Prokuroria e Durrësit, me lejen e gjykatës vendos sekuestro preventive për ish hotel “Vollgën” në Durrës.
Prokuroria ka dyshime se është përfituar me kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” e “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
“Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, të nisura në bazë të kallëzimit të shtetasit Z.H., janë krijuar dyshime të arsyeshme për paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë. Prokuroria e Durrësit konstaton se janë kryer një seri veprimesh të dyshimta për tjetërsimin e pronës në favor të shtetasve të ndryshëm.
Këto veprime të dyshuara antiligjore, sipas Prokurorisë së Durrësit, shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt” informon prokuroria
Prej 16 prillit 2016, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi ndodhen të arrestuar.
Krahas kërcënimit për gjobëvënie ndaj biznesmenëve, grupi hetimor, i cili drejtohet nga kreu i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmata kanë nisur të verifikojnë aftësinë paguese edhe të dy bashkëpronarëve të tjerë të ish-hotel Vollgës me mbiemër Kodra, të cilat kanë dhënë një shume prej 670 mijë euro për të blerë një pjesë ish-hotelit. Ora News siguron ekskluzivisht kontratën e shitjes.
Prokuroria ka dyshime se këta individë nuk kanë patur të ardhura të mjaftueshme për të bërë këtë blerje, ndaj ka nisur verifikimi për burimin e këtyre të ardhurave.
Gjithashtu, po kryen verifikime dhe për shtetasin arab, i cili i ka dhuruar pjesën e tij të pasurisë Shullazit.
Emri i Emiliano Shullazit rezulton në dokumentet e pronarëve të ish-hotel Vollgës në Durrës ku në rrethana ende të paqarta, ish-pronari i kësaj godine ia ka dhuruar pjesën e tij Emiliano Shullazit.
*Oranews
Vendoset sekuestro preventive për ish hotel Vollgën
Vatikani publikon udhëzime të reja për familjet e krishtera
Vatikani ka publikuar udhëzime të reja për jetën familjare të të krishterëve, ku thelbi i tyre është më shumë mirëkuptim të formave moderne të jetës.
Dokumenti është pritur me padurim, thekson BBC-ja për 1.3 miliardë të krishterë në botë.
Dokumenti i firmosur nga Papa Francesku, titullohet “Mbi dashurinë në familje”, i cili në thelb nuk ndryshon doktrinën e kishës katolike. Ajo që mund të veçohet është se Peshkopët në çdo vend mund të interpretojnë doktrinën duke u përshtatur me kulturën e atij vendi, thotë korrespondenti i BBC-së.
Dokumenti jep detaje mbi pikëpamjet e Papës për jetën në familje, martesën, kontraceptivët dhe rritjen e fëmijëve. Për të, është punuar tre vite nga kreu i Vatikanit.
Më pas, ai diskutoi me peshkopët, kardinalët dhe me dy Sinodet në Romë, për të dhënë pikëpamjet e tyre. Tre çështjet më delikate janë: divorci dhe rimartesat, kontraceptivët dhe homoseksualët.
Liberalët kishin pritshmëri të mëdha për ndryshimet e pikëpamjeve të Kishës mbi familjen, konservatorët kishin frikë se qëndrimi i Jezu Krishtit për këtë çështje do të ndryshohej.
Gjithsesi, dokumenti siç e interpreton korrespondenti i BBC-së është balancues për të dyja palët, pasi nuk armiqësohet me tradicionalët dhe nuk bën as lëshime radikale. Megjithatë, katolikët homoseksualë nuk do të jenë të kënaqur.
Lajmi i fundit/Guardia di Finanza operacion për ndjekjen e një skafi
Guardia di Finanza italiane po zhvillon një operacion të gjerë në det të hapur për kapjen e një skafi të dyshimtë.
Për këtë arsye është kërkuar edhe ndihma e rojës bregdetare shqiptare.
Kështu, një anije e ushtrisë shqiptare është vënë në lëvizje për të bashkëpunuar me autoritetet italiane.
PD depoziton tre kërkesa në KQZ për referendum lokal në Tiranë
Partia Demokratike depozitoi sot 3 kërkesa për referendum vendor i cili do q të mundësojne që zëri i qytetareve të dëgjohet në Tiranë.
Partia Demokratike në një njoftim për mediat bën të ditur se “Kërkohet referendum vendor për: Parkimin nëntokesor tek Parku Rinia, ndërtimin e objekteve social-kulturore dhe administrative në dy anet e Korpusit te Universitetit Politeknik,ndertimin e kompleksit te lojrave mbi sipërfaqe betoni në zemër të parkut të LIqenit
“Të gjitha këto objekte mund të ndërtohen në zona alternative duke mos cënuar edhe me tej mushkëritë e dëmtuara të Tiranës. Në kushtet kur janë marrë vendime që cënojne rëndë zonat e ndjeshme mjedisore, pa kryer proces të mirfilltë të ndikimit në mjedis, jo transparente, pa konsultim me qytetaret siç kërkohet nga ligjet ne fuqi, është e domosdoshme që qytetarët e Tiranës të shprehen per keto vendime” thuhet në deklaratë.
Kërkesa sot u depozitua në KQZ nga Departamenti i Mjedisit dhe disa anëtarë të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës. “Partia Demokratike fton KQZ të miratojë sa më parë formularin që do mundësojë qytetarët të mbledhin firmat e nevojshme për shpalljen e referendumit” thuhet në deklaratën për mediat.
Eurostat: BE-ja më shumë se 1,25 milionë azilkërkues në 2015
Më shumë se 1,25 milionë shtetas të huaj, kryesisht sirianë, afganë dhe irakianë depozituan vitin e kaluar një kërkese për azil në Bashkimin Evropian, një shifër mjaft e lartë, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave, Eurostat.
”Janë 1 255 640 persona që kanë depozituar një kërkesë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në një nga 28 shtetet e BE-së, ku 35 për qind e kësaj shifre në Gjermani”, nënvizon Eurostat në një deklaratë.
Totali i azilkërkuesve është në rritje me 123 për qind në raport me 562 680 të regjistruar në vitin 2014.
”Kërkesat e shtetasve sirianë janë dyfishuar, në 362 775 duke u regjistruar si kombësia e parë për marrjen e statusit të refugjatit (29 për qind në total në vitin 2015), ndjekur nga shtetasit afganë (178.230 ose 14 për qind) dhe irakianët (121 535, 10 për qind)”, saktësoi Eurostat.
Theodore Theodoridis, sekretar i përgjithshëm i UEFA-s
Greku Theodore Theodoridis eshte zgjedhur te premten sekretar i pergjithshem i UEFA-s, duke zevendesuar italo-zviceranin Gianni Infantino, i cili u zgjodh javen e kaluar president i FIFA-s.
Theodoridis, 50 vjec, u angazhua ne 2008 ne UEFA ne postin e drejtorit te marredhenieve me federatat kombetare dhe mban qe nga viti 2010 postin e sekretarit te pergjithshem ndihmes te konfederates evropiane.
Koreja e Veriut: Vijojmë me programin bërthamor, pamvarësisht perëndimit
Koreja e Veriut është angazhuar të përforcojë potencialin e saj bërthamor duke e cilësuar të paligjshme dhe të padrejtë rezolutën për sanksione të mëtejshme të miratuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së kundër programeve të saj bërthamore dhe balistike.
“Përforcimi i potencialit tonë bërthamor është ushtrim legjitim në përputhje me të drejtat për vetëmbrojtje, një nismë e cila do të vijojë për aq gjatë sa do të vazhdojë politika armiqësore amerikane”, njoftoi Ministria koreano-veriore e Punëve të Jashtme në një deklaratë të publikuar nga media zyrtare.
Klosi takim për Urdhrin e Psikologut
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka zhvilluar sot një takim me grupet e interesit për projektligjin mbi Urdhrin e Psikologut me fokus njohjen e profesionit të psikologut dhe afrimin e shërbimit tek qytetarët.
Ministri Klosi nëpërmjet një postimi në rrjetin social në mesditën e së premtes shkruan: “Takim për projektligjin mbi Urdhrin e Psikologut.Takim me grupet e interesit, me deputetë anëtare të komisioneve parlamentare të Ligjeve, Çështjeve Sociale dhe Mediave, për të diskutuar imtësisht projektligjin mbi Urdhrin e Psikologut që ka për qëllim njohjen e profesionit të psikologut dhe afrimin e shërbimit tek qytetaret, në një cilësi sa më të mirë”.
Për gjyqtarët dhe politikanët që nuk kërkojnë viza
Mero Baze
Lajmi se ambasada e SHBA ka një listë konfidenciale që e përdor për të ndaluar udhëtimin drejt SHBA të gjyqtarëve apo prokurorëve të korruptuar, ka bërë shumë zhurmë në mjediset politike dhe shtypin e Tiranës, dhe ka përfshirë në debat dhe autoritetet e larta të drejtësisë në Shqipëri.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, janë shprehur të gatshëm të veprojnë kundër atyre që janë në listë, nëse ambasada ua dërgon atyre zyrtarisht, duke e bërë kështu sa tragjike, dhe komike situatën e drejtësisë në Shqipëri.
