Romancë midis Jennifer Lopez dhe Casper Smart

1358717910_casper-smart-jennifer-lopez_1Jennifer Lopez dhe Casper Smart janë rikthyer bashkë sërish të lumtur.
Këngëtarja dhe koreografi u fotografuan në një takim sekret teksa darkonin mbrëmjen e së premtes në restorant “Craig’s” në Hollywood.
Çifti u përpoq të mos binte në sy ndërkohë që u larguan nga restoranti me makinën e 28 vjeçarit.
Jennifer dhe Casper u ndanë qershorin e kaluar por romanca e tyre duket se ka rifilluar këtë verë që kur u panë bashkë në ditëlindjen e 46 vjeçares.

Mediat gjermane: Thaci do të gjykohet për krime lufte

hashim thaciHashim Thaci, zëvendës kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës përballet me mundësinë e gjykimit për krime lufte.
Kështu shkruan e përditshmja gjermane Die Welt, duke theksuar se pavarësisht se njeriu i fortë i Kosovës po negocion me Brukselin përafrimin e vendit në BE, ai rrezikon të nxirret në gjyq nga Gjykata Speciale për Krimet e Luftës e votuar së fundmi në parlamentin e Prishtinës.
Duke theksuar se pseudonimi i kohës së luftës i Thaçit ishte “Gjarpri”, Die Welt shkruan se tashmë ish komandanti i UÇK-së do ta ketë vështirë të fshehë gjurmët e tij. 16 vjet mbas përfundimit të luftës, ka spekullime se ish – kryeministri ka urdhëruar vrasjen e serbëve, romëve dhe bashkëpunëtorëve shqiptarë të regjimit të Millosheviçit, shkruan gazeta gjermane.
Die Welt po ashtu përmend dhe një tregti të mundshme organesh, dhe duke iu referuar raporterit të Këshillit të Evropës Dik Marti e quan Thaçin bosin e organizatës së stilit mafioz që ka gisht në krimet më të rënda të luftës dhe në trafik droge.

Ku po pushojnë humbësit?

