruar se në Kuvend nuk do të votojnë për koalicionin PDK-LDK”.

Basha: ‘Ditë Falenderimi’ për autoktonët e Tiranës

bashaKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 102 vjetori të shpalljes së pavarësisë së Tiranës.

Në fjalën e tij, Kreu i Bashkisë Basha në emër të qytetarëve të Tiranës, shprehu mirënjohjen për kurajon e patriotëve që ngritën flamurin kombëtar 26 nëntorin e 1912.

Basha, tha se “ditët e nëntorit 1912, ishin mbushura me ngjarje të tilla dramatike shpesh- herë tragjike për qytetarët e Tiranës, për partiotët shqiptar dhe gjithë Kombin tonë. Por duhej një vizion,një kurajo, duhej një bindje e thellë një shpresë e madhe që ajo që vlonte në vatrat e familjeve shqiptare dhe patriotike, fisnikërisë së Tiranës, të dyerve të mëdha dhe dyerve pa përjashtim të këtij qyteti, që të kururzonin me sukses edhe në valën e frikës dhe terrorit, aktin e ngritjes së flamurit në Tiranë”.

“Sot në përkujtojmë dhe nderojmë këtë ditë, duke u përulur me respektin më të thellë ndaj atorëve, ndaj baballarëve të këtij akti të madh që i parapriu shpalljes së Tiranës Kryeqytet në kongresin e Lushnjes”, tha Basha.

Basha duke folur në këtë cermoni nderimi u zotua se  sfidat tona të sotme dhe të nesërmë do t’i përballojmë me sukses në shërbim të këti qytetit e për qytetarët e saj mbi të gjitha dhe para të gjithash. Në këtë mënyrë duke bashkuar energjinë pozitive të shpirtit të Tiranës dhe tiranasve do të dimë të kalojmë çdo pengesë, bllokat dhe bllokim për të çuar përpara ëndrrën e shpalljes së pavarësisë në Tiranë, Vlorë dhe gjithë Shqipërinë për një Shqipëri evropiane.

“Sot këtë realitet shqiptarët e përshkruajn si të zymtë, por ju siguroj se frymëzimi që morim nga kjo ngjarje do na bëjë për të besuar tek e mira tek njeri- tjetri, tek kundërshtari politik për të na bashkuar të gjithë rreth idealit të Shqipërisë evropiane”, u shpreh Basha .

Po ashtu, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Basha ka bërë dy poropozime konkrete, duke njoftuar se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak në mbledhjen e ardhshme, miratimin e Ditës së Falenderimeve për komunitetin atoktonas tiranas, për këta njerëz të dyerve më të mëdha sa vetë porta e lartë jo nga dimensioni, por nga mikpritja, bujaria dhe fisnikëria që bënë të munduar kthimin e këtij qyteti në një vend pritës për patriotët e tyre nga e gjithë Shqipëria të përndjekur nga shovinistët, nga fqinjët me synime grabitqare për trojet shqiptare dhe po kështu nismën për krijimin e komisionit për emërtimin e rrugve të Tiranës me qëllim që këta patriotë të kenë vendin që meritojnë”.

“Gëzuar 26 nëntorin ditën e ngritjes së flamurit komtarë këtu në tiranë”, ka përfunduar Basha

Humbin dy fëmijë nga Shtëpia e Fëmijës Shkodër

femije qe luajnePolicia e Shkodrës ka nisur hetimin për humbjen e dy fëmijëve në shtëpinë e fëmijës të qytetit të Shkodrës.Burime nga Policia e Qytetit veriperëndimor bëjnë të ditur se gjatë ditës së martë, një prej kujdestarëve të shtëpisë së fëmijës, me iniciale S.M, të moshës 35-vjeçare ka raportuar në Polici humbjen e dy fëmijëve, që sipas policisë, janë larguar rreth orës 12.45 dhe nuk janë kthyer më në Shtëpine e Fëmijës Shkollore dy shtetase, si : Sh. H., vjeç 13 dhe M. Q., vjeç 11.

Po punohet për gjetjen e tyre.

Një vit pa Sokolin

sokol-olldashi“Me Sokolin” kështu kanë zgjedhur ta kujtojnë, djalin bashkëshortin, babain, mikun, ish-deputetin, kolegun Sokol Olldashin në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta. Një përshëndetje me zërin e Sokol Olldashit, një këngë kushtuar atij me tekst të deputetëve, Astrit Patozi dhe Florian Mimës, copëza nga fjalimet e tij e sollën më gjallë kujtimin e ish-deputetit dhe ish-gazetarit Sokol Olldashi në këtë ceremoni të posaçme.

E mes këtyre kujtimeve që sollën emocion, lot, mall dhe trishtim për humbjen e tij miku i tij i ngushtë Astrit Patozi u shpreh se Olldashi i mungon jo vetëm opozitës por edhe qeverisë ndërsa theksoi se modeli që la pas Olldashi duhet të ndiqet.

