Nishani, rekord shkarkimesh në Presidencë

52

Bujar NishaniPresidenti Bujar Nishani pas ardhjes së tij në detyrë ka shkarkuar menjëherë rreth 70% të stafit administrativ.

Presidenti duhet të jetë mbrojtësi kryesor i Kushtetutës së Republikës, por është pikërisht ai, i cili me të ardhur në detyrë e ka shkelur Kushtetutën, ligjin dhe të drejtat e qytetarit, duke shkarkuar dhe detyruar të japin dorëheqjen rreth 70% të stafit të administratës që kanë shërbyer në Presidencë prej vitesh.

Stafi politik është e drejta e Presidentit për ta zgjedhur, por kur vjen puna tek ai administrativ, Presidenti duhet të zbatojë ligjin e “statusit të nënpunësit civil”, i cili është bërë dhe objekt debatesh kohët e fundit në Parlament.

Ende nuk dihen emrat e të shkarkuarëve nga puna, pasi në faqen zyrtare të Presidencës nuk është publikuar organigrama e këtij institucioni.