50 kuriozitetet e rralla të Botës

ylli me i vjeter ne boteShpesh njerëzit takohen me kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër Botë. Disa mbesin mister kurse disa të tjera shpjegohen në mënyra të ndryshme, më shumë si fenomene
1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

2. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

3. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Ainstein deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

4. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

5. Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Clintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.

6. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

7. Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.

8. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.

9. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.

11. Si gruaja më e vogël në botë deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë.

12. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

13. Pijanecët më të shumtë në botë janë në Irlandë. Çdo personi i takon të pijë mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë etj.

14. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

15. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

16. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).

17. Rekordin për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj, me 544 kg.

18. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.

19. Binjakët më të rëndë në botë janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979) me të vëllanë Benny LLoyd, po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq në vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.

20. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cila lindi më 18 qershor 1994, në moshën 63-vjeçare, një djalë.

21. Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u ruajtur e qethur.

22. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.

23. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.

24. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

25. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.

26. Vetëm mushkonjat femra pickojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.

27. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve, është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.

28. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën mendohet të jetë Franca. Madje kjo është shënuar edhe në rekordet Gines.

29. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

30. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

31. Nga barku i vajzës 20-vjeçare nga Devoni Jugor, Angli, u nxor “topi” nga qimet e flokëve të saj të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua në mars 1985.

32. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

33. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

34. Është vërtetuar që mundësia për të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Kur ndodh të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë gjëra të hekurta në duar.

35. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

36. Video-lojërat i bëjnë fëmijët e trashë dhe agresivë, ndërkohë që përdorimi i tepër i kompjuterit orar pa orar u dëmton atyre qetësinë nervore.

37. Shtëpiaket tradhtojnë burrat virtualisht. Ato janë të kënaqura me aktivitetin e tyre fizik dhe kërkojnë nga “miku” i internetit kënaqësi shpirtërore.

38. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku Ancentus Akuku ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.

39. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

40. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë filloi në vitin 1792. Në vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e parë që jetuan aty.

41. Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bakteriet dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.

42. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.

43. Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.

44. Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 tonë, me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë.

45. Kënga më e gjatë në botën e muzikës mbahet himni sovjetik, i përbërë nga 65 strofa. Në maj të vitit 1987, një moderator kanadez mendoi ta shtonte himnin, i cili brenda pak javësh rekordi arriti në 689 strofa.

46. Nga një operacion në tëmth që iu bë një pacienti në Londër, kirurgët hoqën afro 230530 gurë të vegjël nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra.

47. Truri më i vjetër në botë është gjetur nga arkeologët në Torfmoor në Florida. Është gjendur truri i një 45-vjeçareje e cila kishte jetuar afërsisht 8000 vjet më parë.

48. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta.

49. Syri i një struci është më madh se truri i tij, ndërkohë që në trurin e maceve ka më shumë se 32 muskuj.

50. Është vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë.

Temperaturat e larta, në rrezik midhjet e Liqenit të Butrintit

liqeni bTemperaturat e larta të ujit në liqenin e Butrintit, po shkaktojnë një stres termik mbi midhjen që kultivohet aty duke shkaktuar dhe dëmtime të saj. Këto temperatura këto ditë arritën deri në 33 gradë celsius në ujin e e lagunës se Butrintit, ndërsa në ujërat detare që rrethojnë lagunën temperatura është afër 30 gradë.
Nisur edhe nga rritja e pritshme e mëtejshme e temperaturave në ditët që vijnë, si rrjedhojë e një anticikloni të gjerë në Mesdhe, Ministri i Bujqesisë, Edmond Panariti, urdhëroi marrjen e masave të menjëhershme për kontrollin e dëmtimeve tëmidhjeve në lagunë duke filluar sa më parë proçesin e zhvendosjes të midhjeve në zona më të freskëta ujore. Për këtë një grup nga Ministria e Bujqësisë dhe specialistë nga Instituti i Sigurisë Ushqimore, ndodhet në terren për të koordinuar me kultivuesit e midhjeve ndërhyrjet e emergjencës.
Ndërkohë strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe bordet e kullimit po garantojnë furnizimin normal të lagunës së Butrintit me ujin e Bistricës, për të freskuar sadopak temperaturat e ujit dhe garantuar edhe oksigjenimin e saj të qëndrueshëm.

Të moshuarat u vranë për 20 franga ari

policia2015Mesnatën e 2 shtatorit 2014 Gjinovefa dhe Elsa Vava, dy gratë e moshuara, 70 dhe 75 vjeç kanë ndjerë zhurmë dhe janë zgjuar për të parë se kush kishte hyrë në banesën e tyre. Por menjëherë janë gjetur përballë sulmit të dy grabitësve të cilët i kanë goditur fizikisht, më pas i kanë lidhur këmbët e duart, si edhe u kanë mbyllur gojën me tufë leckash, duke u shkaktuar atyre vdekjen për shkak të dhunës dhe asfiksisë. E gjithë ngjarja është kryer për 30-40 minuta grabitësit janë larguar pasi kanë marrë mbi 200 mijë lekë të reja, bizhuteri me vlerë, si edhe rreth 20 monedha franga ari.
Prokuroria e Durrësit zbardh skemën e vrasjes së dy të moshuarave që jetonin vetëm në një banesë në lagjen 12 dhe që tronditi qytetin e Durrësit mbrëmjen e 2 shtatorit 2014, dhe që u mësua mëngjesin tjetër kur djali i njërës prej viktimave kishte shkuar në shtëpi për ti parë. Për këtë vrasje akuzohen tre të rinj, njëri prej tyre ishte i afërm i njërës prej viktimave, Artur Kaçanolli si dhe Velson Elmazi dhe Indrit Shaqja.

Leonard Olli: Veliaj të ndjekë vizionin e Bashës

fotoIsuf Kurtaj
Kryetari i grupit të Partisë Demokratike në këshillin bashkiak të Tiranës, Leonard Olli, në një intervistë për gazetën “Shekulli” ka shpjeguar arsyet e largimit të këshilltarëve të opozitës ditën e konstituimit të kryebashkiakut të ri. Opozita nuk ka për synim që të bllokojë punën e këshillit dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, thotë Olli, por ai shprehet skeptik për sa i përket gatishmërisë që kryebashkiaku i ri ka premtuar gjatë dhe pas fushatës për të bashkëpunuar me opozitën për të mirën e kryeqytetit. Ai ka komentuar edhe angazhimin e ish-kryetarit të bashksë Lulzim Basha në krye të bashkisë së Tiranës, pa e të cilit duhet marrë shembull dhe nga kryebashkiaku i ri Erjon Veliaj.

Ditën e parë të detyrës në Këshillin Bashkiak, grupi i këshilltarëve të opozitës zgjodhi të braktisë seancën duke mos pranuar të ndjekë betimin e kryebashkiakut të ri të Tiranës, Erjon Veliaj. Pse zgjodhët zoti Olli, realisht, që të nisnit ditën e parë të detyrës me bojkot? Cili do të jetë roli i opozitës në këtë Këshill?

Nuk ishte bojkot dhe nuk mund të konsiderohet aspak si i tillë. Ishte një veprim politik, që kërkonte respektimin e ndarjes se pushteteve dhe autonominë e pushtetit vendor, seriozisht të rrezikuar nga mungesa e kuadrit ligjor. Ishte një reagim i qartë jo vetëm ndaj ministrit që “de jure” është përgjegjës për katrahurën që ka sjellë pseudoreforma territoriale. Në vend të performancave virtuale, do të ishte e udhës të bëhej punë dhe pushtetit vendor t’i jepen të gjitha tagret që i duhen për të ushtruar detyrën. Pushteti vendor, si rezultat i kësaj neglizhence rrezikon që në mjaft qarqe të prodhojë një pushtet monist. Këto të gjitha duhej të kishte zgjidhur ministri përgjegjës para se të kërkonte të ishte i pranishëm në një ceremoni të zgjedhurish me votë. Për me tepër ishte një reagim i qartë se ne do luftojmë me të gjitha forcat dhe mjetet ligjore për të ndalur drejtimin e Bashkisë së Tiranës, nga kryeministri Rama, pasi në thelb këtë donte të dëshmonte dhe impononte prezenca në sallën e këshillit, e ministrit në fjalë, si një tutor i ekzekutivit.

Zoti Olli nuk mendoni se ka ardhur koha që të hiqet dorë nga praktika e bojkoteve që ka ndjekur politika shqiptare gjatë këtyre ditëve?

Termi bojkot nuk përkon me veprimin tonë politik. Personalisht nuk besoj se bojkoti është zgjidhje e duhur e problemeve, por sigurisht që askush nuk kundërshton faktin se mbetet një mjet dhe formë demokratike reagimi.

Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, në fjalën e tij është shprehur se do të bashkëpunojë me këdo që tregohet i gatshëm të punoj me ‘të. Sa i besoni premtimit që dha në ditën e parë të punës së tij?

Edhe pse do të doja shumë të besoja këtë deklaratë të z. Veliaj, bazuar në parimin hegelian: praktika, kriteri i së vërtetës, dyshoj shumë se do të mundet ta realizojë. Në gjykimin tim dhe jo vetëm përgjatë dy viteve të drejtimit të ministrisë respektive nga Veliaj kemi vënë re një inkoherencë të plotë nga fjalët dhe premtimet demagogjike me veprat, ku nuk u përmbush thuajse asgjë. Jo pak skandale financiare e kanë shoqëruar punën e tij dyvjeçare në ministri dhe jetën personale, por sigurisht që kjo mbetet për tu faktuar nga organet kompetente. Do të dëshiroja ta besoja. Uroj që në të mirën e qytetarëve dhe të Tiranës ta mbajë këtë premtim, por kam rezervat e mia shumë të mëdha. Nuk dua të paragjykoj, por koha do e provojë….

Çfarë duhet të marrë si shembull që ta jetësojë në qeverisje, dhe çfarë jo, kryetari i ri i Tiranës nga drejtimi katërvjeçar i zotit Basha?

Besoj se ka shumë aspekte, por unë do të veçoja disa prej tyre. Nëse do të ketë mundësinë të ndjekë vizionin dhe planin e tij për Tiranën do të ishte një fillim shumë i mbarë, duke përfunduar të gjitha projektet që gjeti mbi tavolinë, të bllokuar në kundërshtim të plotë me interesat e qytetarëve nga kryeministri Rama. Të vijonte me praktikat transparente të menaxhimit të bashkisë në të gjithë aktivitetin e saj, si edhe të bëjë punën në dobi të qytetarëve, modestisht pa bujë e fanafara, sikundër veproi Basha dhe jo të pararendë të promovojë ato që nuk bën.

Sipas jush, nga duhet të fillojë punën zoti Veliaj si kryetar i ri. Për çfarë ka nevojë urgjente kryeqyteti?

Z. Veliaj duhet të heqë dorë nga shou‎ dhe regjitë qendrore e të kërkonte urgjent mbledhjen e këshillit për miratimin banesave sociale sikundër edhe e ka premtuar. Praktika është gati dhe nuk ka pse zvarritet ky proces. 5 muaj bllokim më urdhër të shefit të tij politik, kryeministrit aktual, janë një ndëshkim shumë i padrejtë dhe aspak human për mbi 200 familje që kanë përfituar banesa sociale. Ky do të ishte një shembull konkret i pavarësisë së tij në ushtrimin e detyrës së kryebashkiakut. E ritheksoj se duhet urgjent të mundësojë strehimin e mbi 200 familjeve që prej muajsh presin të realizojnë një ëndërr shumë të madhe për ta, që të kenë një strehë. Duhet të dëshmojë se interesat e qytetarëve prevalojnë mbi urdhrat politikë, urdhra që kanë lënë të pastrehë familje në nevojë. Përfitoj nga ky moment t’i bëj sërish apel në emër të gjithë këshilltarëve të opozitës që të ndalë talljen dhe kalvarin e vuajtjeve të tyre dhe të mundësojë urgjent strehimin e tyre.

Shekulli

Fshati i braktisur në Shengs, Kinë

Fshati i braktisur në Shengs në Kinë(Damir Sagolj, Reuters/Contrasto)
Fshati i braktisur në Shengs në Kinë(Damir Sagolj, Reuters/Contrasto)
Fshati i braktisur në Shengs në Kinë(Damir Sagolj, Reuters/Contrasto)

Përmbytjet shkaktojnë mbi 100 të vdekur

foto ilustruese

foto ilustruese
foto ilustruese
Më shumë se 100 persona kanë vdekur, shumica e të cilëve në zonat lindore të Indisë, nga reshjet e shumta dhe përmbytjet e javës së kaluar, raportuan sot zyrtarët.

Më shumë se katër milionë njerëz në 10 000 fshatra në zonat e Bengalit Perëndimor, Orisa dhe Manipur janë prekur nga kjo, pasi cikloni “Komen” goditi vendin ditën e enjte.

”Në rajonin e Bengalit, i goditur më rëndë, kanë vdekur 48 persona dhe 214 000 të tjerë janë strehuar në kampe”, deklaruan zyrtarët e Ministrisë së Brendshme.

Shumë prej vdekjeve ishin pasojë e përmbytjeve, ndërtesave të rrëzuara dhe rrufeve.

Në zonën e Orisas kanë mbetur të vdekur pesë persona të tjerë, ku shtatë distrikte u goditën nga shirat e mëdha.

Ditët e fundit janë raportuar 28 vdekje të tjera si pasojë e përmbytjeve në periferi të Rajasthanit.

Shirat musonikë në Indi janë jetësorë për bujqësinë, por shkaktojnë qindra vdekje çdo vit.

