Koka deklaroi se qeveria është po aq e përgjegjshme sa të gjithë qytetarët shqiptarë dhe se e ardhmja e të gjithëve është në këtë vend.
“Unë do të kërkoja mirëkuptimin tuaj. Analistët dhe vetë mediat kanë shkruar shumë më parë sesa vendimi i marrë nga qeveria. Qeveria shqiptare është po aq e përgjegjshme sa të gjithë qytetarët shqiptarë. Çdo qytetar flet për dëmin që mund t’i krijohet vendit dhe të ardhmes që fëmijëve tanë. Ju garantoj që edhe e ardhmja e politikanëve shqiptarë është në Shqipëri. Ne jemi të zgjedhur nga qytetarët shqiptarë dhe vendimet tona do të përkojnë me të ardhmen e sigurtë të Shqipërisë”- tha ai.
Ministri Koka shtoi se, akoma nuk ka një vendim dhe se çështja do të diskutohet si në qeveri por edhe në parlament.
“Kjo është një çështje që do të diskutohet në qeveri dhe në parlament. Do të doja që gjërat të mos politizohen, këtu po flasim një problem akoma të pashtjelluar dhe do të jetë përgjegjshmëria e madhe qoftë edhe e ministrisë së Mjedisit për ta analizuar këtë problem”, tha Koka.