Gjatë Festimeve për festën e Shën Johan Vladimirit

Gjatë festës së Shën Johan Vladimirit Foto Oligerta Mehmetaj
Gjatë festës së Shën Johan Vladimirit Foto Oligerta Mehmetaj
Gjatë festës së Shën Johan Vladimirit Foto Oligerta Mehmetaj

Dzanashvili: Nuk kam zhvilluar biznes të dyshimtë në Shqipëri

DZANASHVILI-AMIRAN-655x356Amiran Dzanashvili, biznesmeni i akuzuar nga opozita si financues i fushatës elektorale të Partisë Socialiste në vitin 2013, me para të dyshimta, ka mohuar në një reagim për mediat të gjitha akuzat, duke theksuar se është vetëm një investitor serioz që ka hapur vetëm biznese të ligjshme në vendin tonë.“Jam informuar nga avokati im në Shqipëri, se media po shkruan dhe flet për mua dhe bizneset e mia në shumë raste. Një diskutim negativ ka filluar, ndërsa në mënyrë të padrejtë e të paligjshme akuzohem për sjellje kriminale. Zoti Berisha gjithashtu ka shkruar sot për mua, duke deklaruar në mënyrë të pavërtetë se unë paskam financuar fushatën elektorale të Edi Ramës në vitin 2013’, thekson Dzanashvili në deklaratën e tij.

“Më vjen shumë keq që emri dhe bizneset e mia janë përdorur për qëllime politike gjatë një fushate politike në Shqipëri. Më vjen keq që institucione të pavarura janë përdorur politikisht për të hedhur baltë mbi emrin dhe bizneset e mia. Mund të deklaroj se kam zhvilluar biznes të ligjshëm në Shqipëri. Kam blerë kompaninë “Xhoilloto” me ortakun tim Ofer Nimrodi, dhe kam investuar në biznesin e naftës, tregtisë dhe shitjeve me pakicë në Shqipëri. Kam investuar, por ende nuk ka siguruar të ardhura prej tyre”, thekson Dzanashvili.

 

“Jam takuar me Sali Berishën në Shqipëri dhe në Izrael. Jam takuar me Edi Ramën në Shqipëri dhe Izrael. Jam takuar me Ilir Metën në Shqipëri dhe në Izrael. I kam ndihmuar ata dhe Shqipërinë duke sjellë investitorë të huaj në këtë vend. Unë jam një mik i Shqipërisë dhe një investitor i huaj shumë serioz”.

 

“Është e vërtetë që kam blerë 50% të aksioneve të “Xhoilloto-s” nga Mark Frroku, që personalisht më është dukur një biznesmen normal, kur u takova me të shumë vite më parë. Mark Frrokun s’e kam takuar, apo njohur kurrë më parë dhe nuk di asgjë lidhur me jetën, apo aktivitetin e tij kriminal në të shkuarën. Unë s’kam bërë kurrë biznes me të, përveçse kam blerë aksionet e tij në një kompani shqiptare, ku kam investuar. Mark Frroku nuk është as miku im dhe as ortak në ndonjë biznes”, shprehet Dzanashvili.

 

“Do çoj në gjykatë çdo politikan, apo media, që në mënyrë të paligjshme do më sulmojë mua dhe bizneset e mia. Këto sulme janë të turpshme dhe të dëmshme për mua, por edhe për Shqipërinë. Ju s’mund të përparoni pa investimet e huaja, por duhet të mësoni të respektoni investitorët e huaj. Sot unë jam në Londër, duke biseduar me një biznesmen shumë të respektuar për hapjen e një universiteti privat dhe prestigjioz në Tiranë., ka pohuar biznesmeni Amiran Dzanashvili.

 

 

Rama: Modernizimi i shërbimeve publike zgjidh problemet me korrupsionin

Rama-1-photo-jutta-benzenbergIMG_1645Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se projekti për “Shërbimet publike me në qendër qytetarin” do të transformojë rrënjësisht shërbimin ndaj qytetarëve, duke zgjidhur përfundimisht dhe plagën e thellë të korrupsionit në këtë fushë.

Gjatë diskutimit në parlament të marrëveshjes ndërmjet palë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për paradhënie për përgatitjen e projektit “Shërbime publike me në qendër qytetarin”, kryeministri tha se kjo do i hapë rrugën një reforme transformuese, që do e ndajë Shqipërinë nga një epokë e gjatë dhe cfilitëse për qytetarët, që marrin shërbime publike.

