Ngjarja ndodhi në afërsi të godinës së parlamentit dhe për pasojë drejtuesi është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.
Policia ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit, ishte i dëmtuar që para se të ndodhte aksidentit. Sipas konstatimeve të para, bëhet fjalë për plagë të shkaktuara nga rrahjet.
Mësohet se drejtuesi i mjetit gjendet në gjendje kritike për jetën.