Cani: Situata financiare e rënduar. Borxhit publik mbi 67 përqind

64

caniMinistri i financave Cani e ka cilësuar si mjat të rëndë situatën financiare në vend.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me misionin e FMN-së i cili ka përmbyllur takimet në Tiranë, ministri Cani theksoi se gjatë këtij viti janë mbledhur 3.8 përqind më pak të ardhura.

Sipas tij, e vetmja zgjidhje është thyerja e deficitit dhe e borxhit publik që sipas tij deri në fund të vitit do të shkojë 73 përqind.

“Paratë janë harxhuar ndjeshëm gjatë 8 mujorit të parë, për pasojë borxhi publik nuk do jetë 64% sa ishte zotimi i qeverisë së mëparshme, por mbi 67%. Këtu nuk kam përfshirë pagesat për punimet e kryera gjatë viteve, pasi po të shtojmë edhe këtë pjesë të borxhit të fshehtë, vetëm pjesën e detyrimeve që shteti i ka bizneseve, deficiti duhet të arrije jo më pak se 73%” tha Cani, duke shprehur se synohet të vihet borxhi nën kontroll.