Ajo qe shikohej me nje optike te thjeshte ne kete ceremoni, ishte mungesa e kryetarit te Partise Demokratike Lulzim Basha dhe e ish-kryeministrit Berisha dhe ish-kryeparlamentares Topalli. Në këtë ceremoni ishin demokratët e tjerë Oerd Bylykbashi, Shaban Memia, Majlinda Bregu, Mesila Doda, Eduard Halimi, Aldo Bumçi, Gjergj Lezhja , Ridvan Bode, Dashamir Tahiri, Igli Cara, Keltis Kruja, si dhe ambasadori Aleksandër Arvizu dhe analisti Lorenc Vangjeli.

Moderimin e ceremonisë e bëri deputetja e PD dhe mikja e tij Majlinda Bregu.
– See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/sot-1-vit-nga-vdekja-e-olldashit-organizohet-ceremoni-p-rkujtimore-253908.html#sthash.dCdS4oX2.dpuf

PD: Buxheti 2015 ndëshkon të varfërit,

pd2Deputetët demokratë të Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, zhvilluan sot nje  takim me banorët e Cërrikut në qarkun e Elbasanit. Deputetë e PD-së akuzuan qeverisë në lidhje me heqjen nga lista e ndihmës ekonomike në bllok, lënien në mëshirë të fatit te qindra banorëve, shtrenjtimin e energjisë, papunësine e me shumë se 40 për qind te popullsise dhe ftuan banorët t’i bashkohen protestës së 22 nentorit.

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Sociale, Albana Vokshi, theksoi se buxheti 2015 është një terr i plotë transparence. “Ngrejnë taksat dhe akcizat për të rritur shpenzimet e luksit, mirëqënies, dietave dhe zyrave të tyre. Rritje taksash në kurrizin e lodhur të qytetarëve dhe biznesit, asnjë investim në rrugë, qendra shëndetësore apo shkolla, asnjë fond mbështetje për punishtet fasone, si rrjedhojë zero punësim dhe asnjë fond  në bujqësi. Në këtë buxhet thonë se do rrisin shpenzimet po për kë? Protesta dhe vetëm protesta do shkundë qeverinë e Ramës e të drejtoje syte nga ju’’, tha Vokshi.
Deputetja Jorida Tabaku tha se “kjo është e vetmja qeveri në historinë e demokracisë që ka humbur moralin që në ditët e para të qeverisjes”. Ajo tha se qeveria dhe mazhoranca nuk mendojne për shqiptarët, për njerëzit në nevojë, por vetëm për interesat e tyre”.

Ndërsa, deputetët Arben Imami dhe Adrian Turku thanë se “ky buxhet thellon krizën dhe redukton fondin e asistencës në minimum”. Deputetët e Partia Demokratike kanë ftuan qytetarët të jenë pjesëmarrësit në protestën e 22 nëntorit.

Për 2015-tën jepen 250 milion lekë për industrinë fasone

fasonePas paketës së masave që mbështesin industrinë  fasone, Këshilli i Ministrave vendosi dje institucionalizimin e krijimit të fondit në mbështetje të industrisë fasone, si fond buxhetor më vete, me synim rritjen e punësimit në këtë degë të ekonomisë dhe zhvillimit të kompetencave profesionale të punonjësve, beri te ditur sot ne nje deklarate per mediat zv/ministrja e Mireqenies Sociale dhe Rinise, Gentiana Sula.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në proceset e zgjerimit të prodhimit të tyre, ata do të kenë mundësi të punësojnë punonjës të rinj që do t’i kualifikojnë me kosto zero. Po ashtu, do të përfitojnë personel më të aftësuar.

Pra, qytetarët e papunë do të përfitojnë nga programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit me praktika pune të pagueshme. Aplikimet do të fillojnë nga janari i vitit 2015 dhe ky fond do të mbështesë punëdhënësit e industrisë fasone për nxitjen e punësimit, zhvillimin e aftësive të fuqisë punëtore për këtë industri, si dhe forma të tjera të miratuara nga Këshilli i Ministrave.

Nxënësit e mësuesit e katër shkollave të mesme profesionale me profil konfeksione, që do të jenë përfituese të investimeve në baza prodhuese këtë vit. Po ashtu dhe për kursantët e qendrës së formimit profesional numër 4, e cila do të pajiset me një bazë moderne prodhuese të plotë. Fondi në mbështetje të industrisë fasone, përveç buxhetit të shtetit, mund të ketë si burim financimi edhe donatorë apo institucione financiare.

