Berisha: Rama vuan nga fiksimet

52

berisha ne kamezNdërsa ka folur në një townhall në Pogradec, kryeministri Berisha përmendi disa nga reformat e ndërmarra nga qeveria në ndihmë të sipërmarrësve.

“Në thelbin e filozofisë sonë mbetet iniciativa juaj e lirë, forca sipërmarrëse e njeriut dhe ne besojmë që kjo është rruga e zhillimit. Do të bëjmë gjithçka për ta lehtësuar këtë iniciativë. Ne ndërtojmë rrugë, shkolla ujësjellës, spitale në fuksion të qytetarit. Ne jemi përcaktuar dhe mbetetemi forca politike e taksave të ulta për faktin e thjeshtë pasi ne besojmë se paratë në kontot tuaja janë shumë të rëndësishme pasi ju krijon vende pune.  Dhe kjo praktikë ka funksionuar në mënyërë të fuqishme dhe me këtë politikë nga vitit 2006-2012 kemi mbledhur në arkën e shtetit 9.2 miliard dollarë më shumë se qeveria e ardhshme” tha Berisha.

Ndërsa iu përgjigj një qytetari i cili e komplimentonte se ishte gjithnjë e më i ri, kreu i qeverisë nuk la pa sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama për të cilin ka theksuar se ai vuan nga fiksimet.

“Shoku Rama është shumë obsesiv dhe vuan nga fiksimet. Unë jam mjek, e mirëkuptoj atë. Së dyti, dikur më thoshte se unë fluturoj me helikopter, kur unë udhëtoja me një makinë të marrë me qera nga PD-ja, sepse kisha nxjerrë urdhër që asnjë mjet i shtetit nuk do të përdoret në fushatë. Kishte njëhërë ditëlindjen dhe i çova edhe një urim, që ia bëra me dashamirësi, por edhe i duhej ajo që i thashë: Zoti i shtoftë rini, viteve tuaja” tha kryeministri.

Gjithashtu kryeministri ka mbrojtur taksën e sheshtë të aplikuar nga qeveria ndërsa ka sulmuar taksën progresive të Partisë Socialiste.

“Pala tjetër deklaroi se “të pasurve do t’ua tregoj unë me taksat”, mirëpo kur pa se gaboi, u tha do t’i deklaroj tatim-fitimin. Ndërsa tani u thotë shqiptarëve “do t’u ul taksat 95% të shqiptarëve! Po kush e ka bërë kapitalizmin, popullor? Taksat, se të gjithë janë aksionerë në shtetin e tyre, paguajnë për rrugët, shkollat etj. po pyeteni pak: ku do t’i marrë këto para? Ai thotë do t’ua marr atij 5%-it. Por ti kështu shkakton rrënimin e tyre. Në vitin 2005 kur morëm pushtetin, me dhjetra biznesmenë unë I kam gjetur në Bullgari, kishin ikur se nuk punohej këtu. Sot shqiptarët kanë taksat më të ulta në Evropë. Është e vërtetë se një infermiere paguan 10% taksë, por para vendosjes së saj, sa e kishte pagën? Sepse sot merr 14 rroga më shumë, sepse taksa e sheshtë lehtësoi biznesin. Shumë e thjeshtë, pra, kemi të bëjmë me një qëndrim kryekëput kaotik” tha Berisha.