Gjyqtarët e korruptuar, të cilët ambasada ka kohë që nuk u jep viza dhe do të vazhdojë të mos u japë, janë duke u ndëshkuar nga një standard amerikan i antikorrupsionit dhe jo nga një standard shqiptar.
Standardi amerikan është i tillë që kur një nëpunës publik, apo zyrtar i lartë i drejtësisë, mendohet se ka përvetësuar para publike, nuk preferohet të udhëtojë në vendin e tyre. Por ky është standard i tyre, dhe kur ambasadori Lu e bën publik vetëm si gjest, është duke thënë, se e dimë kush jeni.
Por autoritet tona, as kanë pse presin me kuriozitet kush janë gjyqtarët që u refuzohet viza, as kush janë politikanët që nuk udhëtojnë dot në SHBA.
Refuzimi i një vize nuk mund të kthehet në dëshmi penaliteti për arsyen e thjeshtë, se pas këtij njoftimi askush që ka problem me korrupsionin, nuk rrezikon të shkojë të kërkojë vizë, dhe kjo nuk i bën ata automatikisht të pastër.
Të korruptuarit shqiptarë të sistemit të drejtësisë dhe politikës, duhet të filtrohen dhe etiketohen si të tillë, nga sistemi ynë, nga institucionet tona dhe nga standardet tona. Ndihma e SHBA në këtë rast është fantastike, por ajo është e kufizuar nga dëshira që kanë të korruptuarit për të aplikuar për vizë amerikane.
Por, dhe nëse do t’i detyronin t’i çonim për viza gjithë gjyqtarët, ambasada amerikane jo për të gjithë ka mundësinë të jetë e qartë kush janë. Ajo ka evidentuar ata më problematikët, ata që janë bërë target i shtypit dhe politikës, por jam i sigurt se nuk i njeh dhjetëra të tjerë, që s’u ka dalë zëri asgjëkund, por kanë bërë kërdinë.
Për më tepër, pas gjithë kësaj buje që bëri kjo deklaratë, nuk kemi shanse të kemi më refuzim vizash, pasi nuk do të ketë aplikime për ambasadën amerikane.
Biles tani për të bërë humor, ndonjë zyrtari është më mirë t’i kërkosh aplikimin për vizë në ambasadën e SHBA, se sa dëshminë e penalitetit.
Po përtej humorit, Shqipëria ka nevojë të bëhet serioze në evidentimin e të korruptuarve të saj, përmes standardeve të forta që duhet t’i ngrejë vetë. Ministri i Drejtësisë apo kryetari i Gjykatës së Lartë, nuk duhet të presin nga zyra konsullore e ambasadës së SHBA ndonjë refuzim vize, për të kuptuar se kush është i korruptuar.
Reforma në drejtësi ka përballë pikërisht këtë sfidë. Ajo nuk është e nevojshme të shpallë një listë armiqsh, por të vendosë një standard ku askush të mos shpëtojë pa kaluar përmes një filtri, që i lë jashtë sistemit gjyqtarët dhe prokurorët milionerë, por dhe politikanët që nuk dinë ku të fshehin paratë.
Këtu problem nuk janë ata që kanë aplikuar për vizë, por ata që janë bërë milionerë dhe në mos i harxhofshin paratë në Manhatan, mund t’i harxhojnë në “Play Del Esta” në Kubë, apo plazhet e Tajlandës, dhe prapë të jenë të lumtur.
Veprimet e ambasadës amerikane janë gjeste politike dhe ato më shumë se sa për të korruptuarit në drejtësi dhe politikë, do të vlenin të ishin të adresuara ndaj politikanëve që ata konsiderojnë se po minojnë interesat e SHBA në Shqipëri.
Për ata janë të lirë të flasin me emra dhe me këtë rast, të testojnë nëse shqiptarët do t’i mbështesin apo jo. Se kjo puna e vizave nuk mban shumë, pasi kush është nxituar dhe ka aplikuar është djegur, por problem janë ata që e mësuan dhe nuk aplikojnë kurrë.



Klodeta Dibra, një ndër kandidatet për Rektore të Universitetit të Tiranës ka prezantuar platformën e saj dhe pikat kyçe të programit për insitucionet e arsimit të lartë. Znj.Dibra shprehet se nëse fiton zgjedhjet do të moderojë tarifat e studentëve por nuk do të ketë rritje të tyre. Kandidatja për Rektore ngre shqetësimin se drejtuesit aktual të Universitetit kanë abuzuar me financat, paratë e nga tarifat e studimit nuk janë kthyer në investime.