ISHSH monitoron kushtet higjeno-sanitare të bujtinat e Valbonës

Valbonë

Valbonë
Valbonë
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i Kukësit ka ushtruar kontroll në Valbonë për të parë përmbushjen e kushteve higjeno-sanitare të operatorëve turistike. Janë paralajmëruar për mbyllje aktiviteti subjektet ku u vërejtën probleme.
AKSION NË VALBONË
ISHSH monitoron kushtet higjeno-sanitare të bujtinave
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në qarkun e Kukësit, ka nisur një aksion në Luginën e Valbonës , ku përveç kontrollit në restorante, bujtina, hotele, po monitorohet dhe trajtimi i ujërave të zeza.
Kryeinspektorja Shkëlqime Poga tha se po kontrollohet për të parë nëse subjektet i kanë përmbushur kushtet higjeno-sanitare.
Subjekteve me shkelje u është lënë afat për të përmbushur detyrimet, dhe nëse nuk ndodh, ISHSH do të marrë masa deri në mbylljen e aktivitetit tha Poga.
Inspektimet, duke përfshirë edhe monitorimin e zbatimit të ligjit antiduhan, do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit, me qëllim parandalimin e krijimit të problemeve shëndetësore, duke qenë se Lugina e Valbonës është një pikë turistike që frekuentohet gjatë vitit.

Ora News

Unaza e Re dhe Yzberishti pa ujë

bashkia tiranePër tre ditë banorët që jetojnë në Unazën e Re dhe Yzberisht do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Lajmi bëhet i ditur nga Ujësjellësi i Tiranës, i cili informon se ndërprerja do të bëhet për shkak të disa remonteve të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.
“Nga remontet, ka dalë jashtë pune stacioni i pompimit në Bërxullë. Zonat në të cilat do të ndërpritet uji janë Unaza e Re dhe Yzberishti”
UKT njofton se ndërprerje do të ketë nga datat 3,4 dhe 5 gusht nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite.
Situata do të stabilizohet pas rikthimit të energjisë elektrike, bën me dije Ujësjellësi i Tiranës.

Emigrantët bllokojnë tunelin e La Manshit

emigrantetNjë grup prej 200 emigrantësh ndodhen në Kalais në hyrje të tunelit të La Manshit, “Eurotunnel” duke bërë thirrje për të hapur kufijtë dhe t’I lejojnë të hyjnë në Britani.
Ata kanë prishur gardhet e vendosura nga policia e cila i ka qëlluar me gaz lotsjellës për ti shpërndarë. Kur emigratët janë tërhequr ata janë mbledhur për të krijuar një barrikadë njerëzore duke bllokur rrugën dhe tunelin.
Një emigrant i cili dha vetëm inicialet e emrit KD 27 vjeç nga Sudani tha: “Ne duam të shkojmë në Angli. Jemi rreth 100 persona. Nesër do të ulemi në rrugë dhe do të bllokojmë lëvizjen”
Gjithashtu kërcënojnë dhe me grevë urie.
Sammy një avokate nga Etiopia i cili duket se po drejton emigrantët tha se ata sa vijnë e bëhen më të dëshpërur dhe kërkojnë me këmbëngulje të shkojnë në Angli. “Ne jemi një të gjithë. Të gjithë kemi të njëjtën ide”
Sammy me një anglishte të pastër thërret sllogane të cilat përsëriten në grup : “Ne jemi njerëz. Nuk jemi kafshë. Ndalni policinë hapni kufijtë”.
Më vonë emigrantët bërtisnin në kor: “Përse na vrisni ne? Përse vrisni motrën time? Kemi ardhur të shpëtojmë jetët tona. Përse jetojmë në xhungël? Ku janë të drejtat e emigrantëve?”
Më pas Sammy thërriste se emigrantët po trajtoheshin në Francë aq keq san ë Libi.
Për më shumë se 4 orë policia nuk është përpjekur për të lëvizur emigrantët dhe maunet që kishin bllokuar rrugën
Më herët 40 emigrantë arritën të kalonin përmes vrimave të cilat ishin hapur në gardhin në periferi të Kalais, pavarësisht se 3 skuadra ushtarake qëndronin 400 metra më tyre.

Zyrtare: Elseid Hysaj transferohet tek Napoli.

Elseid Hysaj ka nenshkruar per skuadren  e Napolit.

Mbrojtesi i kombetares Shqiptare ka nenshkruar kontrate 5-vjecare me page 600.000 euro ne sezon. Keshtu Hysaj do te ribashkohet me ish- trajnerin e tij tek skuadra e Empolit, Maurizio Sarri.hysaj