Nëse keni menduar se mësimi i një gjuhe të huaj ka qenë mjaft i vështirë, përpiquni të mësoni mbi 20, ndërkohë që jeni duke u diplomuar në gjimnaz. Një nxënës i pabesueshëm, 16-vjeçar, Timothy Doner, është poligloti më i ri botëror, duke kompleksuar të gjitha aftësitë tona për të mësuar gjuhë të huaja. Timothy flet 23 gjuhë, saktësisht. Duke i mësuar gjuhët, përgjatë pushimeve të verës dhe përgjatë fundjavave, ai ka arritur, të flasë rrjedhshëm në Hebraisht, Arabisht, Rusisht, Italisht, Farsi (Iran. Shen.albplus), dhe Swahilisht (dialekt që flitet në Kanalin e Mozambikut, në ishujt Komoros dhe në Somali. shen.alplus), ndërmjet shumë gjuhëve të tjera. Kur u pyet nga Matt Lauer i Today Show, se, si arrin ti menaxhojë mësimet e gjuhëve, Doner u përgjigj, se, ‘ Si çdo aktivitet tjetër akademik, ju gjeni kohë për të.’
Donner, shfaqi fillimisht interes ndaj gjuhëve të huaja, kur studionte Hebraisht në barin e tij Mitzvah. Pastaj ai kaloi tek Arabishtja, ku mësoi ta lexojë për një javë. Prej këtij momenti, ai fillojë ti mësojë vetë gjuhët e tjera në forma autodidakte, nëpërmjet librave të gramatikës dhe programeve flashcard, në I-Phone e tij. Timothy, ishte frymëzuar nga një video në youtube nga poligloti i famshëm Richard Simcott, i cili fliste 16 gjuhë të huaja njëra pas tjetrës.
Sipas disa gjuhëtarëve, po bëhet një fenomen i zakonshëm për entuziastët e gjuhëve të përdorin youtube, si një platformë për të mësuar dhe për të shfaqur aftësitë e tyre. Timothy regjistron videon e tij, sa herë ai zotëron një gjuhë të re, dhe së fundmi ka postuar videon e tij të 11-të në youtube, duke folur Hindisht. Timothy e praktikon talentin e tij mbi gjuhët në botën reale duke folur me taksistët e qytetit të Nju Yorkut, duke ndërvepruar me të tjerë në restorante dhe duke u lidhur me njerëz përqark botës, nëpërmjet e-mail dhe Skype.
Në linkun e mëposhtëm ju mund të shihni performimin e adoleshentit 16- vjeçar, Doner.