Në një postim në “Facebook”, Arvizu thotë se, në tre vjet qëndrim në Shqipëri ka prekur bujarinë dhe mirësinë e shqiptarëve.
Në reflektimin e tij për kohën e kaluar në vendin tonë, ambasadori thotë se, “e di mirë që nuk mund të imagjinoja t’i kisha kaluar këto tri vite askund tjetër”.
Mesazhi i ambasadorit:
“Të dashur miq: Dita e sotme shënon përvjetorin e tretë nga dita kur mbërrita në Shqipëri dhe doja të merrja një çast për të falënderuar popullin shqiptar për bujarinë dhe mirësinë e jashtëzakonshme që ka treguar ndaj meje dhe familjes sime. Jam i privilegjuar që përfaqësoj Shtetet e Bashkuara në vendin tuaj dhe e di që mikpritja juaj e shkëlqyer është pasqyrim i lidhjeve unike të miqësisë që ekzistojnë mes vendeve tona. Teksa reflektoj mbi tri vitet e mia këtu, e di mirë që nuk mund të imagjinoja t’i kisha kaluar këto tri vite askund tjetër dhe jam mirënjohës për përvojën time këtu dhe për miqësitë që kam krijuar.