Berisha përpiqet të bindë skraparllinjtë, se Rama i ka fyer

55

June-12-23-2-28IMG_0265Kryeministri Berisha gjatë prezantimit në Poliçan të Skraparit të kandidatëve për deputetë të qarkut të Beratit ka sulmuar kandidatin socialist Fidel Ylli. Ai e ka konsideruar Yllin një miliarder që ka shkelur Kushtetutën, pasi kishte në zotërim një radio.

Berisha është përpjekur t’i bindë skraparllinjtë se Rama i ka fyer ato, siç ka fyer edhe Tropojanët.

“Vëllezër e motra,këtu tek ju, në garë është Astrit Veliaj dhe nga ana tjetër, në garë është Fidel Ylli. Mendoni të dy i keni të  gjakut tuaj, por ju jeni të mençur. Fidel Ylli është një miliarder, i cili humbi mandatin në parlament, sepse duke shkelur Kushtetutën, radion e tij ia dha të motrës dhe e bëri atë milionere brenda natës. Astrit Veliaj është gjithashtu biznesmen, por me lekët e tij hapi universitetin e parë privat në Shqipëri me tarifa publike për ju, për Beratin, për Skraparin, për mbarë Shqipërinë. Besoj se kjo përbën një dallim të madh midis ndjenjave të atdhetarizmit, dashurisë dhe respektit për ju të Astrit Velisë dhe makutërisë,  pangopësisë të shokut Fidel Ylli. Nga ana tjetër, e thashë edhe në Çorovodë, do ta them edhe këtu tek ju, duhet t’i kërkoni zotit Ilir Meta ta sjellë Edi Ramën, në këtë shesh, për të kërkuar të falur për fyerjen me gjeografinë. Një ditë fyen pse je nga Skrapari, ditën tjetër nga Tropoja, ditën tjetër nga ky apo ai rreth. Një ditë do vijë t’ju thotë, unë jam nga Skrapari, në Tropojë u thotë e kam origjinën nga Geghyseni. Ai bëhet një personazh qesharak, por fyerjet me gjeografi, fyerjet kolektive janë të dënueshme”,- tha Berisha.