Ashton ka deklaruar, se është për të ardhur keq, për vendimin e qeverisë zvicerane, për vazhdimin e kufizimeve sasiore, të adoptuar vitin e kaluar, ndaj lëvizjes së lirë të qytetarëve të BE-së, të 8 shteteve anëtare dhe shtrirjen e këtyre masave, ndaj shtetasve të shteteve të tjera anëtare.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, ka theksuar gjithashtu se, këtë vit, për herë të fundit, Marrëveshja lejon pajtimin e klauzolës, për sa i përket 25 shteteve anëtare (përveç Bullgarisë dhe Rumanisë), me kusht që numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara këto vitet e fundit, ndaj qytetarëve të 25 shteteve anëtare, të ketë arritur një farë pragu. Ajo vazhdon duke nënvizuar se, masat e adoptuara sot, nga qeveria zvicerane, bien në kundërshtim me Marrëveshjen për Qarkullimin e Lirë të Personave, pasi ato bëjnë një diferencë, midis grupeve të shteteve anëtare.
“BE, i kushton një rëndësi të madhe qarkullimit të lirë të personave në kontekstin e përgjithshëm të marrëdhënieve me Zvicrën. Këto masa, tentojnë të injorojnë avantazhet e mëdha, që qarkullimi i lirë i personave i sjell, si qytetarëve zviceranë, po ashtu dhe atyre të BE-së. Është për të ardhur keq, që vendimi i qeverisë zvicerane, braktis përqasjen e ndjekur më 2008 dhe 2009, ndërkohë që klauzola mbrojtëse, nuk është pretenduar, pavarësisht mundësisë, që ofronte marrëveshja”,- përfundon deklarata e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe njëkohësisht zv. Presidente e Komisionit Europian.