ilva-tareIlva Tare
Falë edhe temperaturave të larta nuk është ndonjë cudi që në media të shohësh deklarata dhe thënie nga më të cuditshmët, për të cilat është e vështirë të gjesh përgjigje. Ka edhe lajme që në pamje të parë duken zbavitëse por në thelb tregojnë qartësisht sa e turbullt fizikisht dhe moralisht është shoqëria shqiptare. Në javët që pasuan zgjedhjet e 21 Qershorit, pamë dhe dëgjuam sulmin mediatik ndaj dy zonjave që pasi kishin punuar deri në tre të natës iu ishte dashur të flinin jashtë në pritje të makinës për të ardhur në Tiranë.
Dhe ky ishte lajm i parë në formë fletërrufeje, i shoqëruar edhe me nuanca politike të së famshmes përplasje Presidencë-Qeveri.
Pamë se si në Kosovë u debatua dhe miratua Gjykata speciale në tentativën e dytë pas një seance parlamentare ku përplasjet ndodhën me argumenta, deputetët folën nga vendi qetësisht dhe kuptuam sërish se e enjtja e Kuvendit të Tiranës është turp ballkanik che jo vetëm. Kemi parë që Kryetari Kuvendit nuk mban përgjegjësi për atë që nuk duhet ta lejonte të ndodhë në seancat parlamentare, sikundër pamë që së fundmi ai i është kthyer profesionit të ekonomistit duke kundërhstuar politkën fiskale të Ramës.
Pamë edhe histori me kalë, mace, pushues të zemëruar, fatura të kripura jo me ujë deti por cmime të shtrenjta të publikuara në rrjete sociale. Pamë revoltën e të ashtëquajturve turistë që u duhet të përballojnëv vapën pa ujë e drita në fshatra turistikë. Pamë fituesin e Tiranës të hipte në linjat urbane dhe të kritikohej për fallcitet nga dyshuesit e një veprimi të tillë. Pamë bojkotin e radhës të reformës për drejtësi, që ka mbetur peng i konsensusit dhe vullnetit që me sa duket pavarësisht investimit të ndërkombëtarëve, nuk ekziston. Në këto pak javë pothuajse i kemi parë të gjitha.
Të vetmit që nuk kemi parë janë humbësit e bujshëm të zgjedhjeve vendore. Ata u zhdukën të nesermën e zgjedhjeve nga ekranet si me magji. I gjithë angazhimi i tyre dhe premtimet për qytetet përkatëse edhe pse rezultoi humbës, u tret po me atë shpejtësi me të cilën ata u emëruan. Fakti që nuk fituan në një proces zgjedhor nuk do të thotë që ata duhet të përjashtohen nga jeta publike. Sikundër nuk do të thotë se edhe duhen promovuar në strukturat partiake pa një proces të ndershem dhe dëmokratik, edhe pse një kërkesë e tillë është luks për partitë politikë shqiptare. Ato gjithnjë e më shumë kanë marrë formën e bunkerëve të komunizmit, me kurrizin e ngurtë dhe barkun e tejmbushur me të zgjedhurit e liderit të partisë.
Disa prej tyre kanë premtuar beteja të reja edhe më të rëndësishme dhe me gjasë po shfrytëzojnë muajt e verës për t’u karikuar me energji, edhe pse nuk kanë pse të merakosen sepse në fund nuk do të jenë aftësitë dhe kapaciteti i tyre që do t’u sigurojë karrierën në jetën publike dhe në parti. Deri më sot është provuar që fituesit dhe humbësit përzgjidhen nga duart e padukshme që përpunojnë opinionin publik në emër të kryetarëve të mëdhenj të partive fatkeqësisht ende jo aq të vogla sa meritojnë të jenë elektoralikisht.
Publiku i suplementeve rozë do të siguronte shitje të mira dhe klikime të kënaqshme nëse ua shihte fytyrën humbësve gjatë pushimeve. Si e kanë jetën pas një beteje të humbur? Ku pushojnë? Sa shpenzojnë? Sa fituan në fushatë? Cfarë humbën? Sepse në Shqipëri kemi një tjetër traditë unike. Disa humbës përzgjidhen për të fituar në mos gjatë fushatës, me siguri pas saj. Format e shpërblimit janë nga më të ndryshmet. Me siguri në Shtator do t’i shohim të materializuara disa shpërblime të humbësve. Në analizën finale do të thuhet se ata nuk humbën, por partia fitoi me humbjen e tyre pasi do të riorganizohet më mirë. Mund edhe të dëgjoni që një kandidat potencial të lavdërojë tjetrin duke pranuar që nuk ishte aq i zoti sa i përzgjedhuri, por këtë merreni si lajthitje momenti.
JAVA.AL

Panariti nga Butrinti: 50% e farës së midhjes e dëmtuar

Edmond_PanaritiMinistri i Bujqësisë Edmond Panariti u kërkoi kultivuesve të midhjes në Butrint të sigurohen në mënyrë që në rast katastrofash të tilla të dëmshpërblehen nga kompanitë e sigurimeve.
Gjatë inspektimit në Butrint, Panariti vlerësoi se 50% e farës së midhjes ka ngordhur dhe jo sa u deklarua më herët.
Panariti ka deklaruar: Nuk është e vërtetë që është dëmtuar 95% e farës, shkalla e dëmit mesatarisht është 50%. Sa i përket këtyre dëmeve ne tanimë kemi bërë vlerësimin dhe unë do të shikoj mundësinë nëpërmjet fondeve të emergjencës dhe alternativave të tjera në mënyrë që tu vij në ndihmë kultivuesve të midhjes. Por siç thashë dhe më përpara, zgjidhja definitive do të jetë sigurimi i prodhimit.
Ministri i Bujqësisë e cilësoi sfidë miradministrimin e lagunës, duke respektuar ekosistemin.
Panariti: Ky është vendi jo vetëm për prodhim, por është një vend, pasuri natyrore me vlera të jashtëzakonshme. Ndaj sfida është të ruhet një bilanc midis shpenzimit dhe ruajtjes së ekosistemit.

Champions League, hidhet shorti i Play-off.

Sot ne oren 12:00 PM ne Zvicer eshte hedhur shorti per ndeshjet Play-off ne Champions League. Sipas shortit te hedhur mesditen e sotme Skenderbeu do te ndeshet me skuadren kroate, Dinamo Zagreb, nje short i veshtire ky per korcaret por jo nje mision i pamundur. Per te pare perballjet e tjera te Play-off ju paraqesim foton e meposhtme.Screenshot_1

Skenderbeu shperblehet per suksesin.

Me kalimin ne Play-off te Champions League, ne arkat e Skenderbeut do te derdhen shuma te majme.Deri tani Skënderbeu ka kaluar dy ture në Europë, teksa fillimisht eliminoi Crusaders në turin e dytë dhe Milsamin në të tretin duke përfituar 700 mijë Euro.

Nese Skenderbeu do te futet ne fazen e grupeve te Champions League do te perfitoje 12 milione euro. Fitorja ne grupet e CHL vleresohet me 1.5 milione euro ndersa barazimi me 500 mije euro. Ndersa nese Skenderbeu skualifikohet ne Play-off, do te futet automatikisht ne fazen e grupeve te Europa League ku do te perfitoje 3 milione euro. Fitorja ne fazen e grupeve te Europa League vleresohet me 360 mije euro ndersa barazimi 120 mije euro.

skenderbeu

Vdes ne aksident specialisti i krimeve te renda ne Gjirokaster.

Nje specialist i krimeve te renda ne Gjirokaster eshte aksidentuar mesnaten e kaluar me pasoje vdekjen.

Aksidenti ka ndodhur ne aksin Gjirokastër-Subash, në afërsi të ish- repartit ushtarak Grehot, ku ka dalë nga rruga automjeti tip “Renault”, me targë SR 6841 B që drejtohej, Rrapo Xhavara, 41 vjeç, banues në Sarandë, specialist në Sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër .

Menjehere pas sinjalizimit per ngjarjen uniformat blu kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.makina11

Skenderbeu shkruan historine.

Skenderbeu ka fituar sot ne “Elbasan Arena” 2-0skenderbeu me skuadren e Milsam ne kuader te kualifikimit ne “Play-off” te Champions League. Keshtu Skenderbeu edhe nese skualifikohet ne fazen tjeter ka siguruar automatikisht fazen e grupeve te Europa League. Skenderbeu eshte skuadra e pare shqipetare qe ka arritur kaq lart ne futbollin Evropian.

Zyrtare: UEFA “godet” Kukesin!

Komisioni I disiplines ne Uefa ka vendosur qe Kukesi do ta humbase ndeshjen 0-3 ne tavoline, 70 mije euro gjobe si edhe 2 ndeshje pa tifoze ne kompeticionet Europiane! Mbetet te shihet nese Kukesi do te mund ta apeloje vendimin apo jo.
kukesi

Pedro prane Liverpool.

Sulmuesi i Barcelones, Pedro shihet gjithnje e me larg “Camp Nou-t”. Mesa duket lojtari do te transferohet ne Premier Lige, ne skuadren e Liverpool. “Reds-at” kane shfaqur interesim te madh per sulmuesin e katalanasve dhe mesa duket finalizimi i transferimit te tij ne Liverpool do te behet se shpejti sipas mediave britanike dhe atyre spanjolle. Kalimi i spanjollit do t’i kushtoje Liverpool-it 25 milione euro.pedro