Berisha, Ramës: Je psikik. Rama, Berishës: Je si plaku te Koncert në vitin ’36

50

Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PS, Edi Rama, duke hyre ne dreken e shtruar per nder te kryeministrit italian, Romano Prodi, ne Pallatin e Brigadave.Seanca parlamentare që po zhvillohet ditën e sotme ka njohur reagime dhe kundër reagime nga palët. Si ish Kreu i PD-së Berisha, po ashtu dhe Kreu i PS-së Rama i janë kundërpërgjigjur njëri-tjetrit me batuta të njëpasnjëshme.

Berisha – Paraqitja e buxhetit, llogore e pafundme e zotit Rama. Pata një mori mesazhesh që më thonë se nuk ka psikiatër që e kuron, se në mendjen e tij të sëmurë është e ngulitur një Kushtetute që i thotë atij unë dhe bota. Ajo pjesa që më neveriti më shumë ishte pjesa për trashëgiminë kulturore, kur ti i vodhe Thimos si hajdut ordiner ikonat. Korçarët më thonë se Peleshin e bëri zv/kryeministër i ndjeri Vangjush Mio me pikturat e tij. Vetëm për buxhet nuk u fol këtu. Këtu u fol për opozitën. Në mendjen e tij ekziston tmerri dhe ferri i opozitës, dhe s’foli asgjë për 1 mln të papunë për të cilët është shprehur mijëra e mijëra herë. E falënderoj zotin Rama se s’bëri gjë tjetër veçse faktoi para shqiptarëve dhe botes e ka me urgjencë mjekimin në një klinikë psikiatrike.

Rama – Sali Efendi, zotrote mua më heq mallin e Albert Verrisë te filmi “Koncert në vitin ‘36” e mban mend atë plakun që donte të prishte koncertin, shyqyr që të kemi se kujtojmë dhe Albertin e shkretë.

Berisha- Je ulur në atë vend je bërë synet politik. Ata që të bënë synet politik të hoqën dhe forcën e fundit të burrit ty. Prandaj çfarëdo që të thuash je krejtësisht bosh. Ajo që paraqite ishte mjerim, sa që edhe Caci besnik gajasej. U tregove shqiptarëve se kartolina që u çon për vit të ri është kartolina e mjerimit, mashtrimit, ndërsa buxheti që paraqite ka vdekur para se të lindë.

Rama– Sali Efendi unë nuk e dija qe je marrë me synete, e dija që je marrë me zemrën. Kjo ishte një surprizë për mua, por ndoshta e mban mend kur të kanë bërë synet para se të të merrnin në Bllok.

Berisha: Unë them synet politik, se për atë tjetrin dihet.

Meta –  Ju lutemi se nuk jemi në portokalli këtu, jemi në Kuvend. Ju lutem më me etikë