Arvizu tha se i qëndron krahasimit të zgjedhjeve të vitit 2013 me zgjedhjet e vitit 1992, pasi thotë se zgjedhjet e vitit 2013 ishin një pikë kthese. “Ky nuk ishte një rotacion normal,” tha Arvizu, duke shtuar se rezultati i zgjedhjeve rrëzoi çdo pritshmëri.
Arvizu tha se beson se ky mund të jetë shansi më i mirë i fundit për Shqipërinë. Sulmet e Jozefina Topallit ndaj tij, Arvizu i cilëson si të papranueshme. Ai thotë se ato shprehje ishin të tepruara madje edhe për standardin e Topallit.
Ai shprehu edhe shqetësim për sistemin gjyqësor, e cili ka ende shumë punë për të bërë që të rifitojë besimin e qytetarëve shqiptarë.