Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me homologun e tij suedez, Karl Bilt.
Gjatë takimit, Bilt i ka shprehur homologut të tij vlerësimin për zgjedhjet në Shqipëri dhe progresin e arritur.
“U ulëm për të biseduar me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, dhe e përgëzova për zgjedhjet, ndryshimin e qeverisë dhe progresin”,- shkruan Bilt në profilin e tij në Twitter.



