‘Të gjithë të plagosurit që vijnë këtu janë në gjendje shumë të rëndë. Personat janë të qëlluar me plumba”,- deklaron për euronews përgjegjësit e spitalit në Nasr City në verilindje të kryeqytetit egjiptian. Sipas Vëllezërve Myslymanë, të shtënat e ushtrisë dhe të policisë egjiptiane kanë plagosur të paktën 600 persona në radhët e tyre.
“Ne manifestojmë paqësisht-, shpjegon lideri i lëvizjes islamiste, për Euronews. Ne kemi të drejtën t’i themi botës që populli egjiptian mund ta zgjedhë presidentin e tij, parlamentin e tij dhe Kushtetutën e tij, por asnjë ushtri nuk ka të drejtë të privojë popullin nga kjo”.
Një tjetër përplasje midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të Morsit ka degjeneruar gjatë natës së të premtes duke u gdhirë dita e shtunë në Aleksandri, në veri të Egjiptit. Një bilanc i pakonfirmuar bën fjalë për të paktën 7 të vdekur si pasojë e këtyre përplasjeve.