Në Alo 116, që i referohen rasteve ku vetë personat kanë kërkuar këshillim nga psikologët nëpërmjet telefonit në një vit është vënë re se fëmijët dhe adoleshnëtët kanë më tepër informacion mbi stubstancat e ndaluara por nuk qëndojnë dot indiferentë ndaj tyre. 77 prej adoleshnetë të pyetur janë shprehur të informuar ndaj përdorimit të këtyre substancave, ndërsa për fat të keq 39 adoleshentë kanë pranuar vartësinë ndaj duhanit, alkoolit dhe drogës.
200 adoleshentë dhe fëmijë kanë kërkuar ndihmën e psikologes dhe mjekëve për të lënë alkoolin apo drogën. Por pasi kanë telefonuar një herë, këta adoleshentë dhe fëmijët nuk kanë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme terapitë.
Në raportin përfundimtar të Alo 116, linja e këshillimit të të miturve dhe e mbrotjes së të drejtave të tyre, thuhet se 125 meshkuj dhe 21 femra kanë shprehur gjendjen e tyre të paqëndrushem emocionale. Frika dhe anthi, që i referohen sërisht shëndetit mendor është më evidente tek adoleshentet femra, ku 20 prej tyre kanë kërkuar ndihmën e psikologes dhe të mjekut.
Nga depresioni, sipas të dhënave, vuajnë më tepër femrat sesa meshkujt dhe në këtë raport rastet janë 10 adoleshente dhe 4 adoleshentë të cilët gjenden në gjendje depresive.