Amnesty International : Heqja e dënimit kapital, në botë.

82

Amesty internationalAmnesty International, raporton mbi tendencën globale, kundrejt heqjes së dënimit me vdekje, ku vërehet një progres i përgjithshëm në gjithë rajonet e botës. Dënimi me vdekje, cilësohet, si mohimi ekstrem i të drejtave të njeriut dhe si vrasje e paramenduar dhe gjakftohtë e një qënie njerëzore, nga strukturat shtetërore. Ai dhunon, të drejtën për jetë, të shpallur në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. AI militon kundër dënimit me vdekje, në çdo rast, pa përjashtim, përsa i përket natyrës së krimeve, karakteristikave të të akuzuarit, apo metodave të përdorurua nga shteti, për të vrarë të burgosurin.

Sipas raportit te AI, një numër i konsiderueshëm vendesh nuk e kanë përdorur dënimin me vdekje në 2011. Vetëm 21 nga 198 vende kanë kryer ekzekutime, një rënie më shumë se një e treta, përgjatë kësaj dekade. Dënimet me vdekje, janë falur në 33 vende, krahasuar vetëm me 19 më 2010.

Gjithsesi, një grup vendesh të izoluar i kanë ekzekutuar në një shkallë alarmuese, më 2011.

Kina, vazhdon të ekzekutojë me qindra njerëz, dhe ne Lindjen e Mesme, është vënë re një rritje e lehtë e personave të ekzekutuar në Iran, Irak dhe në Arabinë Saudite. Shtetet, që vit pas viti, figurojnë në mënyrë të vazhdueshme në krye të listës së ekzekutimeve, përfshijnë gjithashtu, Korenë e Veriut, Arabinë Saudite, Somalinë, Amerikën dhe Jemenin.

Dhe në ato vende, ku vazhdohet aplikimi i dënimit me vdekje, janë vënë re progrese, më 2011. Në SHBA, Illinoisi u bë shteti i 16-të, që e hoqi dënimin me vdekje. Kina, e ka hequr dënimin me vdekje për 13 krime, ndërkohë që ka shtuar dy krime të tjera, që dënohen me vendime kapitale. Ulje të pëdorimit të dënimit me vdekje, janë vënë re në Libi, Autoritetin Palestinez, dhe Tunizi.

Rreth 18,750 njerëz janë të dënuar me vdekje dhe ndërkohë 680 njerëz janë ekzekutuar në mbarë botën në 2011, duke përjashtuar Kinën.

Më 2011, Kina, Irani, Arabia Saudite, Iraku dhe SHBA, kryesonin listën e 5 shteteve me numrin më të lartë të ekzekutimeve në botë. Kina, zë vendin më të lartë të ekzekutimeve, me qindra njerëz të ekzekutuar çdo vit, më shumë se e tërë bota, e grumbulluar së bashku. Një rritje domethënëse, u shënua dhe në Iran, Irak dhe Arabia Saudite, më 2011.

Kinë

Shteti hoqi dënimin me vdekje për 13 krime, më 2011, por njerzit sërish, iu nënshtruan dënimeve kapitale, për krime jo të dhunshme, si korrupsioni, apo trafiku i drogës. Gjykimet në Kinë, vlerësohen si të gabuara, me gjykata, që e bazojnë sistemin e provës të nxjerrë nga torturat dhe keqtrajtimet e tjera, dhe me mohimin e vazhdueshëm, që u bëhet njerëzve mbi të drejtën për të zgjedhur avokatin e tyre.

Iran 

Po ashtu si Kina, me qindra të ekzekutuar vetëm më 2011. Numri i të ekzekutuarve, mendohet të jetë më i lartë, se shifrat e raportuara zyrtarisht. Nga 360 ekzekutime të komunikuara nga burime zyrtare, të paktën tre prej tyre, ishin adoleshentë, në kohën e kryerjes së krimit. Ekzekutimi i personave, për krime të kryera, kur ato ishin nën moshën 18-vjeç, është rreptësisht i ndaluar nw ligjet ndërkombëtare.

Më 21 shtator, 17-vjeçari A.M, u var publikisht në orën 04:44 në sheshin Golshahr, Karaj, afër Tehranit. Ai u dënua me vdekje, në gusht, pasi kishte plagosur një atlet popullor shumë të njohur në vend, gjatë një zënke me makinë në korrik. Ai është raportuar se ka thënë se: “ishte nën panik dhe sulmoi viktimën në vetëmbrojtje pasi atleti e kishte sulmuar atë në errësirë”.

Arabia Saudite

Në përgjithësi, ekzekutimet në Arabinë Saudite janë trefishuar në 2011. Të paktën 82 persona, krahasuar me 27, më 2010 janë ekzekutuar. Të paktën një nga këto persona, është përshkruar zyrtarisht, se, ishte tepër i ri në moshë. Shumica e të ekzekutuarve në vitet e kaluara, kanë qënë persona me kombësi te huaj, shumica punëtorë emigrantë nga vendet në zhvillim, si Afrika dhe Azia. Një sudanez, A.F, pasi ishte dënuar për ‘magji’, iu pre koka më 19 shtator.

Irak 

Të paktën, 68 persona janë ekzekutuar më 2011, për arsye se i përkisnin grupeve të armatosura, apo të përfshirë në sulme të kryera nga këto grupe, si vrasje, rrëmbime, përdhunime, apo krime të tjera të dhunshme. Të akuzuarit shpesh janë dënuar me vdekje, pas gjykimeve, të cilat kanë zgjatur vetëm disa minuta.

Dymbëdhjetë persona të akuzuar, si grupe opozicioni të armatosura, u varën në Irak më 24 Nëntor 2011. Këto persona u raportuan se ishin dënuar nën ligjet e anti-terrorrizmit dhe u dënuan me vdekja nga Gjykata e Bagdatit më 2006.

SHBA

SHBA janë vëndi i vetëm në Grupin e G8, të udhëheqjes ekonomike globale, që ka kryer ekzekutime më 2011. Gjithsesi, rënia e mbështetjes publike ndaj dënimit me vdekje, ka kontribuara në rënien e përdorimit të tij. Humberto Leal, një meksikan, u ekzekutua më 2011 në Teksas, pavarësisht një vendimi të detyrueshëm nga një gjykatë ndërkombëtare, se atij i ishte mohuar e drejta për të patur një asistencë konsultuese, menjëherë pas arrestimit të tij.

E.Kondi