Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar sot një takim me shefen e Kabinetit të Kryeministrit Vali Bizhga.
Takimi ka nisur rreth 20 minuta më parë në Kryeministri ndërsa ende nuk dihet tema e diskutimeve. Pritet që pas takimit të ketë një prononcim në lidhje me bisedimet mes diplomatit amerikan dhe shefes së kabinetit të kryeministrit Rama.


