Arrestohet ish-shefi i Shërbimit Sekret kroat

53

shefi i sherbimit sekret kroatDW

Shumë gazeta gjermane njoftojnë arrestimin e kërkuar nga Gjermania dhe BE të ish-shefave të shërbimit të fshehtë kroat dhe jugosllav. Gazeta Süddeutsche Zeitung shkruan:

“Perkovic duhet të jetë përgjegjës për vrasjen e disidentit jugoslav Stjepan Djurekovic në vitin 1983 në Wolfratshausen të Bavarisë. Autoritetet kroate do të vendosin tani për ekstradimin. Edhe ish-agjenti i shërbimit të fshehtë Zdravko Mustac, ekstradimi i të cilit kërkohet po ashtu nga Gjermania, është arrestuar.”

Rasti Perkoviç pati shkaktuar irritime serioze ndërmjet vendit të ri anëtar të BE-së, Kroacisë, dhe Brukselit. Parlamenti kroat pati miratuar menjëherë pas hyrjes së vendit në BE një ligj, i ashtuquajturi lex Perkoviç, që ndalon dorëzimin e kriminelëve të dyshuar në vende të tjera anëtare të BE-së, nëse ata i kanë kryer veprat e tyre penale para gushtit të vitit 2002. Vetëm me presionin e madh nga Brukseli duke përfshirë edhe shkurtimin e ndihmave financiare Kroacia u detyrua, që ta ndryshojë edhe një herë ligjin. Ligji hyri në fuqi më 1 janar dhe mundësoi dërëzimin e Perkoviçit.” – shkruan “Süddeutsche Zeitung”.

A do të dorëzohet Perkoviçi?

Shtypi gjerman i kushton vemendje kësaj çështjejeShtypi gjerman i kushton vemendje kësaj çështjeje

Por disa media, si “Badische Nachrichten”, dyshojnë se Perkovic do t’i dorëzohet drejtësisë gjermane: “Që të arrestuarit, Perkovic dhe ish-shefi i shërbimit të fshehtë jugosllav Zdravko Mustac (74), do të ekstradohen me të vertetë në Gjermani, konsiderohet e pabesueshme. Sepse meqenëse vrasja sipas ligjit kroat është vjetëruar, një gjykatë kroate duhet tani që të vendosë, nëse do të zbatohet ligji gjerman, apo ai kroat. Fjala e fundit i mbetet gjykatës së lartë. Edhe për rastin, që Berlini dhe Brukseli të vazhdojnë të këmbëngulin, (Kroacia) ka një zgjidhje:.. Me kërkesën e qeverisë (kroate) së shpejti duhet të hiqet kufizimi prej 25 vjetësh për vjetërimin e një krimi. Kjo mund t’i sillte Perkoviçit dhe Mustacit një padi të vonuar në Kroaci. Nëse ata lirohen, që konsiderohet e mundshme, për të njëjtin krim atyre nuk mund t’i kërkohet të përgjigjen as në Gjermani”, konstaton “Badische Zeitung”.

Vrasje nga një kohë e perënduar

Gazetari Norbert Mappes-Niediek, i cili shkruan për disa gazeta gjermane, boton në “Berliner Zeitung”një artikull me titull: “Njeriu, që di shumë.” Perkoviç është “figurë nga bota e vjetër, por ai ende ka informata të rëndësishme.” Gazetari pyet në artikullin e tij: “Përse Gjermania hyn në këtë konfrontim kokëfortë me një anëtar mik të Bashkimit Evropian? A bëhet kjo vërtetë për të kapur një njeri, i cili është i akuzuar për urdhërimin e një vrasjeje në një epokë, që ka perënduar? Dhe përse anëtarja e re e BE, Kroacia, shkakton në të njëjtën çështje grindje me Berlinin dhe Brukselin?”

Ish shefi i shërbimit sekret kroat Perkovic duhet të ketë urdhëruar vrasjen e shumë kroatëve në mërgim në vitet 80-tëIsh shefi i shërbimit sekret kroat Perkovic duhet të ketë urdhëruar vrasjen e shumë kroatëve në mërgim në vitet 80-të

Në artikullin në “Berliner Zeitung” Mappes-Niediek shpjegon: “Në të vërtetë ka shumë gjëra në rastin e një agjenti të fshehtë Josip Perkoviç, i cili është arrestuar në Zagreb. Në luftën e Jugosllavisë 68-vjeçari i sotëm ka qenë figura kyçe në sigurimin e armëve për Kroacinë. Si kreu i shërbimit sekret në Zagreb ai kontrollonte atje botën e krimit. Atëherë patën rrjedhur shumë para. Perkoviç e di, se ku kanë shkuar paratë dhe se kush ka blerë firma me to dhe cilat”, shkruan Norbert Mappes-Niediek.

Një hetim shumë i dëshiruar

“Jo vetëm në Serbi, por edhe në Kroaci embargoja e armëve e atyre viteve nuk e pengoi luftën, por solli lulëzimin e krimit të organizuar. Jugosllavia në luftën e ftohtë ishte Meka e spiunëve të huaj dhe prodhoi vetë një mori shërbimesh të fshehta konkurruese. Josip Perkoviç së bashku me ministrin e Brendshëm të atëhershëm të Kroacisë ishte pjesë e orbitës së shërbimit informativ gjerman, BND. Në vitin 1991 me shpërthimin e luftës ai kaloi në ministrinë e Mbrojtjes dhe kështu në orbitën e CIA-s. Marrja në pyetje e këtij njeriu duhet të jetë për punonjësit e shërbimit të fshehtë si Viti i Ri, Krishtlindjet dhe Pashkët së bashku”, konkludon Norbert Mappes-Niediek në artikullin e botuar nga“Berliner Zeitung”.