Bushati ka deklaruar se: “Institucioni i Ministrisë së Jashtme ka si qëllim të intensifikojë marrëdhëniet dy paleshe në disa sektorë, kryesisht në bujqësi, energjetikë dhe në turizëm”. Ministri i Jashtëm ka bërë deklaratat në seminarin “Akademia Rajonale për Demokracinë”, që u mbajt në Durrës.
Vizita e Kryeministrit, Edi Rama në Beograd do të ishte vizita më e lartë mes vendeve. Kjo pasi deri tani ka pasur vizita në rang ministrash të Jashtëm dhe zv.kryeministrash. Ministrin i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë në tetor të vitit të kaluar. Ndërsa vizita e fundit më e lartë e zyrtarëve shqiptarë në Serbi është ajo e Ilir Metës, e cila u zhvillua në vitin 2010.