Basha: Rama na trajton si Banana Republikë

53

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Në një deklaratë për shtyp, Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, ka akuzuar Kryeministrin e vendit Edi Rama, se ka shkelmuar për vdekje me kobure, konsesusin politik në lidhje me ligjin e ‘Nepunësit Civil’.

“Mbrëmë konsensusi politik u shkelmua për vdekje me kobure. Kryeministri Rama vuri para interesat vetjake meskine dhe hodhi poshtë konsensusin unanim që u arrit për ligjin e “Nëpunësit Civil” që vetëm 4 orë donte dhe hynte në fuqi”, -tha ai.

Basha deklaroi, se konsensusi kërcënon rrugën integruese të vendit dhe riciklon konfliktin politik në vend.

“Mazhoranca duhet ta kuptojë që konsensusi nuk është çështje numrash, por vlerash. Opozita nuk e pranon këtë akt që godet në palcë konsensusin politik si vlerë, kërcënon rrugën integruese të vendit dhe riciklon konfliktin politik në vend. Kjo është një situatë e rëndë për demokracinë në vend”,- tha Basha.

Basha shtoi më tej, se kjo ndodh vetëm në Banana Republikë dhe Rama e trajton Kuvendin si Banana Republikë.

“Kjo ndodh vetëm në Banana Republikë që mbështeten në ndonjë ligj të xhunglës, Rama e ka trajtuar Kuvendin e Shqipërisë si Banana Kuvend. I bëj thirrje kryetarit të Kuvendit, të bëjë detyrën për të treguar se Kuvendi nuk është Banana Kuvend. Opozita nuk e pranon këtë akt që godet në palcë konsensusin politik si vlerë dhe riciklon konfliktin politik”,- deklaroi Basha.