Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës së Këshillit të BE-së, Presidenca Lituaneze e përfaqësuar nga Ministri i Financave Rimantas Šadžius, së bashku me Komisionin Europian dhe Bankën Qendrore Europiane, përfaqësuan interesat e Bashkimit Europian në mbledhjen e radhës së G20.
Ministri i Financave i Lituanisë Rimantas Šadžius, që drejton Këshillin e ECOFIN, prezantoi eksperiencën e BE-së në përmirësimin e aksesit për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) duke favorizuar në këtë mënyrë financimin e investimeve afatgjata.
“G20, pranon faktin se rimëkëmbja globale ngelet e pabarabartë dhe e brishtë. Në luftën kundër papunësisë, që është një nga sfidat më të mëdha globale, disiplina fiskale duhet gjithashtu të ndiqet nga reforma strukturore, që kontribuon në rritje”,- ka deklaruar Ministri i Financave i Lituanisë, Rimantas Šadžius.
Në këtë fushë vendet kryesore të botës, kanë rënë dakord të mbështesin përmirësimet në klimën e investimit, për të simuluar investimin si të sektorit privat, po ashtu dhe të atij publik për infrastrukturën dhe NVM-të, si edhe për përmirësimin e proceseve dhe transparencës të projekteve investuese.
Financimi për investim është një nga temat aktuale në axhendën e Bashkimit Europian. Në mbledhjen informale të ECOFIN-it, që u zhvillua në Vilnus në shtator, Ministrat e Financave të BE-së shkëmbyen pikëpamje mbi opsionet e rrezikut të ndarjes së instrumenteve inovativ të siguruara nga Komisioni Europian dhe Banka Europiane e Investimeve. Iniciativa synon të ndihmojë NVM-të, duke siguruar institucionet financiare (bankat) me rrezikun e ndarjes së instrumenteve- nëpërmjet garancive ose sigurimit. Ministrat arritën një marrëveshje informale dhe do t’i rikthehen kësaj çështje në mbledhjen e javës së ardhshme të ECOFIN-it në Luksemburg.
“Pavarësisht faktit se NVM-të luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomi, ato shpesh përballen me mungesën e burimeve të kreditit. Kjo është pengesa për rritjen dhe në këtë mënyrë, ne duhet të gjejmë mënyra për të ndihmuar këto ndërmarrje. Unë besoj se risku i ndarjes së instrumenteve i propozuar nga Komisioni Europian dhe Banka Europiane e Investimeve, do të promovojë aksesin për mbështetje financiare për SME-s dhe rezultatet do të sjellin investime në ekonomi, duke përfshirë dhe krijimin e vendeve të punës”,- tha Ministri i Financave të Lituanisë, drejtues i Këshillit të ECOFIN-it.
G20, theksoi gjithashtu urgjencën për të ratifikuar në mënyrë të menjëhershme Kuotën e 2010-s të FMN-së dhe reformën e qeverisjes, që do të rezultojë në përmirësimin e përfaqësimit të tregjeve në zhvillim dhe vendeve në zhvillim dhe do të rrisë legjitimitetin e FMN-së.
G20 përbëhet nga 20 vende anëtare, përfshirë edhe BE-në. Këto vende sigurojnë thuajse 90% të GDP-së globale, mbulojnë rreth 80% të tregtisë botërore dhe përbëjnë dy të tretat e popullatës botërore. Vendet që i përkasin G20 janë: Argjentina, Australia, Brazili, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Indi, Indonezi, Itali, Japoni, Meksikë, Republika e Afrikës së Jugut, Rusia, Arabia Saudite, Kore e Jugut, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./i.t/