Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi zyrtar. Artur Zoto ka lindur në Përmet dhe ka studiuar pranë Akademisë së Policisë në Tiranë.
Në vitin 2005 ai kreu studimet pasuniversitare në fushën e Kriminologjisë në Universitetin e Leicesterit në Britani. Ndërsa në vitet 2009-2010 mori titullin MA për Sigurinë Globale në Universitetin e Sheffield-it, po në Britani.