Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka deklaruar, se nuk mund të ndërmarrim vendime të cilat interferojnë me programin e qeverisë tjetër. Kjo sipas tij, ka qenë dhe arsyeja e mosmiratimit të vendimit për Sigurimet Shëndetësore dhe ISSH, e sjellë kjo për miratim nga Ministri i Shëndetësisë. Ndërkohë që miratohet vendimi për rritje pagash dhe pensionesh, i cili interferon me programin e qeverisë së re, me një standard të dyfishtë Berisha refuzon miratimin e vendimit për Sigurimet Shëndetësore dhe ISSH.
“Asnjë ligj dhe vendim që interferon me programin e qeverisë tjetër nuk mund të miratohet. Zoti ministër nuk do mund të pranohet. Shqiptarëve u është premtuar shërbim shëndetësor falas pa kontribute, ne nuk vazhdojmë me kokëfortësi. Ndahemi në dy filozofi, e kuptoj që krijon vështirësi, por të ngremë institucione që në programin e forcës politike nuk ekzistojnë nuk mund të bëhet”, – deklaron Berisha.