Berisha: Do të heqim vizat me SHBA-në

55

June-3-22-36-12foto4Nga Hani i Hotit, kryeministri Berisha premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm do të merret statusi dhe do të hapen negociatat me BE-në.

“4 vitet e ardhshme qëllimi ynë më madhor është të marrim statusin dhe të hapin negociatat me BE-në, të liberalizojmë vizat me SHBA-në. Në 4 vitet që vijnë me heqjen e taksave për çdo makineri, material e çdo gjë tjEtër që bizneseve iu nevojiten për prodhim ne jemi të sigurtë që bizneset do të zgjerohen së bashku me 40 përqind” tha Berisha.

Kryeministri Berisha përmendi edhe një sërë arritjesh të Shqipërisë gjatë këtyre viteve të qeverisjes së djathtë.

“Unë kam nder që ndaj mej u sot gëzimin e inagurimit të kësaj rruge, rrugë e cila bën çdo udhëtar që kalon nëpër të, të mendoj se ecën në një vend të zhvilluar. Rruga ndërkombëtare që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, Malësinë e Madhe me Shkodrën është e një rëndësie shumë të madhe për zhvillimin e gjithanshëm të qarkut të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë. Rruga është e parametrave më të shkëlqyera, e cilësisë më të madhe, një hyrje dinjitoze e Shkodrës mijëvjeçare. Me ndërtimin e kësaj rruge qytetari shqiptar dhe miqtë e Shqipërisë nga Hani i Hotit gjer në Gjirokastër udhëtojnë në rrugë të reja të ndërtuara nga viti 2006-2013. Cdo qytetar sot që hyn në Shqipëri nga territori i Kukësit, Qafë Morinë dhe Tropojë udhëtojnë gjer në Konispol me rrugë tërësisht të reja.  Kjo është arritja jonë e madhe. Ne Ndërtuam mbi 10 mijë km rrugë, qindra e qindra në Shkodër, punësuan mbi 57 mijë qytetarë shqiptar. Në këto vite ne ndërtuam mbi 13000 shkolla në mbarë vendin, punësuam mijëra qytetarë dhe nxënësit tanë ulen si shkolla të standarteve europiane. Në këto vite ne dyfishuam pensionet në fshat, rritëm rrogat e mësuesve, infermierëve dhe mjekëve. Por në këto vite me uljen e taksave ne ia dolëm që bizneset e vogla në mbarë Shqipërinë të rriten me 80 përqind, 200-300 përqind të bizneseve të mëdha. Këto vite sëbashku ne ia dolëm të bëheni anëtar i NATO-s, ia dolëm të firmosim me BE-në marrëveshjen e MSA-së, ia dolëm së bashku të heqim vizat dhe të lëvizim pa viza në mbarë Europën, ia dolëm të meritojmë statusin e vendit kandidat. Ia dolëm të bëjmë reale ëndërrat shekullore të rilindasve tanë” tha Berisha.