Bulevardi i ri, pronarët e tokës padisin Bashën dhe Berishën

41

bulevardiPrishja e bulevardit aktual për ndërtimin e projektit të ri, ka acaruar pronarët e tokave që preken nga ky projekt. Ato kanë vendosur të padisin në Gjykatën e Tiranës tre institucione, Bashkinë e Tiranës, Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Brendshme.

Depozitimi në Gjykatën e Tiranës është kryer nga Myrshit Vorpsi, një nga drejtuesit e shoqatës “Pronësi me Drejtësi” sipas raportimit të Shqiptarja.com.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka deklaruar publikisht se projekti i ri i bulevardit do të rishikohet dhe se për të do të vendosë së shpejti Këshilli Kombëtar i Territorit.