Greqi, shqiptarët numrin më të ulët të krimeve

53

greqi-flamurDrejtoria e Policisë Greke ka publikuar një raport mbi veprat penale, natyrën e tyre dhe identitet e autorëve. Policia vëren se në 6-mujorin e parë të vitit, janë pakësuar veprat penale të të vjedhjeve, grabitjeve me armë të personave, banesave, bankave. Nga 70 vrasjet e kryera në gjashtëmujorin e parë të 2013-ës në Greqi, në 21 raste autorët sulmuan viktimat e tyre me synimin për t’i vjedhur.

Shenja pozitive në raport është ulja e numrit të emigrantëve shqiptarë që janë përshirë në vepra kriminale.

“Ndryshe nga vitet e tjera konstatohet një pakësim të numrit të keqbërësve shqiptarë në Greqi, të cilët arrestohen për krime të tilla. Shqiptarët kanë rënë ndjeshëm shumë shkallë në hartën e kriminalitetit në Greqi, duke zënë tashmë vendet e fundit “- thuhet në njoftimin për shtyp të drejtorisë së policisë greke.

Tashmë sipas policisë vendin e parë, sa i takon shtetasve të huaj që kryejnë krime si vjedhje, grabitje e kontrabandë droge  e mbajnë emigrantët kurdë, arabë, afganë, afrikanë dhe gjeorgjianë.

Të dhëna mbi krimet

70 vrasje- 5% autorë shqiptarë

64 përdhunime -4,2% autorë shqiptarë

80 shantazhe -11% autorë shqiptarë

38.370 vjedhje e grabitje -24.6% autorë shqiptarë

15.352 vjedhje makinash  -18,1% autorë shqiptarë