“Jam krenar, tha Rama, që ia arritëm në një kohë të shkurtër, por me një propozim bindës të përfshijmë dhe BE-në në draftin e një projekti inovativ që adreson në mënyrë përfundimtare çështjen shumë të rëndësishme dhe plagën e madhe të korrupsionit në shërbimet publike”.

 

9 vjet burg për Liza Tabakun, shpërdoroi detyrën

burguGjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Lushnjes për shpalljen fajtore dhe ka dënuar me 9 vite burg ish-drejtoreshën Arsimore në këtë qytet, e akuzuar për veprat penale; “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanat rënduese ”më shumë se një herë” dhe ”Duke shpërdoruar funksionin publik”.

Po ashtu, Gjykata ka dënuar edhe djalin e saj, shtetasin Xhonluko Tabaku, me 3 vjet burg, i akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanën rënduese ”më shumë se një herë”.

Ndërsa shtetasi Rigert Zeneli është dënuar me 1 vit burg, po për akuzën e “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohet se merrin para nga mësues të ndryshëm në zonën e Lushnjes, në këmbim të emërimit, transferimit apo moslëvizjes nga vendi i punës.

Gjykata ka dhënë vendimin pak ditë më parë, ndërkohë që është bere publik  vetem sot. Ndërkohë që hetimi dhe gjykimi për këta persona është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Procedura është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pasi të pandehurit pranuan aktet në gjendjen që ishin në dosjen hetimore të Prokurorisë së Lushnjes.

BB, 2 2 milionë dollarë për shërbimet publike

banka boteroreQytetarët pritet të marrin shërbime më cilësore nga administrata publike. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, pjesë e grupit të Bankës Botërore ka akorduar një fond prej 2 milionë dollarësh për hartimin e projektit për reformimin e shërbimeve publike.

Marrëveshja e nënshkruar me qeverinë shqiptare, u prezantua të mërkurën në Komisionim Parlamentar të Ekonomisë, nga Ministrja për Inovacionin, Milena Harito.

Sipas Haritos, ky fond do të përdoret për realizimin e një studimi mbi numrin dhe llojin e shërbimeve që ofrohen në zyrat publike dhe që kanë kontakt direkt me qytetarët. Marrëveshja parashikon ngritjen e 4 qendrave pilot për shërbimet publike në mbarë vendin me qëllim që të testohet modeli i ri i ofrimit të shërbimeve publike, me qëllim që më pas të shtrihet në të gjitha institucionet e vendit.

Risia e kësaj nisme është se qytetarët do të kenë mundësinë e vlerësimit për çdo shërbim që merr në administratën publike. Referuar të dhënave zyrtare, janë 1400 shërbime të listuara të cilat ofrohen në zyrat e shtetit shqiptar.

Sipas marrëveshjes, vlera e përgjithshme e paradhënies është 2 milionë dollarë për përgatitjen e projektit të propozuar “Shërbime publike me në qendër qytetarin” dhe është pjesë e kredisë prej 30 milionë dollarësh që Republika e Shqipërisë do të marrë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin madhor të qeverisë shqiptare për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike të integruara, në kuadër të prioritetit të qeverisë për “Mirëqeverisjen inovative”.

PS: Basha ka shkelur ligjin me të dyja këmbë

olta-xhacka-lsaPërmes deputetes Olta Xhaçka, Partia Socialiste ka denoncuar shkeljen e ligjit nga ana e kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha, për shtesën e katit që ka bërë në pallatin ku jeton.

“Sot mësuam se pas 4 vjetësh që fjeti vetëm gjumë, Lulzim Basha paska bërë një gjë: i ka dhënë vetes së tij leje për të bërë shtesë kati në pallatin ku jeton dhe ky është një skandal i pabesueshëm”, thuhet në deklaratën e PS-së.

Është një turp, tha Xhaçka, që pikërisht kryebashkiaku i Tiranës, autoriteti që duhet të garantojë respektimin e ligjit dhe zhvillimin, është i pari që e shkel ligjin me të dyja këmbët.

Bojaxhi prezanton programin për mirëmenaxhimin e parkimeve

bojaxhiKandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi parashtroi sot programin e tij për mirëmenaxhimin e parkimeve.

Bojaxhi vuri në dukje situatën e rëndë të parkimeve në Tiranë, sipas së cilit vjen si rezultat i mungesës totale të vizionit dhe klientelizmit të drejtuesve të Bashkisë.

Bojaxhi theksoi se edhe kur situata e parkimeve u bë financiarisht fitimprurëse, politikanët i ndanë koncensionet e parkimeve tek klientët e tyre një të PD-së dhe një të PS-së të cilat prapë nuk u bënë kurrë dhe nuk mbajti përgjegjësi askush.

Duke treguar një lagje të Tiranës ku parkimet ishin të zëna nga hekura e zinxhirë Bojaxhi u shpreh se “ja si është menaxhimi aktual i parkimit. Me zinxhirë, hekura, apo betona. Kjo është pasoja dhe jo shkaku. Qytetarët nuk kanë më ku të parkojnë dhe ne do t’i rikthejmë qytetarëve vendparkimet publike. Tirana është ndoshta i vetmi kryeqytet në botë që nuk ka parkime publike nëntokësore apo mbitokësore. Ne do t’a ndryshojmë këtë gjë”, tha ai.

Plani i tij për parkimet në Tiranë, parashikon hapësira optimale parkimit nëntokësor për ndërtimet e reja, përndryshe leja nuk do të jepet, ndërtimin e një parkimi të madh në stacionin e autobuzëve interurbanë në periferi të Tiranës, futjen e një sistemi modern për pagesën dhe menaxhimin e parkimeve publike në rrugë etj.

Sakaq, një ditë më parë, Bojaxhi prezantoi edhe planin për transportin publik ku theksoi faktin se tashmë do të ketë një biletë unike për linja të ndryshme dhe se autobuzët do të pajisen me GPS për të ditur mbërritjen e saktë në stacionet e tyre.

Bushati në Suedi për vizitë pune

Ditmir-BushatiMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka udhëtuar për një vizitë pune dyditore në Mbretërinë e Suedisë, gjatë së cilës ai zhvilloi takime me homologen e tij, ministren e Punëve të Jashtme, Margot Wallström, me Kryetarin e Parlamentit suedez, Urban Ahlin, me ministren për Bashkëpunimin për Zhvillim Ndërkombëtar, Isabella Lövin dhe me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë të Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Cecilia Björner. Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu takime me deputetë të Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit suedez si dhe me përfaqësues të kompanive suedeze të interesuara për të investuar në Shqipëri.

IMG_5318Gjatë takimit me ministren e Punëve të Jashtme Wallström u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat, duke i dhënë prioritet bashkëpunimit ekonomik. Perspektiva e integrimit të Shqipërisë në BE ishte në qendër të diskutimit të ministrit Bushati me homologen e Wallström. Duke vlerësuar mbështetjen konstante të Suedisë për proceset integruese të Shqipërisë, ministri Bushati parashtroi përpjekjet e Shqipërisë në procesin e reformave dhe përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe. Ai nënvizoi se “hartimi i një kalendari konkret masash për ta çuar vendin drejt hapjes së negociatave për anëtarësim do të ishte një përqasje graduale me efekte pozitive për reformat dhe motivimin e administratës publike ne vend”.

IMG_5305Ministrja Wallström shprehu mbështetjen e mëtejshme të Suedisë për procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe rajonit në tërësi. Ajo vlerësoi masat e marra nga Shqipëria për adresimin e fenomenit të azil-kërkimit dhe inkurajoi për intensifikimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse, duke ofruar ndihmën e Suedisë për përballjen me këtë fenomen.

Një vend të veçantë në diskutimet mes dy ministrave zuri situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku ministrja Wallstrom vlerësoi dhe inkurajoi rolin e Shqipërisë, si faktor i qëndrueshëm stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal.

IMG_5255Duke u ndalur tek rëndësia e Procesit të Berlinit dhe përgatitjet për Konferencën e Vjenës, ministri Bushati theksoi se Shqipëria mbështet projektet rajonale të përbashkëta, zbatimi i të cilave do ta sjellë rajonin më pranë BE-së, si dhe ftoi kompanitë suedeze të marrin pjesë në zbatimin e këtyre projekteve. Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit në Maqedoni, situatën në Ballkanin Perëndimor si edhe çështje të tjera si bashkëpunimi shumëpalësh dhe sfidat e sigurisë globale.

Ministri Bushati zhvilloi një takimi me Kryetarin e Parlamentit suedez, Urban Ahlin, i cili konfirmoi rëndësinë dhe vëmendjen që Suedia i kushton Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në takim u theksua se Suedia në tërësi dhe Parlamenti suedez në veçanti mbështesin vazhdimisht zgjerimin e Bashkimit Evropian si dhe u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe sfidat globale.

