Gjatë Konferencës së organizuar ditën e sotme nga shoqëria civile, me temë ‘Shqipëria civile dhe Demokracia në Shqipëri” me fokus mbi reformën zgjedhore, ka qenë prezent edhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i OSBE-së ka deklaruar, se është e mirëpritur çdo reformë zgjedhore ,që ndihmon përmirësimin e kuadrit ligjor, trajton rekomandimet e bëra në këtë raport si dhe ato të papërmbushura ende.
Sipas Ambasadorit nevojitet një ndryshim i kodit zgjedhor deri në mesin e vitit 2014 dhe gjithëpërfshirja duhet të karakterizojë këtë proces.
“Është shumë e rëndësishme që ndonjë ndryshim i mundshëm i kodit zgjedhor të miratohet në mesin e vitit 2014. Gjithëpërfshirje, kontribut i gjithë aktorëve të përfshirë në zgjedhje dhe shoqërinë civile, do ndërtohej besimi deri në arritjen e rezultatit përfundimtar. Por sfida e vërtetë qëndron në zbatimin e kodit zgjedhor nga gjithë aktorët, ai ka pasur mangësi, korrigjimi i kësaj situate duhet të jetë përparësi. Përputhja me zgjedhjet me standardet ndërkombëtare do arrihet kur partitë të zbatojnë ligjin në mënyrë të paanshme e në mirëbesim”- tha ai.



