Në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan:
“Të dashur miq, z.Rama ka hapur në selinë mavi, ngjitur me zyrën e tij prej kryetari të PS, zyrën e tij te “kryeministrit të zgjedhur”. Në Kushtetutat e vendeve te lira, President apo Kryeministër i zgjedhur njihet vetem Presidenti dhe Kryeministri, që zgjidhen direkt nga populli në periudhën nga dita e fitores së zgjedhjeve deri ditën e inaugurimit në detyrë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe e të gjitha Republikave parlamentare dhe Mbreterive konstitucionale të Europës nuk njohin Kryeministër të zgjedhur, pasi në zgjedhje të përgjithshme zgjidhen vetëm deputetët, kurse vetë kryeministri emërohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnjë votëbesohet në Parlament. Këto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese të vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojnë për Edi Ramën me 63 deputetët e tij. Ai është vetëshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevojë të emërohet nga Presidenti, as dhe të votëbesohet nga Parlamenti. Revanshi të verbon, të bën dhe Enver, por dhe Don Kishot! Ndryshim! Përpara drejt të shkuarës!!! sb”.