IMG_5253Gjatë takimit me ministren për Bashkëpunimin për Zhvillim Ndërkombëtar, Isabella Lövin, si dhe me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA), Cecilia Björner, ministri Bushati vlerësoi lart kontributin që Suedia ka dhënë dhe jep për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit, në kuadër të Strategjisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim 2014-2020. Ministri Bushati falënderoi për kontributin suedez në tërësi dhe për asistencën suedeze për reformën territoriale-administrative në veçanti. Duke u ndalur hollësisht në strategjinë shtatëvjeçare 2014-2020, bashkëbiseduesit vlerësuan faktin që kjo strategji e vendos theksin në mbështetjen e procesit të integrimit në BE të Shqipërisë. Në këtë kontekst, u mirëprit fakti që në aktivitetet e SIDA-s për Shqipërinë është shtuar një komponent lidhur me thellimin e integrimit ekonomik të vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe janë fuqizuar komponentë të tillë si qeverisja demokratike dhe të drejtat e njeriut, mjedisi dhe klima, zhvillimi ekonomik, integrimi, dhe SME.

KQZ, debate për anëtarët e grupeve të numërimit

kuti-votimiKomisioni Qendror i Zgjedhjeve po debaton për pr/vendimin “Për caktimin e partive politike, të cilave u lind e drejta të marrin pjesë në shortin për anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave (GNV), për zgjedhjet vendore.
Pr/vendimi i dikton KQZ-së detyrimin që të organizojë hedhjen e shortit për të përcaktuar për çdo zonë zgjedhore partitë politike që do të kenë të drejtën të propozojnë anëtarët e tretë dhe të katërt të GNV-ve.
Neni 95 i kodit zgjedhor përcakton se anëtari i tretë i GNV-ve propozohet nga partitë politike të shumicës qeverisëse dhe anëtari i katërt emërohet pas propozimit të partive të opozitës që kanë të drejtë të propozojnë anëtarë të GNV-ve për ZAZ-të respektive, sipas procedurës së parashikuar në nenin 96 të Kodit.
Partitë politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV-ve, përveç partive që propozojnë kryetarin dhe nënkryetarin e KZAZ-së, përcaktohen pas hedhjes së shortit në KQZ ndërmjet listës së partive politike të shumicës parlamentare dhe listës së partive politike të opozitës parlamentare të regjistruara në zgjedhje dhe që kanë fituar jo më pak se dy mandate në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin e Shqipërisë.
Në çdo rast, pas hedhjes së shortit për çdo ZAZ, të drejtën e propozimit për dy anëtarë të Grupit të Numërimit të Votave e ka një parti e shumicës parlamentare dhe një parti e opozitës parlamentare.

Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka fituar më shumë se dy mandate në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin renditet në listën e partive politike të shumicës parlamentare.
Partia Republikane, e cila ka fituar më shumë se dy mandate në zgjedhjet e fundit parlamentare renditet në listën e partive politike të opozitës parlamentare. Ndërkohë, që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila ka fituar më shumë se dy mandate në zgjedhjet e fundit për Kuvendin, si pjesë e opozitës parlamentare, në zgjedhjet e 21 qershorit është regjistruar si pjesë e koalicionit të majtë.
Kjo është kundërshtuar nga përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike, të cilët u shprehën kundër përfshirjes në grupin e numëruesve të maxhorancës, të përfaqësuesve të PDIU-së, pasi kjo do të prishte balancat në grupet e numërimit, duke i hequr opozites nje numerues.
“Nenet 95 e 96 të kodit zgjedhor garantojnë balancë në procesin delikat të numërimit të votave dhe prishja e kësaj balance i vë flakën zgjedhjeve dhe i fut thikë pas shpine procesit”, tha Ivi Kaso, ekspert ligjor i PD-së në KQZ.

Arrest me burg për dy kosovarë, tentuan të trafikonin të miturën

femije violenceGjykata e Kukësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy shtetas kosovarë të cilët akuzohen për trafikim të të miturve.

Gjykata dhe arrest me burg për Bylbyl Isenin 36 vjeç dhe A. Dobratici. Këta dy përsona nga Kosova tentuan që të trafikonin të miturën me iniciale E.Z.

Dy shqiptarë nga Kosova u arrestuan një ditë më parë pasi u akuzuan se po tentonin të kalonin përmes pikës kufitare të Morinit me qëllim trafikimin një të mitur, të identifikuar me inicialet E. Z 17 vjeç.

Sipas policisë adoleshentja me banim në Elbasan është marrë “me qëllim trafikimin e saj për në Kosovë për shfrytëzim të prostitucionit nëpërmjet formave të tjera të shfrytëzimit seksual e të punës”.