PD: Rama po e përdor qeverinë si dordolec për të trembur zgjedhësit

80

 

silvibardhiNë një Konferencë për shtyp Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj Bardhi ka sulmuar sërish kreun e qeverisë Edi Rama për shfaqje cirku dhe qeverinë si ariun e këtij cirku.

PD akuzoi Ramën gjithashtu se po e përdor qeverinë si dordolec për të trembur zgjedhësit.

Është bërë  për të qeshur ky Kryeministër: E ka bërë qeverinë si ariun e cirkut, e gjezdis nga një qytet në tjetrin për të mbledhur kureshtarë. Zotëria harron  se është në Korçë, është në qytet të vjetër, qytet i njerëzve të lirë. Është  bërë për t’i qarë hallin ky kryeministër: E përdor qeverinë si dordolec për të trembur zgjedhësit. Zotëria harron se jemi në demokraci, se njerëzit janë të lirë dhe nuk mund të  tremben me hijen e rëndë të qeverisë. Rama tha disa herë: – “Fitoren e kemi të sigurt”, dhe nga  ana tjetër, shpalli  dëshirën e tij të vjetër për ta parë Korçën dhe Shqipërinë njëpartiake, si njëherë e një kohë. Edhe ta kesh fitoren të sigurt, edhe të kërkosh që zgjedhësit  të votojnë vetëm për ty, kësaj i thonë të urresh pluralizmin”,- tha Bardhi.