Ai ka sqaruar se në atë kapitull vetëm përmendet vendosja e ndërlidhjes në mes të normalizimit të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë dhe të proceseve evropiane.
“Askush nuk kërkon që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Në kapitullin 35 nuk ka kërkesa të fshehta “, ka thënë Manzo (në foto) për RTS-në.
Ky kapitull ndërlidh normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë dhe integrimet evropiane.
“Kjo është në përputhje me atë për të cilën pajtohet BE – që të ndërlidhet bashkëpunimi rajonal dhe integrim i Ballkanit Perëndimor. Në integrimin rajonit, Serbinë e shohim lider që mund t’u tregojë rrugën të tjerëve”, ka thënë ai. /kn