Të moshuarat u vranë për 20 franga ari

18

policia2015Mesnatën e 2 shtatorit 2014 Gjinovefa dhe Elsa Vava, dy gratë e moshuara, 70 dhe 75 vjeç kanë ndjerë zhurmë dhe janë zgjuar për të parë se kush kishte hyrë në banesën e tyre. Por menjëherë janë gjetur përballë sulmit të dy grabitësve të cilët i kanë goditur fizikisht, më pas i kanë lidhur këmbët e duart, si edhe u kanë mbyllur gojën me tufë leckash, duke u shkaktuar atyre vdekjen për shkak të dhunës dhe asfiksisë. E gjithë ngjarja është kryer për 30-40 minuta grabitësit janë larguar pasi kanë marrë mbi 200 mijë lekë të reja, bizhuteri me vlerë, si edhe rreth 20 monedha franga ari.
Prokuroria e Durrësit zbardh skemën e vrasjes së dy të moshuarave që jetonin vetëm në një banesë në lagjen 12 dhe që tronditi qytetin e Durrësit mbrëmjen e 2 shtatorit 2014, dhe që u mësua mëngjesin tjetër kur djali i njërës prej viktimave kishte shkuar në shtëpi për ti parë. Për këtë vrasje akuzohen tre të rinj, njëri prej tyre ishte i afërm i njërës prej viktimave, Artur Kaçanolli si dhe Velson Elmazi dhe Indrit Shaqja.