“Takova Kryeministrin Daçic dhe Kryeministrin Thaçi, për herë të 13-të në kuadrin e dialogut të normalizimit të marrëdhënieve midis te dy palëve, në Bruksel sot. Në vijim të vendimit historik të Këshillit Europian të qershorit për hapjen e bisedimeve të pranimit me Serbinë dhe fillimin e negociatave mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën, ne hodhëm një vështrim mbi hapat e mëtejshëm në lidhje me zbatimin e saj”,- ka deklaruar Ashton.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, ka deklaruar gjithashtu rëndësinë, që ka vazhdimi i zbatimit të kësaj Marrëveshje në muajt në vazhdim, duke theksuar se, tekstet mbi Telekomin dhe Energjinë thuajse janë finalizuar, ndërkohë që diskutimet mbi to, do të vijojnë dhe gjatë vizitës së saj në Beograd dhe Prishtinë.
“Është e një rëndësie të veçantë që puna për zbatimin, të vazhdojë në javët dhe muajt e ardhshëm, siç e parashikon Plani i Zbatimit. Jam e kënaqur që të dy Kryeministrat konfirmuan angazhimin e tyre, përballë këtij qëllimi. Tekstet mbi Telekomin dhe Energjinë pothuajse u finalizuan. Diskutimet mbi këto tekste, do të vazhdojnë në ditët në vijim ndërkohë që unë do të udhëtoj në Beograd dhe Prishtinë”,- ka theksuar Ashton në deklaratën e saj. /im.ta/