Ndërkaq përmes një postimi në “Twitter” Rama ka paralajmëruar një operacion të gjërë kundër ndërtimeve pa leje.
“Ndërtimet abuzive në bregdet, një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë.”- shkruan Rama.
Lideri i mazhorancës së re thekson se operacioni do jetë gati në shtator e s’do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Situata me ndërtimet pa leje në bregdet për Ramën konsiderohet si një emergjencë kombëtare.
Më tej Rama kërkon mbështetje për këtë operacion dhe kërkon që të përcillet në zyrën e tij çdo ankesë konkrete kundër abuzuesve.
“Ju lutem çdo mbështetje për këtë operacion ose ankesë konkrete për abuzues në veprim aty ku banoni apo pushoni shoqëroheni me ”Stop rrënimit” shkruan Rama.
Pastrimi i bregdetit nga ndërtimet pa leje ka qënë një nga premtimet e Partisë Socialiste gjatë fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit.