“Të gjithë nesër në protestë! Shërbimi shëndëtesor falas, megamashtrimi tjetër i madh i Edi Ramës! Të dashur miq, premtimi i persëritur me qindra herë në takimet elektorale në sheshet, sallat dhe studiot televizive për të marrë votat shqiptarëve, u provua një nga mashtrimet më të medha të Edi Rames. Me ligjin që ka sjellë në Parlament, qeveria Rama-Meta jo vetëm hodhi në kosh premtimin elaktoral të Ramës, por bëri të kundertën, duke rritur me 5 herë sigurimet shëndetësore në fshat dhe hoqi tavanin për rritjen e tyre në qytet. Këtij i thonë poshtërim i vertetë i dinjitetit njerëzor, abuzim grotesk me ata që të besuan votën. Ne nuk duhet të pranojmë këtë megamashtrim!! Të gjithë nesër në protestë në orën 12:00 përpara Kryeministrisë!”, shkruan Berisha.