“Qeveria do të komunikojë me deputetët dhe përmes jush me çdo komunitetit në Shqipëri. Pres prej jush të bëheni jo vetëm zëdhënësit e komunitetit pranë qeverise por dhe promotorë të zhvillimit të komunitetit. Është koha që çdo deputet dhe grup deputetësh sipas qarqeve të bëhet promotor i investimeve të huaja që sjellin punësim për komunitetin. Është e domosdoshme që deputetët të bëhen pjesë integrale e përpjekjeve për të sjellë në Shqipëri kompani investimesh nga vendet fqinje dhe më gjerë akoma. Do të mbështesim fort çdo nismë për të investuar në Shqipëri në funksion të punësimit”,– deklaroi Rama.
Kryeministri Rama ka kërkuar nga deputetët vazhdimin e misionit për të bindur çdo investitor të mundshëm për avantazhet që do sjellë investimi i tyre. Rama u rikujtoi deputetëve përgjegjësinë e barrës që kanë marrë përsipër dhe detyrën për t’i shërbyer Shqipërisë me përkushtim, që iu ngarkua nga 1 milionë votues.
“Interesi është aty, kompanitë e interesuara janë aty dhe na takon ne që me iniciativën tonë ti kontaktojmë dhe ti bindim për avantazhet që ka hapja e një ndërmarrje sado të vogël apo investimi sado të madh në Shqipëri”- vijoi kryeministri”. (…) Është koha që të gjithë pa përjashtim të kuptojnë se në 23 qershor kemi marrë një detyrë të lartë dhe i vetmi privilegj i ri që kemi fituar është privilegji për tu shërbyer njerëzve me përkushtim, për ti shërbyer Shqipërisë me përkushtim. Të justifikojmë me fakte që burojnë nga puna e përditshme detyrën e lartë që 1 milion shqiptarë na ngarkuan”,- deklaroi Rama para deputetëve socialistë.