Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama e cilëson kabinetin e ri, “Një skuadër të gatshme për të merituar besimin”.
Edhe kjo mbledhje u mbajt me dyer të mbyllura. Burime të News 24 konfirmojnë se në fokus të bisedimeve ka qënë çështja e financave dhe e buxhetit të shtetit.
Në përfundim të mbledhjes, Rama ka shkruar sërish në Twitter, por këtë herë nuk ka komentuar mbledhjen me kabinetin e tij. Rama deklaron se në rrugët e Shkodrës ka gjetur besimin e qytetarëve, ndërsa shton se këtë besim do t’ua kthejë me punë të ndershme dhe të palodhur.
Ai shkruan “I mrekulluar nga përzemërsia e besimi i qytetarëve që takova në rrugët e Shkodrës. Do t’ua kthej me punë të ndershme e të palodhur për ta”.
Rama qeveria mbledhje shkoderNë mbledhjen e djeshme të qeverisë së re janë qartësuar piketat e 100 ditëve të para të qeverisjes. Në përfundim të mbledhjes që zgjati për më shumë se katër orë, kreu i ardhshëm i ekzekutivit, Rama, nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’, bëri të ditur se rezultati i saj ishte: “piketa të qarta për 100 ditët e para si edhe për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit.