Arrestimi i Çinarit është bërë i mundur pas një hetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme.
Çinari është shkolluar jashtë Shqipërisë dhe vitet e fundit ishte kthyer për të punuar në vendin e tij.
SHKB pritet të bëjë të ditura më shumë detaj lidhur me arrestimin e Çinarit, që akuzohet se ka kërkuar ryshfet në shkëmbim të mbylljes së një çështjeje të hapur.
Materialet për hetimin e mëtejshëm për nënkomisarin do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit.