Konflikt mes dy familjeve, 4 të plagosur me mjete të forta

49

policiaKatër persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e goditjes me mjete të forta, duke përfunduar në Spitalin Ushtarak. Ngjarja është shënuar në Maliq, ku konflikti mes të dy rinjve për motive banale ka çuar në përfshirjen edhe të anëtarëve të tjerë të familjes.

Policia ka vënë në pranga, Robert Hazizllarin, 44 vjec dhe Pablo Hazizllarin, 18 vjec, të cilët kanë goditur me mjete te forta, 4 anëtarë të familjes Osmallari, mes tyre një 71 vjeçar, të cilët janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe një anëtar tjetër të familjes Hazizllari, për dhunën e ushtruar.