Lideri i demokratëve solli në vëmendje qëndrimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në letrën drejtuar senatit ku shprehte shqetësimin për vonesat në emërimin e ambasadorëve në disa vende strategjike mes të cilave dhe në Shqipëri .
Kryetari i PD-së ka shprehur vendosmërin e çdo demokrati dhe të çdo shqiptari për të mbrojtur vlerat e demokracisë të cilat u fituan me sakrifica të mëdha nga shkodranët dhe gjithë shqiptarët.
“Duhet të ngrihemi, duhet të bashkohemi me njëri tjetrin dhe me gjithë shqiptarët që kanë në zemër ëndrrën e demokracisë dhe idealin e lirisë. Nuk duhet ta falim për asnjë çast ëndrrën e madhe të demokracisë, sakrificat dhe gjakun e heronjvë të 14 Janarit dhe 2 Prillit të Shkodrës, sakrificat dhe përpjekjet e këtyre 23 vjetëve. Në këtë betejë, në këtë mision, në ketë udhëtim kemi përkrah fuqinë më të madhe të botës, SHBA, kemi përkrah Bashkimin Europian. Ju demokratët shkodranë dhe demokratët në mbarë vendin po e përmbushni këtë mision sot duke zhvilluar demokracinë dhe zgjedhjet e lira brenda partisë”, tha Basha.