Arvizu: Voto, Vepro Tani për të zgjedhur udhëheqësit e ardhshëm

69

DASAlexArvizu1 (1)Ambasadori Amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu në 1 vjetorin e nismës Act Now- Vepro Tani, ka deklaruar se ajo ka arritur rezultatet e saj me nisma që kanë ofruar njerëzit njëri me tjetrin duke i bërë bashkë në një frymë shprese, optimizmi dhe pozitiviteti.

Arvizu theksoi se shqiptarët do të votojnë këtë të dielë duke u angazhuar në aktin më të rëndësishëm të Act Now, që është të shprehurit e rolit të tyre, dhe dhënia e votës së tyre për zgjedhjen e udhëheqësve të ardhshëm.

Mesazhi i Ambasadorit Arvizu

Përshëndetje të gjithëve!

Dita e sotme shënon përvjetorin e parë të nismës ACT Now!, ose Albanians Coming Together Now! – Shqiptarët Bëhen Bashkë Tani!

Më kujtohet që, edhe një vit më parë, ne përuruam këtë nismë në mesin e një vape përvëluese, dhe kështu, edhe përvjetorin e saj të parë po e festojmë përsëri në këtë vapë, këtu, në Kopshtin e Trëndafilave të Ambasadës Amerikane.

Dua të falënderoj të gjithë ata që e përqafuan këtë nismë me kaq entuziazëm, shqiptarët në mbarë vendin, si edhe personelin e Ambasadës.

Ideja kryesore e nismës ACT Now! është nxitja e një komunikimi më të mirë midis qytetarëve dhe udhëheqësve të zgjedhur prej tyre, për të mirën e vendit, dhe për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

Dhe, siç e kam thënë dhe më parë, ka qenë diçka që na ka ngrohur zemrën të gjithëve ne këtu në Ambasadë, kur kemi parë se si kjo ide ka arritur të prekë imagjinatën e njerëzve, dhe se si njerëzit e kanë përqafuar atë ide me entuziazëm. Në mbarë vendin, ne kemi parë nisma, të mëdha e të vogla, që i kanë afruar njerëzit ndaj njeri-tjetrit, i kanë bërë bashkë ata, në një frymë shprese, optimizmi dhe pozitiviteti, të cilat, në të vërtetë, përfaqësojnë pikërisht nismën ACT Now!

Të dielën, në 23 qershor, shqiptarët në mbarë vendin do t’iu drejtohen kutive të votimit dhe do të angazhohen realisht në aktin më të rëndësishëm të nismës ACT Now!, që është të shprehurit e rolit të tyre, dhe dhënia e votës së tyre për zgjedhjen e udhëheqësve të ardhshëm.

Kështu, në këtë përvjetor të parë të nismës ACT Now, ne dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë. Unë dëshiroj të falënderoj secilin personalisht, përfshirë dhe personelin këtu në Ambasadë, që është përpjekur shumë për ta bërë realitet këtë ide. Dhe tani, në fund, dëshirojmë të themi…

VEPRO Tani!