Michael Schumacher, i paralizuar dhe me probleme memorie

schumaker“Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher është i paralizuar, qëndron në karrige me rrota, nuk mund të flasë dhe ka probleme me memorien”.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për një radion franceze ‘Europe 1’, Philippe Streiff, ish-pilot i Formula 1 dhe mik i Schumacher, i cili gjithashtu është në karrige me rrota që pas një aksidenti në pistë të ndodhur në vitin 1989.

Streiff ka thënë gjithashtu se 45 vjeçari, 7 herë kampion bote në Formula 1 komunikon vetëm me anë të syve me bashkëshorten dhe zëdhënësin e tij të shtypit.

Informacionet mbi gjendjen aktuale të Shumit kanë qenë hermetike, ndërsa shpesh herë familja e kampionit të botës i ka përgënjeshtruar deklaratat e Streiff lidhur me të.

Meta studentëve: Riaktivizimi i ndërtimit, shtysë për rritjen ekonomike

meta studentetKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u takua sot me studentë të Universitetit të Tiranës, për të debatuar lidhur me buxhetin dhe paketën e re fiskale. Pasi ndoqi mendimet e studentëve, kryeparlamentari duke u ndalur tek ekonomia, tha se pas një viti qeverisje për herë të parë ka stabilizim dhe ulje të borxhit.
“Ekonomia jonë ishte drejt greminës në kohën që morëm pushtetin, borxhi po rritej në mënyrë të frikshme, ishte një politikë e gabuar sidomos rritja e shpenzimeve sociale kur ritmi i rritjes ekonomike ishte mjaft i ulët. Për herë të parë kemi stabilizim dhe ulje të borxhit dhe kjo realizohet përmes uljes së parë të deficitit buxhetor”, u shpreh ai.

Më tej, kryeparlamentari vuri në dukje mbështetjen që buxheti i ri do të japë për sektorin e turizmit, ndërsa për sa i takon bujqësisë, Meta tha se ky sektor e meriton mbështetjen që merr nga buxheti dhe do t’ia kthejë këtë vendit.
Gjatë fjalës së tij, ai tha se dhe riaktivizimi i sektorit të ndërtimit do i jepte një shtysë rritjes ekonomike, e cila në 2015 parashikohet të jetë mbi 3%. “Sa më shpejt të rishikohet kufizimi i mundësive për lejimin e ndërtimeve, jo për të vazhduar me shkatërrimin e territorit, por me ndërtime me kriter, aq më shumë do të shtohen shanset për rritje ekonomike”, tha ai.
Meta ftoi studentët ta shikojnë buxhetin jo si buxhetin e qeverisë apo Parlamentit, por si buxhetin e çdo qytetari dhe sipërmarrje në vend. “Të gjithë kemi në dorë të kontribuojnë që të jetë sa më i dobishëm për ne e familjet tona”, u shpreh ai

Martohet në burg vrasësi serial

serial killer martohet1
Charles Manson, i cili u dënua me burgim të përjetshëm, për një serie vrasjesh në vitet gjashtëdhjetë do të martohet në burg. Manson një kriminel i frikshëm mbahet mend veçanërisht për vrasjen e aktores  Sharon Tate. Sipas mediave amerikane ai do të martohet në burg me Elaine Burton (lart majtas), 26 vjeç. Ajo ka filluar ta vizitojë Manson, tani 80 vjeçar, 7 vite më parë, kur ajo u zhvendos në Corcoran pranë burgut ku ai mbahet që nga viti 1989 . Nuk ka ende një datë për martesën, por ajo do të mbahet brenda 90 ditësh nga data në të cilën është dhënë licenca. Më 9 gusht 1969, Manson ka planifikuar dhe kryer një hyrje në vilën e banuar nga Roman Polanski (regjizor) – i cili nuk ka qenë i pranishëm atë natë në banesë. Manson ka vrarë gruan e regjizorit  Sharon Tate, tetë muaj shtatzënë dhe gjithë personat që ndodheshin në vilën Polanski në atë moment.

Dr.Flori, Rama: Lamtumirë miku im gjenial…

dr floriLamtumirë miku im gjenial… Këto fjalë ka zgjedhur kryeministri Edi Rama pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Floran Kondi, i njohur ndryshe si Doktor Flori nga të gjithë shqiptarët.

Kryeministri Rama ka bashkëpunuar me grupin “West Side Family” në kohen kur ka qene ne krye te Bashkise Tirane, me këngën “Tirona” e cila u kthye ne nje hit. Më pas ky bashkëpunim u pasua në vitin 2009 me këngën “Çohu”

Pas këtyre dy bashkëpunimeve me Ramën, vitin e kaluar Dr Flori prezantoi për publikun një këngë që kritikonte kryeministrin Rama, në kohën kur u ngjiz edhe koalicioni PS –LSI, me titullin “Zemerthyer”.

Këngëtari i famshëm shqiptar u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi pësoi takikardi. – See more at: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=253004#sthash.HgEfSQw5.dpuf